Lajme
Gjykata e Apelit konfirmon legjitimitetin e Arben Taravarit si kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Gjykata e Apelit në Gostivar, me aktvendimin e datës 13 nëntor 2026, ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore të Tetovës, duke i dhënë fund një procesi gjyqësor disavjeçar lidhur me çështjen e legjitimitetit të udhëheqjes së Aleancës për Shqiptarët.
Me këtë vendim konfirmohet legjitimiteti juridik i Dr. Arben Taravarit në cilësinë e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, si dhe vlefshmëria e ndryshimeve statutare të miratuara në Kongresin e IV-t të Jashtëzakonshëm të partisë.
Ky aktvendim përbën një moment të rëndësishëm për Aleancën për Shqiptarët, pasi përmbyll një kapitull të gjatë të përballjeve juridike dhe krijon hapësirë për një fazë të re të organizimit, konsolidimit dhe fuqizimit të veprimtarisë politike të subjektit.
Aleanca për Shqiptarët është ndërtuar ndër vite falë angazhimit, përkushtimit dhe kontributit të anëtarëve, aktivistëve dhe mbështetësve të saj. Ajo u takon pikërisht atyre që kanë investuar kohë, energji dhe punë në ndërtimin e saj.
Tashmë, me këtë çështje të përmbyllur në rrugë gjyqësore, fokusi mbetet te uniteti, organizimi dhe angazhimi politik, në funksion të forcimit të mëtejshëm të Aleancës për Shqiptarët.
11:01
Arrestohet pronari i televizionit “Informer” në Serbi, Dragan Vuçiqeviq
09:55
Ndërmarrje me llogari në Alta Bankë prej sot pa kufizim do të disponojnë me hyrjet e reja të mjeteve
09:45
Nga 1 dhjetori hynë në fuqi rregullat e reja për pushimin mjekësor në RMV
09:04
Vranësira gjatë ditës, reshje shiu në mbrëmje – temperaturat zbresin deri në -8 gradë
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat

Lajme
Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

Lajme
Arrestohet pronari i televizionit “Informer” në Serbi, Dragan Vuçiqeviq

Lajme
Ndërmarrje me llogari në Alta Bankë prej sot pa kufizim do të disponojnë me hyrjet e reja të mjeteve

Lajme
Nga 1 dhjetori hynë në fuqi rregullat e reja për pushimin mjekësor në RMV

Lajme
Vranësira gjatë ditës, reshje shiu në mbrëmje – temperaturat zbresin deri në -8 gradë

Lajme ditore
Qeveria refuzon financimin e rrugës Prizren–Tetovë, reagon deputeti Rijad Shaqiri

Lajme
Shteti për nëntë vite e kërkon personin që u dënua për “vjedhjen e 150 qebapëve”







