Connect with us

Lajme

Arta Bilalli-Zendeli: Pa legjitimitet nga shqiptarët, asnjë subjekt të mos jetë pjesë e Qeverisë

Published

on

Zëdhënësja dhe anëtarja e Kryesisë së BDI-së, Arta Bilalli-Zendeli, ka reaguar ndaj, siç tha, goditjeve të njëpasnjëshme ndaj arritjeve konkrete që prekin drejtpërdrejt të drejtat kolektive të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sipas saj, këto të drejta burojnë nga Marrëveshja e Ohrit dhe janë rregulluar pas nënshkrimit të saj, ndërsa sot po cënohen çdo ditë pa asnjë rezistencë nga koalicioni sVlen.

“Goditjet e njëpasnjëshme të arritjeve konkrete që tangojnë të drejtat kolektive të shqiptarëve, të cilat burojnë dhe u rregulluan pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, dhe që sot po i shohim e po i ndjejmë çdo ditë pa rezistencë nga sVlen, duhet të shërbejnë si bazë e fortë që në të ardhmen të mos bëhet pjesë e Qeverisë asnjë subjekt politik shqiptar që nuk e fiton legjitimitetin nga populli shqiptar në RMV,” theksoi Bilalli-Zendeli.

Ajo shtoi se përfaqësimi politik i shqiptarëve duhet të bazohet në vullnetin e qartë të qytetarëve dhe se çdo devijim nga ky parim rrezikon arritjet e deritanishme dhe dëmton interesat kolektive.

BDI, sipas saj, do të vazhdojë të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit dhe standardet e fituara, duke kërkuar llogaridhënie politike dhe institucionale për çdo tentativë të zhbërjes së tyre.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *