Connect with us

Lajme ditore

Konventa II e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët zgjodhi Yllka Nuredinin për kryetare të FRASH-it

Published

on

Nga 608 delegatë të pranishëm në Konventën e dytë të Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH), me vota 580 pro dhe me 22 vota të përmbajtur, Yllka Nuredini u zgjodh Kryetare e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët.

Paraprakisht, delegatët miratuan rregulloren e punës së Konventës si dhe miratuan rregulloren e FRASH-it me mbështetje të gjithë delegatëve të pranishëm.

Rinistëve në Konventën e sotshme, iu drejtua me fjalë përshëndetëse kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Taravari theksoi se nuk ka kaluar shumë kohë që kemi fituar zgjedhjet dhe e dini se ju Rinista keni qenë benzina e makinës së Ndryshimit.

“Ndryshimi është një aksion, vepër, mision që na takon të gjithëve. Secili duhet të angazhohet maksimalisht që të sjellim shtetin që e duam dhe duhet. Shteti është një përgjegjësi, detyrim dhe mision i të gjithëve!
Ju nuk jeni e ardhmja e këtij e vendi, ju jeni e tashmja, dhe meqë kënga që hyra është një nga këngët e mia të preferuara, ashtu si thotë Tina Turner: You’re simply the Best! Ndryshimi bëhet vetëm TASH Me FRASH!”, përfundoi Taravari.

Fjalë rasti pas marrjes së besimit të delegatëve, pati edhe kryetarja e sapozgjedhur e FRASH-it, Yllka Nuredini.

Kryetarja Nuredini u zotua se do të vazhdojë të punojë edhe më fuqishëm në mbrojtjen dhe forcimin e Aleancës për Shqiptarët, duke ndjekur parimet e FRASH-it si organ autonom i ASH-së, si dhe planprogramit:

Barazia dhe mundësitë e barabarta,
parandalimi i diskriminimit,
pavarësia dhe demokracia,
transparenca dhe llogaridhënia,
profesionalizmi dhe meritokracia,
nxitja e ndërgjegjesimit për rëndësinë e të rinjve dhe rolin e tyre social,
ndërkulturalizmi dhe gjithëpërfshirja,
bashkëpunimi ndërinstitucional në krijimin dhe zbatimin e politikave në dobi të rinisë.

Planprogrami përbëhet prej 4 pikash:

1. FRASH – gjithëpërfshirës ku përshkruhet mënyra e organizimit, strukturimit dhe funksionimit të Forumit Rinor dhe aktiviteteve të saj.

2. FRASH – Në gjithëpërfshirje –
FRASH-i do të ketë pozita në subjektin politik Aleanca për Shqiptarët dhe jashta subjektit të saj.

3. FRASH – AKTIV – Do të angazhohet për Krijimin e grupeve të ndryshme të FRASH-it, që ne si të rinj të kemi organe në perfaqësim si të problemeve ashtu edhe të aktiviteteve por edhe perfaqësimin e të rinjve në daljet e debateve politike televizive!

4. FRASH – Shkollë politike
FRASH do të angazhohet të përgatisë dhe shpresoj në prodhimin e liderëve të së ardhmes.

Ne si FRASH nuk do t’ia mbyllim derën askujt, do t’i pranojmë e respektojmë të gjithë ata të cilët kërkojnë me bindje dhe vullnet të pastër, të bashkohen në Forumin Rinor të Aleancë te vertet te Shqiptareve, theksoi më tej Nuredini.

Ndryshe Konventën e dytë të FRASH e nderuan me prezencën e tyre e nderuan mysafir nga subjektet politike të Kualicionit VLEN, Lëvizjes Vetevendosje, sekretari organizativ Gadaf Uzeiri, sekretari gjeneral Blerant Ramadani, nënkryetarja Bujare Abazi si dhe Zv. Kryesimisteri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë, Arben Fetai.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Interesat e shqiptarëve mbi interesin tonë për pushtet

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në një intervistë në emisionin “Dialog te Lajmi”, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson nuk është e lidhur me pushtetin me çdo kusht, duke theksuar se prioriteti i tyre mbetet kauza shqiptare.

“Edhe kur Mickoski na tha atëherë ‘rruga e mbarë ju qoftë’, ata mendonin se ne me çdo kusht jemi lidhur me qeverinë. ASH nuk është e lidhur me çdo kusht me qeverinë”, tha Snopçe.

Ai shtoi se për Aleancën për Shqiptarët, çdo pushtet apo interes i përkohshëm politik nuk mund të jetë mbi interesin kolektiv të shqiptarëve. “Çfarëdo qoftë pushteti dhe çfarëdo qoftë interesi nuk është mbi interesin e luftës tonë dhe kauzën tonë për interes të shqiptarëve”, theksoi ai.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: E thyem mitin se BDI është e pamposhtur

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në intervistën e fundit në “Dialog te Lajmi”, tha se vitin e kaluar për herë të parë pas 20 viteve BDI shkoi në opozitë.

“Ky ishte vendimi më i duhur dhe moment historik. BDI perceptohej si një mal i pa thyeshëm, por u bë pluhur. Ai pluhur asnjëherë nuk mudn të bëhet më mal. Edhe ata të BDI-së nëse vijnë në pushtet, ata janë vetëdijesuar dhe më BDI nuk është më mal i pathyeshëm dhe do të jenë më të përgjegjshëm në vendimet e marra”, tha Snopçe.

Ai si shembull të kësaj e mori edhe futjen e Artan Grubit në listën e zezë amerikane.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Sulmet ndaj Taravarit filluan pas menaxhimit të suksesshëm të tragjedisë së Koçanit

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në intervistën e fundit në “Dialog te Lajmi”, ka folur për sulmet e orkestruara që drejtohen nga kryetari i ASH-së, Arben Taravari. Snopçe tha se epiqendra e sulmeve është kryetari Taravari.

“Askush nuk e ka sulmuar Snopçen apo dikë tjetër nga Aleanca për Shqiptarët, por është sulmuar vetëm Taravari. Sulmet dhe e gjithë kjo altireri e fyerjeve dhe shprehjes së mllefit dhe urrejtjes ndaj Taravarit, u nis pikërisht në momentin që kishte një menaxhim fenomenal me tragjedinë e Koçanit”, nënvizoi Snopçe.

Ai shtoi gjithashtu se një ditë pas tragjedisë deputet maqedonas i kanë thënë se sigurisht që do të ketë edhe po aq të vdekur sa ishte numri zyrtar një ditë më pas.

“Ne tani pas disa javëve kemi vetëm dy të vdekur, për dallim nga Rumania që kishte një tragjedi të ngjashme, që tre herë më i madh ka qenë numri i të vdekurve pas tragjedisë në krahasim me ditën e tragjedisë”, shtoi Snopçe.

Continue Reading

TOP Lajme