Emisioni KOD zbulon të gjithë rrjetin e bizneseve të familjes së liderit të BDI-së, duke treguar se sa kompani zotërojnë por edhe veprimtarinë e tyre. Fillimisht shpjegon se Drin dhe Besian Ahmeti, janë djemtë e vëllait të Ali Ahmetit, Fekriut. Drini është pronar i më shumë kompanive dhe atë “Thor Industris”, kompani për zhvillimit të projekteve të ndërtimit me një filial këshillimi kompjuterik. Pronar i “Everest JD” e cila merret me inxhinieri ndërtimi, ka licencë për shfrytëzimin e burimeve minerale dhe licencë për hidrocentral.

Drin Ahmeti bashkë me vëllain e tij Besinanin dhe me kushëririn Shkumbinin, djalin e Ali Ahmetit është edhe pronar i “Helios Plant” dhe “Potham Plant” të cilat janë kompani të prodhimit të energjisë elektrike. Sipas emisionit KOD, Besiani tashmë është diplomat i dërguar në Bruksel nga ministrat e BDI-së Bujar Osmani dhe Kreshnik Bekteshi për të mbledhur investime.

Ndërsa djali i kryetarit të BDI-së, Shkumbin Ahmeti, është pronar edhe i disa kompanive të tjera dhe atë i kompanisë së prodhimit të energjisë elektrike Helios Plant, si dhe ka kompaninë “Architektas project studio – Zajas”. Ai hyn në biznesin e energjisë elektrike me kompaninë “Theas Energy”, dhe përmes asaj kompanie hyn edhe në kompanitë “Mega Power” së bashku me një izraelit dhe një indian. Djali i Ali Ahmetit, javën e kaluar, përmes kompanisë “Energy” ka marrë aksione në kompaninë “Mega S Power”, e cila është regjistruar zyrtarisht në Regjistrin Qendror.

Skandalet e njëpasnjëshme për nipërit dhe fëmijët e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti u shfaqën pasi u bë e ditur në opinion se nipi i tij, Drin Ahmeti, pa investuar asnjë qindarkë, në bashkëpunim me investitor nga Shqipëria kanë blerë Qendrën tregtare Soroavia në Qendër të Shkupit. Drini u bë bashkëpronare me 39% të aksioneve të këtij objekti afarist pa investuar asnjë qindare, ndërsa fiton kapital prej dhjetëra milion euro. Në emisionin KOD zbuluan informata ndryshe nga ata që u thanë në konferencë për shtyp nga pronari i Soravias dhe pronarët e rinj. KOD nxjerr dokumente ku thuhet se në vitet e fundit, Q.T. Soravia ka punuar me fitime që mbulojnë kredinë dhe shpenzimet tjera.