Lajme
Ndërmarrje me llogari në Alta Bankë prej sot pa kufizim do të disponojnë me hyrjet e reja të mjeteve

Personat juridikë, të cilët kanë llogari në “Alta Bankë” SHA Manastir prej sot munden pa kufizim të vlerës të disponojnë me hyrjet e reja në llogaritë e tyre, nëse mjetet transferohen nga llogaritë pagesore të hapura në banka tjera dhe me ofrues tjerë të shërbimeve pagesore, njofton Banka Popullore.
Me këtë masë zgjerohet qasja e klientëve në mjetet e tyre, ndërsa ndërmarrjet do të jenë në gjendje të përdorin plotësisht mjetet shtesë në këtë bazë.
Nga Banka Popullore përkujtojnë se personat fizikë tashmë munden pa kufizim të disponojnë me hyrjet e reja në llogaritë e tyre në “Alta Banka”, nëse ato vijnë nga llogaritë pagesore të hapura në banka tjera dhe me ofrues tjerë të shërbimeve pagesore.Kjo mundësi përfshin hyrje të reja në të gjitha bazat, duke përfshirë pagat, pensionet dhe transfertat sociale, kur pagesat vijnë nga institucione ose kompani që kanë llogari në banka tjera.
Klientët nuk kanë nevojë të hapin llogari tjetër pagesore në bankë tjetër, sepse me mjetet e arritura mund të disponojnë plotësisht përmes bankave elektronike dhe mobile, kartelave pagesore ose tërheqjeve të parave të gatshme në sportelet e hapura të Bankës.
Vazhdojnë me punë edhe filialet e “Alta Bankës” në Strumicë, Tetovë dhe Prilep, si dhe ekspozitura në Shkup, në Qendrën tregtare “Biser”. Aty klientët mund të tërheqin para të gatshme brenda limiteve të përcaktuara, si dhe të bëjnë pagesa për shërbime komunale, të shlyejnë kredi dhe nevoja tjera.
Për përdorimin e bankës elektronike dhe mobile, vazhdojnë të zbatohen limitet deri 15.000 denarë në javë për klientët me kartela pagesore dhe deri 20.000 denarë për periudhë dyjavore për klientët pa kartela pagesore. Limitet kanë të bëjnë kolektivisht për të gjitha llogaritë e klientëve dhe të gjitha kanalet për pagesa dhe tërheqje të mjeteve.
Banka Popullore njoftoi se vazhdon të ndjek me kujdes situatën në “Alta Bankë” dhe të ndërmarrë aktivitete për të lehtësuar qasjen e klientëve në mjetet e tyre dhe për të siguruar ekzekutimin e qetë të shërbimeve pagesore.
09:04
Vranësira gjatë ditës, reshje shiu në mbrëmje – temperaturat zbresin deri në -8 gradë
Dje
Qeveria refuzon financimin e rrugës Prizren–Tetovë, reagon deputeti Rijad Shaqiri
Dje
Shteti për nëntë vite e kërkon personin që u dënua për “vjedhjen e 150 qebapëve”
Dje
Skandali me Alta Bankën, LSDM do të dorëzojë interpelancë për guvernatorin Sllaveski
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat

Lajme
Nga 1 dhjetori hynë në fuqi rregullat e reja për pushimin mjekësor në RMV

Lajme
Vranësira gjatë ditës, reshje shiu në mbrëmje – temperaturat zbresin deri në -8 gradë

Lajme ditore
Qeveria refuzon financimin e rrugës Prizren–Tetovë, reagon deputeti Rijad Shaqiri

Lajme
Shteti për nëntë vite e kërkon personin që u dënua për “vjedhjen e 150 qebapëve”

Lajme
Skandali me Alta Bankën, LSDM do të dorëzojë interpelancë për guvernatorin Sllaveski

Lajme
Digjitalizimi përmirësohet, pritjet para sporteleve mbeten!

Lajme
Inspektorët në aksion para “Black Friday”: në shënjestër zbritjet e rreme







