Lajme
Gostivari planifikon 57 projekte infrastrukturore me vlerë mbi 1 miliard denarë për vitin 2027, me prioritet ujësjellësin

Në Programin Zhvillimor, Gostivari planifikon 57 projekte infrastrukturore me vlerë mbi 1 miliard denarë për vitin 2027, me prioritet ujësjellësin
Këshilli i Komunës së Gostivarit ka miratuar sot, me unanimitet votash, Programin Zhvillimor për vitin 2027, ku një ndër prioritetet kryesore është përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe zhvillimi i infrastrukturës së ujësjellësit, si në qytet, ashtu edhe në vendbanimet rurale. Programi parasheh realizimin e gjithsej 57 projekteve infrastrukturore dhe investimeve në fusha të ndryshme, me vlerë të përgjithshme prej 1.034.099.240 denarësh.
Në kuadër të investimeve në furnizimin me ujë, programi përfshin vazhdimin e projektit «Ujë për Gostivarin», përkatësisht fazën e dytë të tij, me 60 milionë denarë, ndërtimin e rezervuarit dhe ujësjellësit në Çegran, me 40 milionë denarë, si dhe realizimin e ujësjellësit Forinë–Çegran. Krahas kësaj, investime në rrjetin e kanalizimit janë planifikuar edhe në Pitarnicë, Grudajcë, Fazaneri, Tullana, Çegran dhe në Bllokun urban 23.
Në fushën e infrastrukturës rrugore, ndër projektet më të rëndësishme janë ndërtimi i parkingut nëntokësor pranë objektit të Komunës, me investim prej 120 milionë denarësh, si dhe ndërtimi i urës së re mbi lumin Vardar, me rreth 99 milionë denarë. Programi parasheh gjithashtu asfaltimin dhe rikonstruktimin e rrugëve, hapjen e rrugëve në blloqet urbane 22, 23 dhe 24, rregullimin e trotuareve dhe përmirësimin e sigurisë në komunikacion. Për asfaltim dhe shtrim me pllaka bekaton, sipas kërkesave të qytetarëve, janë paraparë 95 milionë denarë.
Në fushën e arsimit, kujdesit për fëmijët dhe sportit, parashihen rikonstruktimi i çerdheve në Banjicë dhe «Lule», rehabilitimi i shkollave «Ismail Qemali», «Faik Konica» dhe i Shkollës së Mesme Komunale «Gostivar», si dhe rikonstruktimi i sallës sportive të SHMK-së «Gostivar». Gjithashtu, planifikohet ndërtimi i një pishine të re pranë SHF-së «Goce Dellçev», për të cilën janë paraparë 75 milionë denarë.
Programi përfshin edhe një sërë investimesh në shërbimet publike dhe hapësirat e përbashkëta, si rregullimi i parkut të qytetit, vendosja e tualeteve publike, instalimi i 50 hidrantëve mbitokësorë, si dhe furnizimi me automjete për grumbullimin e mbeturinave, pastrimin e rrugëve, shërbimin zjarrfikës dhe shërbimin e largimit të automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt. Për rikonstruktimin dhe përmirësimin e objektit komunal janë paraparë 100 milionë denarë, të cilat do të shfrytëzohen për mbindërtim, fasadë, dritare dhe sistemin e ngrohjes.
Vlera e përgjithshme e programit do të sigurohet përmes disa burimeve të financimit. Komuna e Gostivarit do të marrë pjesë me 804.232.240 denarë, Ministria e Transportit me 159.182.000 denarë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me 60.685.000 denarë, ndërsa Banka Evropiane për Investime me 10.000.000 denarë.
Afati i paraparë për realizimin e projekteve të përfshira në Programin Zhvillimor është viti 2027.
Me miratimin unanim të këtij programi, Komuna e Gostivarit përcakton prioritetet investuese për vitin e ardhshëm, me fokus të veçantë në përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm, zhvillimin e infrastrukturës dhe avancimin e shërbimeve publike, me synim krijimin e kushteve më të mira të jetesës për të gjithë qytetarët.
13:07
Goditje e fortë ndaj prerësve ilegalë të pyjeve: Sekuestrohen 734 metra kub dru dhe dhjetëra automjete!
13:04
A do të shtrenjtohen rryma dhe ngrohja? Mickoski paralajmëron masa për të frenuar rritjen e çmimeve
12:58
Mickoski: Kodi i ri Penal do të vlejë për veprat e kësaj Qeverie
11:42
Kambovski: Besimi në gjyqësor nuk mund të rikthehet me fjalime dhe retorikë boshe
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit
02
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar
03
Valbon Limani në terren: Inspekton ecurinë e punimeve në disa lokacione në qytet
04
Mickoski u mbyll derën zgjedhjeve të parakohshme
05
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria

Lajme
Këshilli Komunal i Gostivarit miratoi njëzëri Rebalancin e Dytë të Buxhetit për vitin 2026

Lajme
A do të shtrenjtohen rryma dhe ngrohja? Mickoski paralajmëron masa për të frenuar rritjen e çmimeve

Lajme ditore
Mickoski: Kodi i ri Penal do të vlejë për veprat e kësaj Qeverie

Lajme ditore
Kambovski: Besimi në gjyqësor nuk mund të rikthehet me fjalime dhe retorikë boshe

Lajme
LSDM: Sllaveski pranoi publikisht se e mori vendimin për Alta Bankën pas konsultimit me Mickoskin

Lajme ditore
Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

Lajme
Dy vite burg për ish-drejtorin e REK „Manastir“, Pece Matevski








