Lajme
Mickovski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do jepet vetëm në maqedonisht

Kryeministri Hristijan Mickoski sqaroi se zgjidhja e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës parasheh dy pjesë, ku pjesa teorike do të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe, turke ose angleze, ndërsa pjesa praktike do të zhvillohet ekskluzivisht në gjuhën maqedonase dhe me alfabet cirilik.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Mickoski theksoi se nuk ekziston një provim jurisprudence që jepet tërësisht në gjuhën shqipe. Sipas propozimit të dërguar në Komisionin e Venecias, pjesa e parë përfshin pyetje teorike nga studimet universitare, ndërsa kandidatët që e kanë përfunduar arsimin e lartë në një gjuhë tjetër nga maqedonishtja do të mund të zgjedhin se në cilën prej këtyre gjuhëve do ta japin këtë pjesë.
Pjesa e dytë përfshin simulimin e dy proceseve gjyqësore – një penal dhe një civil – dhe do të jepet në gjuhën maqedonase dhe me alfabet cirilik. Mickoski shpjegoi se kjo zgjidhje mbështetet në interpretimin e Komisionit të Venecias për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe në parimin se sistemi gjyqësor funksionon në një gjuhë të përbashkët zyrtare.
Kryeministri akuzoi BDI-në se gjatë më shumë se 20 viteve nuk e kishte zgjidhur këtë çështje, ndërsa tani, sipas tij, po i sulmon përpjekjet e Qeverisë aktuale për të gjetur një zgjidhje. Ai vlerësoi se reagime të tilla mund të nxisin tensione ndëretnike.
Mickoski shtoi se propozimi i është dorëzuar Komisionit të Venecias dhe se Qeveria po pret mendimin e tij.
14:47
Adil Ademi vazhdon më krye të Policisë në Gostivar, votohet unanimisht nga Këshilli komunal
14:31
Këshilli Komunal i Gostivarit miratoi njëzëri Rebalancin e Dytë të Buxhetit për vitin 2026
14:25
Gostivari planifikon 57 projekte infrastrukturore me vlerë mbi 1 miliard denarë për vitin 2027, me prioritet ujësjellësin
13:07
Goditje e fortë ndaj prerësve ilegalë të pyjeve: Sekuestrohen 734 metra kub dru dhe dhjetëra automjete!
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit
02
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar
03
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria
04
Valbon Limani në terren: Inspekton ecurinë e punimeve në disa lokacione në qytet
05
Mickoski u mbyll derën zgjedhjeve të parakohshme

Lajme
Këshilli Komunal i Gostivarit miratoi njëzëri Rebalancin e Dytë të Buxhetit për vitin 2026

Lajme
Gostivari planifikon 57 projekte infrastrukturore me vlerë mbi 1 miliard denarë për vitin 2027, me prioritet ujësjellësin

Lajme
A do të shtrenjtohen rryma dhe ngrohja? Mickoski paralajmëron masa për të frenuar rritjen e çmimeve

Lajme ditore
Mickoski: Kodi i ri Penal do të vlejë për veprat e kësaj Qeverie

Lajme ditore
Kambovski: Besimi në gjyqësor nuk mund të rikthehet me fjalime dhe retorikë boshe

Lajme
LSDM: Sllaveski pranoi publikisht se e mori vendimin për Alta Bankën pas konsultimit me Mickoskin

Lajme ditore
Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!







