Connect with us

Lajme ditore

Latifi: Tarifat e reja doganore të SHBA nuk kanë lidhje me politikë

Published

on

 

Drejtori i përgjithshëm i SHA MEPSO, Burim Latifi ka reaguar lidhur me debatet e fundit për tarifat e reja doganore të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj disa shteteve, përfshirë Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se këto masa nuk kanë të bëjnë me politikë, por janë rezultat i një qasjeje të re ekonomike bazuar në parimin e reciprocitetit.

Sipas tij, administrata e re amerikane nën udhëheqjen e Presidentit Trump ka vendosur që të trajtojë shtetet në mënyrë të barabartë, duke aplikuar tarifa doganore në bazë të trajtimit që SHBA ka marrë ndër vite nga secili shtet në veçanti. “SHBA deri më tani ka zbatuar tarifa shumë të ulëta, madje pothuajse zero, për një numër të madh shtetesh. Qasja e re është vendosja e reciprocitetit – tarifat doganore që janë vendosur nga SHBA ndaj vendeve të tjera janë në përpjesëtim me ato që ato vende kanë aplikuar më parë ndaj SHBA-së”, ka sqaruar ai.

Për Maqedoninë e Veriut, ai ka sqaruar se tarifat e mëparshme për produktet amerikane kanë qenë rreth 65%, prandaj SHBA ka aplikuar një tarifë reciproke të përgjysmuar, pra rreth 33%. Në të njëjtën kohë, ai ka kritikuar ish-pushtetarët që sot kritikojnë vendosjen e këtyre tarifave, duke i akuzuar se gjatë kohës sa kanë qenë në qeveri nuk kanë marrë asnjë hap për të ulur tarifat e larta doganore ndaj produkteve amerikane.

Ai solli shembullin e Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat kanë pasur tarifa doganore prej vetëm 10% për importet nga SHBA, dhe në përputhje me këtë, SHBA ka vendosur po ashtu 10% tarifa për importet nga këto dy vende.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Shqiptarët janë në ditët e tyre më të errëta – VLEN harroi pse erdhi në pushtet

Published

on

By

Shqiptarët aktualisht janë në ditët e tyre më të errëta në Maqedoninë e Veriut, ndërsa VLEN ka harruar se në pushtet erdhi për të përmirësuar gjendjen e shqiptarëve.

Këto deklarata të forta ndaj VLEN-it i dha kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në një intervistë për “Bota sot”, duke shpjeguar arsyet që e çuan të largohet nga qeveria.

Sipas tij, një ndër arsyet ishte se kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga rruga drejt BE-së.

“Metamorfoza e shpejtë dhe e pabesueshme që ndodhi te kolegët e VLEN-it, të cilët harruan se kishin ardhur në pushtet për të ndërtuar një shtet më të mirë për shqiptarët dhe të gjithë qytetarët… dhe e dyta, largimi i politikave qeveritare nga rruga e BE-së. Këto ishin dy shkaqet kryesore të cilat, siç po shihet dita-ditës, janë kthyer në një alarm të kuq”, theksoi Taravari.

Për sa i përket pozitës së shqiptarëve, Taravari pohon se ata po përballen me një situatë të rëndë që ka tërhequr vëmendjen edhe të faktorit ndërkombëtar.

“Shqiptarët janë në ditët e tyre më të errëta dhe ka një shqetësim në rritje nga ndërkombëtarët për ndikimin rus dhe serb në vendin tonë”, deklaroi ai.

Continue Reading

Lajme ditore

Taravari: Shqiptarët më të pavlefshëm, Qeveria aktuale po e grisë marrëveshjen e Ohrit

Published

on

By

Kryetari i ASH-së Arben Taravari, ka shprehur shqetësimin e tij për përfaqësimin dhe pozitën e shqiptarëve në këtë shtet, duke vlerësuar se ata ndodhen sot në një gjendje më të keqe se kurrë më parë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit.

I pyetur nga gazeta “Bota sot” për rolin e shqiptarëve në ndërtimin e një shoqërie më të barabartë dhe më të integruar në Maqedoninë e Veriut, Taravari theksoi rëndësinë e barazisë ndëretnike dhe përfaqësimit të drejtë për të gjitha komunitetet.

Kjo shoqëri është e barabartë ku secila nga etnitë që jetojnë këtu ndihet njësoj e përfaqësuar dhe ka mundësi të barabarta.

Shqiptarët nuk kanë qënë pozicionuar aq sa ju takon këto vite, por është për të ardhur keq që aktualisht janë më keq se çdo herë pas Marrëveshjes së Ohrit.

Ne kritikonim me të drejtë në të kaluarën që shumë pika të kësaj marrëveshje nuk zbatoheshin, por ky VLEN që është në Qeveri po e gris dita-ditës këtë marrëveshje dhe po i ka kthyer shqiptarët të pavlefshëm në shtetin e tyre!”, tha Taravari për gazetën Botasot.

Continue Reading

Lajme

Hakmarrje politike? Punonjësit të Komunës së Tetovës dhe pronarit të Top24.mk, Ylber Jahiu, i ndryshohet vendi i punës me urdhër të Bilall Kasamit

Published

on

By

Një veprim që po interpretohet si hakmarrje politike, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka transferuar me urdhër zyrtar punonjësin komunal njëherësh edhe pronar i portalit informativ Top24.mk, Ylber Jahiu në një vend tjetër pune, konkretisht në Infoqendrën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jahiu përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ku thekson se sot kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasame me urdhëresë ia ka ndërruar vendin e punës dhe si vend të përshtatshëm për të është INFOQENDRA.

Jahiu thejson më tej se se nuk është hera e parë që përballet me presion, duke përmendur edhe një video të mëhershme ku, sipas tij, është shënjestruar.

Postimi i plotë i Jahiut:

“Të dashur miq!
Sot kryetari i komunës me urdhëresë më ka ndruar vendin e punës dhe si vend të përshtatshëm për mua është INFOQENDRA.
Si pronar i portalit Top24.mk nuk është hera e parë që kam qenë shënjestër, madje shumë nga ju keni parë edhe një video që pati qarkulluar më herët.
Falemnderit Bilall Kasami për këtë qasje ndaj meje.
Trysnia nuk do ta ndal fjalën e lirë të medias”, ka përfunduar Jahiu.

Continue Reading

TOP Lajme