Anëtari i kryesisë së BDI –së dega Kumanovë, Amir Imeri e quan veprim të ulët atë që dje e bëri Artan Grubi nga Fronti Europian, duke shkuar me valixhe para komunës së Çairit. Sipas Imerit, ndihen të ofenduar nga subjektivizimi i fjalimeve dhe veprimeve publike të disa funksionarëve.
Postimi i plotë:
“Niveli më i ulët i komunikimit publik është personalizimi i fjalimit. Mbështetja e aktivistëve politik nuk duhet të keqpërdoret, sikurse edhe vota e mijër qytetarëve. Qytetarëve nuk i interesojnë inatet personale!
Ndihem i ofenduar nga subjektivizimi i fjalimeve dhe veprimeve publike të disa funksionarëve!
Ndihem edhe krenar që për 20 vite, kryetari Ali Ahmeti nuk e ka shëndrruar dhe keqpërdorur diskursin politik në konflikt personal.
Mirë është që ta ruajmë këtë standart të trashëguar edhe nga Arbër Xhaferi”, përfundon zyrtai i BDI-së, Imeri.
Kujtojmë se dje Grubi para komunës së Çairit, gjatë një pres konference, kishte një valixhe me vete duke ironizuar liderët e koalicionit VLEN që të marrin valixhen, pasi humbën më 24 prill.