Connect with us

Lajme

Dorëhiqet nga posti Lulzim Aliu, nuk do të jetë më zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës

Published

on

Dorëhiqet nga posti i Zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu. Kërkesa për dorëheqje i është dorëzuar kryeministrit, z. Hristijan Mickoski.

Në reagimin e tij publik, Aliu thekson se ky vendim shënon përfundimin e një etape të angazhimit të tij institucional, duke shprehur falënderime për besimin dhe përkrahjen e dhënë gjatë ushtrimit të kësaj përgjegjësie, të cilën e ka mbajtur për herë të dytë.

“Dorëheqja ime vjen pas një reflektimi të kujdesshëm personal dhe profesional, duke besuar se në këtë periudhë është më e përshtatshme të vazhdoj kontributin tim në profesionin tim akademik, në punën time hulumtuese-shkencore, si dhe përkushtimin ndaj familjes.”, njoftoi Aliu në komunikatën e lëshuar për media.

Ai gjithashtu ka shprehur falënderime të veçanta për Partinë Alternativa, kryetarin aktual z. Bekim Sali, si dhe për ish-krerët e kësaj partie, z. Afrim Gashi dhe z. Zeqirija Ibrahimi. Mirënjohje ka shprehur gjithashtu edhe për familjen dhe miqtë e tij për mbështetjen e vazhdueshme.

Dorëheqja e Aliut vjen në një periudhë dinamike të zhvillimeve politike në vend.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *