Opens in a new tab

Lajme

Këshilli Komunal i Gostivarit miratoi njëzëri Rebalancin e Dytë të Buxhetit për vitin 2026

Këshilli Komunal i Gostivarit miratoi njëzëri Rebalancin e Dytë të Buxhetit për vitin 2026

Në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Gostivarit, me votat unanime të të gjithë këshilltarëve të pranishëm, u miratua Rebalanci i Dytë i Buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2026.

Me këtë rishikim buxhetor, buxheti i përgjithshëm i Komunës së Gostivarit zvogëlohet nga 1.985.606.301 denarë në 1.818.411.883 denarë, përkatësisht për 167.194.418 denarë.

Theksojmë se ky zvogëlim nuk është rezultat i heqjes dorë nga projektet komunale, por vjen kryesisht si pasojë e mosrealizimit ende të mjeteve financiare nga pushteti qendror për projektet qeveritare të parapara për Komunën e Gostivarit. Për këto projekte, mjetet financiare të planifikuara nuk janë transferuar ende, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në rishikimin e planit buxhetor.

Rebalanci parasheh rishikimin e planit të të hyrave dhe shpenzimeve, duke përfshirë transferet kapitale, subvencionet dhe projektet infrastrukturore. Ndryshimet janë bërë në bazë të realizimit të deritanishëm buxhetor dhe nevojës për harmonizimin e mjeteve financiare me prioritetet dhe mundësitë aktuale të Komunës.

Në kuadër të rishpërndarjes së mjeteve në buxhetin bazë, janë bërë ndryshime në disa programe komunale, ndër të cilat administrata komunale, mirëmbajtja e rrjedhave ujore, manifestimet kulturore, mbrojtja e mjedisit jetësor dhe fusha të tjera.

Një pjesë e rëndësishme e Rebalancit i kushtohet edhe rishikimit të projekteve kapitale. Në këtë drejtim, janë rishikuar mjetet e parapara për disa projekte të infrastrukturës rrugore, kanalizimit dhe rregullimit të hapësirave publike, në përputhje me statusin e kontratave dhe dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu, me Rebalancin e Dytë është bërë harmonizimi i mjeteve për institucionet dhe programet që financohen nga dotacionet, përfshirë arsimin fillor, arsimin e mesëm dhe kopshtet e fëmijëve.

Miratimi unanim i këtij dokumenti nga Këshilli Komunal përmbyll procedurën e rishikimit të buxhetit për vitin 2026 dhe mundëson vazhdimin e realizimit të aktiviteteve dhe projekteve komunale në përputhje me planifikimin e rishikuar financiar.

Shpërndaje lajmin

Lajme

Mickovski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do jepet vetëm në maqedonisht

Kryeministri Hristijan Mickoski sqaroi se zgjidhja e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës parasheh dy pjesë, ku pjesa teorike do të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe, turke ose angleze, ndërsa pjesa praktike do të zhvillohet ekskluzivisht në gjuhën maqedonase dhe me alfabet cirilik. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Mickoski theksoi…

Lajme

Gostivari planifikon 57 projekte infrastrukturore me vlerë mbi 1 miliard denarë për vitin 2027, me prioritet ujësjellësin

Në Programin Zhvillimor, Gostivari planifikon 57 projekte infrastrukturore me vlerë mbi 1 miliard denarë për vitin 2027, me prioritet ujësjellësinKëshilli i Komunës së Gostivarit ka miratuar sot, me unanimitet votash, Programin Zhvillimor për vitin 2027, ku një ndër prioritetet kryesore është përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe zhvillimi i infrastrukturës së ujësjellësit, si…

Lajme

A do të shtrenjtohen rryma dhe ngrohja? Mickoski paralajmëron masa për të frenuar rritjen e çmimeve

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se kompania shtetërore ESM do të ofrojë energji elektrike me të njëjtin çmim si vitin e kaluar, me qëllim shmangien e shtrenjtimit të rrymës për qytetarët. Sipas tij, situata në tregjet evropiane është shqetësuese, pasi çmimi i energjisë elektrike arrin deri në 500 euro për megavat-orë, ndërsa ai i gazit ka…

Lajme ditore

Mickoski: Kodi i ri Penal do të vlejë për veprat e kësaj Qeverie

Ndryshimet e propozuara në Kodin Penal do të zgjasin periudhën e vjetërsimit apo parashkrimit të veprave penale dhe nuk do të kenë efekt prapaveprues. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se me propozimin e dorëzuar në Komisionin Evropian i jepet fund dëmit që shkaktoi Qeveria e kaluar që sipas kreu të ekzekutivit tentoi t’i hap rrugën një…

Lajme ditore

Kambovski: Besimi në gjyqësor nuk mund të rikthehet me fjalime dhe retorikë boshe

Jo vetëm prokurori nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, por çdo prokuror është i detyruar të veprojë sa herë që ka baza për dyshim kundër dikujt se ka kryer një krim, tha akademiku Vllado Kambovski për “Lokalno”. Kur u pyet nëse pret që drejtuesja e re e Prokurorisë Themelore…

