Lajme
Dy vite burg për ish-drejtorin e REK „Manastir“, Pece Matevski

Ish-drejtori i REK „Manastir“, Pece Matevski, është dënuar me dy vjet burg për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar gjatë një prokurimi publik për gërmimin e djerrinës, me ç’rast, sipas gjykatës, kombinatit i është shkaktuar dëm prej 178,37 milionë denarësh, përkatësisht rreth 2,9 milionë euro.
Aktgjykimi i shkallës së parë u shpall sot nga gjyqtari Goran Dimovski i Gjykatës Themelore në Manastir, në rastin që lidhet me përzgjedhjen e kompanisë së Manastirit „Rudkop“ për gërmimin e djerrinës në minierën „Brod-Gneotino“.
Gjykata konstatoi se gjatë zhvillimit të prokurimit publik në vitin 2022 ishin bërë parregullsi ligjore, si pasojë e të cilave kompania e Shkupit „Granit“ ishte përjashtuar nga procedura, ndonëse, sipas aktakuzës, i plotësonte kushtet e nevojshme dhe kishte ofruar ofertë më të favorshme.
Në këtë mënyrë, sipas arsyetimit të gjykatës, kompanisë „Rudkop“ i ishte mundësuar të fitonte kontratën, ndërsa REK „Bitola“ kishte pësuar dëm të konsiderueshëm financiar.
Përveç Matevskit, gjykata shqiptoi dënime me kusht edhe për tre anëtarë të Komisionit Profesional – Dimitar Petkovski, Blagojçe Gjorgievski dhe Toni Angelevski.
Secilit prej tyre i është caktuar dënim prej një viti burg, i cili nuk do të ekzekutohet nëse brenda dy vjetëve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit nuk kryejnë vepër tjetër penale.
Dënime me kusht morën edhe tre të punësuar në Byronë e Prokurimeve Publike në Shkup – Aleksandra Maxhevska-Saraqinçeva, Azemina Uçkan dhe Dobrilla Jordanovska.
Atyre u janë caktuar dënime prej nga tetë muaj burg, me periudhë prove prej një viti e gjysmë.
Nga aktakuza u liruan Snezhana Makarioska, Anita Kuzevska dhe Lupço Stefanovski, anëtarë të Komisionit për Prokurime Publike.
Gjykata vlerësoi se Prokuroria nuk arriti të dëshmojë se ata e kishin kryer veprën penale për të cilën akuzoheshin.
Sipas arsyetimit të gjykatës, Matevski dhe tre anëtarët e Komisionit Profesional i mundësuan kompanisë „Rudkop“ të përfitonte në vlerën e diferencës ndërmjet çmimeve të ofruara.
Gjykata konstatoi se oferta e kompanisë „Granit“ ishte refuzuar në mënyrë të paligjshme, duke e privuar atë nga mundësia për të marrë pjesë në ankandin elektronik.
Si pasojë e këtyre veprimeve, sipas aktgjykimit, REK „Bitola“ pësoi dëm në vlerë të saktë prej 178.370.319 denarësh.
Gjyqtari Dimovski vlerësoi se Matevski dhe tre anëtarët e Komisionit Profesional, si bashkëkryerës, kishin kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimit zyrtar.
Gjykata vendosi të mbetet në fuqi edhe masa e përkohshme për ngrirjen e rreth 3,5 milionë eurove të kompanisë së Manastirit „Rudkop“, pronar i së cilës është Kiril Biljanovski.
Mjetet do të mbeten të ngrira deri në përfundimin e plotfuqishëm të procedurës penale, përveç nëse ndërkohë paraqiten rrethana që do të kërkonin ndryshimin e kësaj mase.
Njëkohësisht, gjykata e udhëzoi personin juridik të dëmtuar, SHA ESM, që kompensimin e dëmit të konstatuar ta kërkojë përmes procedurës civile.
Aktakuzën në këtë rast e përfaqësoi prokurorja publike Olivera Neçakovska nga Prokuroria Themelore Publike në Manastir.
Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe nuk është i formës së prerë, që do të thotë se palët kanë të drejtë ta kundërshtojnë atë në gjykatën më të lartë.
11:18
LSDM: Sllaveski pranoi publikisht se e mori vendimin për Alta Bankën pas konsultimit me Mickoskin
11:05
Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!
10:51
Për 5 orë, policia gjobiti 147 këmbësorë
10:48
Rama në Manastir në Ditën e Alfabetit
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit
02
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar
03
Valbon Limani në terren: Inspekton ecurinë e punimeve në disa lokacione në qytet
04
Mickoski u mbyll derën zgjedhjeve të parakohshme
05
Gostivari shpallet “Qytet Mik i të Rinjve” për vitin 2026 në Rajonin e Pollogut

Lajme
LSDM: Sllaveski pranoi publikisht se e mori vendimin për Alta Bankën pas konsultimit me Mickoskin

Lajme ditore
Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

Lajme
Rama në Manastir në Ditën e Alfabetit

Lajme
Toshkovski: Iva Mihailova nuk u ndihmua nga policia, nuk është kapur në asnjë nga kamerat në pikat kufitare

Lajme
Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme
Nga e diela, gjobë prej 45 eurosh për shoferët – Ja çfarë pajisjesh dimërore duhet të keni në veturë







