Lajme
Komuna e Gostivarit me mbi 94 milionë denarë investime të parapara për Çegranin në programin zhvillimor për vitin 2027

Mbi 94 milionë denarë investime të parapara për Çegranin në programin zhvillimor për vitin 2027
Në kuadër të diskutimeve në Këshillin Komunal të Gostivarit për programin zhvillimor të vitit 2027, janë bërë të ditura projektet kapitale dhe investimet infrastrukturore që pritet të realizohen në fshatin Çegran, vlera e përgjithshme e të cilave arrin në 94.329.000 denarë.
Me këtë rast, i është shprehur mirënjohje Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, për përfshirjen e këtyre projekteve me rëndësi të veçantë për banorët e këtij vendbanimi.
Sipas programit zhvillimor për vitin 2027, investimet e parapara për Çegranin ndahen si më poshtë:
Bullet Rezervuari dhe ujësjellësi në Çegran: 40.000.000 denarë
Bullet Kanalizimi – faza 1 dhe 2: 20.329.000 denarë
Bullet Linja kryesore e kanalizimit – faza 3 dhe 4: 10.000.000 denarë
Bullet Ujësjellësi SECO, Forinë–Çegran: 10.000.000 denarë
Bullet Asfaltimi i rrugëve: 10.000.000 denarë
Bullet Begatonizimi i rrugëve: 4.000.000 denarë
Kërkesa shtesë me rëndësi jetike për zhvillimin e fshatit
Gjatë seancës dhe diskutimeve në Këshillin Komunal, është theksuar nevoja për adresimin edhe të disa prioriteteve të tjera që konsiderohen vendimtare për modernizimin dhe zhvillimin afatgjatë të Çegranit, duke kërkuar:
Bullet Ndërtimin e kanalizimit atmosferik, për zgjidhjen e problemit të ujërave atmosferike;
Bullet Rregullimin dhe asfaltimin e rrugës Tumçevisht–Autobani, si arterie e rëndësishme për qarkullimin e banorëve;
Bullet Përshpejtimin e hartimit dhe miratimit të planit urbanistik për Çegranin.
Plani urbanistik është cilësuar si një nga projektet më jetike për të ardhmen e vendbanimit, pasi përmes tij synohet zgjerimi i zonës së ndërtimit, krijimi i zonës ekonomike, si dhe planifikimi i rrugëve të reja, hapësirave të gjelbra, parqeve dhe infrastrukturës përcjellëse.
Nga Këshilli Komunal bëhet e ditur se angazhimi për realizimin e plotë të investimeve të parapara dhe përfshirjen e këtyre kërkesave shtesë do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët e Çegranit.
22:19
Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën shqipe” dhe “Rastet e Hagës”
15:21
AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË
14:47
Adil Ademi vazhdon më krye të Policisë në Gostivar, votohet unanimisht nga Këshilli komunal
14:34
Mickovski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do jepet vetëm në maqedonisht
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar
02
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria
03
Valbon Limani në terren: Inspekton ecurinë e punimeve në disa lokacione në qytet
04
Mickoski u mbyll derën zgjedhjeve të parakohshme
05
Dramë familjare në Gostivar: 69-vjeçari sulmon vëllanë me mjet të mprehtë, përfundon me kallëzim penal

Lajme
Mexhiti reagon ndaj paralajmërimeve të BDI-së për bllokimin e badenterit

Lajme
Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën shqipe” dhe “Rastet e Hagës”

Lajme
Mickovski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do jepet vetëm në maqedonisht

Lajme
Këshilli Komunal i Gostivarit miratoi njëzëri Rebalancin e Dytë të Buxhetit për vitin 2026

Lajme
Gostivari planifikon 57 projekte infrastrukturore me vlerë mbi 1 miliard denarë për vitin 2027, me prioritet ujësjellësin

Lajme
A do të shtrenjtohen rryma dhe ngrohja? Mickoski paralajmëron masa për të frenuar rritjen e çmimeve

Lajme ditore
Mickoski: Kodi i ri Penal do të vlejë për veprat e kësaj Qeverie