Lajme

LSDM: Sllaveski pranoi publikisht se e mori vendimin për Alta Bankën pas konsultimit me Mickoskin

LSDM ka vazhduar me akuzat ndaj Hristijan Mickoskit në lidhje me Alta Bankën. Nga kjo parti thonë se “sa më shumë pyetje lindin rreth përgjegjësisë për Alta Bank, aq më shumë e mbron atë në panik Hristijan Mickoski”. “Nga çfarë ka më shumë frikë Mickoski? Nga e vërteta. Çfarë do të zbulojnë dokumentet rreth hyrjes…

Lajme ditore

Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

ZNAM është pjesë përbërëse e Qeverisë dhe shumicës në Kuvend dhe do të mbetet e tillë derisa nuk shkelen parimet elementare të marrëveshjes që kemi arritur me partnerin tonë qeveritar VMRO-DPMNE, tha lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski. Lidhur me Ligjin për provimin e jurisprudencës, Dimitrievski beson se do të ketë një takim të udhëheqjes së…

Lajme

Dy vite burg për ish-drejtorin e REK „Manastir“, Pece Matevski

Ish-drejtori i REK „Manastir“, Pece Matevski, është dënuar me dy vjet burg për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar gjatë një prokurimi publik për gërmimin e djerrinës, me ç’rast, sipas gjykatës, kombinatit i është shkaktuar dëm prej 178,37 milionë denarësh, përkatësisht rreth 2,9 milionë euro. Aktgjykimi i shkallës së parë u shpall sot nga gjyqtari…

Lajme

Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit

Një 33-vjeçar nga fshati Çajle i Gostivarit është përballur me kallëzim penal nën dyshimin për ushtrim të dhunës fizike ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 25 tetor 2026, kur i dyshuari S.S. dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Për këtë rast, Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike…

Lajme ditore

Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar

Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar Më 09.11.2026, në ora 15:20, në Departamentin për Punë të Brendshme (DPB) Gostivar, një punonjëse e Prokurorisë Themelore Publike në Gostivar ka denoncuar një incident të ndodhur në vendin e saj të punës. Sipas denoncimit, në dy raste të ndara, përkatësisht në ora 09:00…

Lajme ditore

Valbon Limani në terren: Inspekton ecurinë e punimeve në disa lokacione në qytet

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka inspektuar sot nga afër ecurinë e punimeve infrastrukturore që po realizohen në disa lokacione të qytetit. Inspektimi ka nisur në rrugën “Ilja Anteski – Smok”, ku aktualisht po zhvillohen punime për rindërtimin e saj të tërësishëm. Gjatë vizitës, Limani është njoftuar për dinamikën e realizimit të punimeve…

Politika

Mickoski u mbyll derën zgjedhjeve të parakohshme

Mickoski u mbyll derën zgjedhjeve të parakohshme Zgjedhjet e parakohshme po largohen gradualisht nga kalkulimet politike të Qeverisë. Kryeministri Hristijan Mickoski i jep përparësi stabilitetit financiar para interesave partiake, duke vlerësuar se një proces zgjedhor në këtë moment do ta fuste shtetin në një rrezik serioz financiar. Në brifingun e sotëm me gazetarët, ai pranoi…

Lajme ditore

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria Më 12.11.2026, në orën 20:35, në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar e kanë privuar nga liria H.S. (26), nga fshati Çegran. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „Mitsubishi“, me targa të…

Lajme ditore

Dramë familjare në Gostivar: 69-vjeçari sulmon vëllanë me mjet të mprehtë, përfundon me kallëzim penal

Një 69-vjeçar nga Gostivari përballet me kallëzim penal pasi dyshohet se ka sulmuar vëllanë e tij me një mjet të mprehtë. Ngjarja ka ndodhur më 28 korrik të këtij viti, ndërsa rasti është raportuar nga Njësia e Punëve të Brendshme në Gostivar. Kundër 69-vjeçarit është ngritur kallëzim penal për veprën „rrezikim i sigurisë“.

Lajme ditore

Gostivari shpallet “Qytet Mik i të Rinjve” për vitin 2026 në Rajonin e Pollogut

Gostivari shpallet “Qytet Mik i të Rinjve” për vitin 2026 në Rajonin e Pollogut Komuna e Gostivarit fiton çmimin kombëtar “Youth Friendly Town”, si vlerësim për avancimin e politikave rinore dhe mbështetjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjve. Komuna e Gostivarit është fituese e çmimit kombëtar “Qytet Mik i të Rinjve” (Youth Friendly Town) për…

Lajme ditore

Nxënësit e shkollës fillore të Çajlës vizitojnë Bibliotekën e Qytetit në Gostivar

Nxënësit e Shkollës Fillore të fshatit Çajlë kanë realizuar një vizitë edukative në Bibliotekën e Qytetit në Gostivar, me qëllim njohjen nga afër me hapësirat e bibliotekës dhe rëndësinë që ka libri në formimin arsimor dhe kulturor të brezave të rinj. Të shoqëruar nga drejtues të shkollës dhe mësimdhënësja e tyre, nxënësit vizituan ambientet e…