Lajme
Këshilli Komunal i Gostivarit miratoi njëzëri Rebalancin e Dytë të Buxhetit për vitin 2026

Këshilli Komunal i Gostivarit miratoi njëzëri Rebalancin e Dytë të Buxhetit për vitin 2026
Në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Gostivarit, me votat unanime të të gjithë këshilltarëve të pranishëm, u miratua Rebalanci i Dytë i Buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2026.
Me këtë rishikim buxhetor, buxheti i përgjithshëm i Komunës së Gostivarit zvogëlohet nga 1.985.606.301 denarë në 1.818.411.883 denarë, përkatësisht për 167.194.418 denarë.
Theksojmë se ky zvogëlim nuk është rezultat i heqjes dorë nga projektet komunale, por vjen kryesisht si pasojë e mosrealizimit ende të mjeteve financiare nga pushteti qendror për projektet qeveritare të parapara për Komunën e Gostivarit. Për këto projekte, mjetet financiare të planifikuara nuk janë transferuar ende, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në rishikimin e planit buxhetor.
Rebalanci parasheh rishikimin e planit të të hyrave dhe shpenzimeve, duke përfshirë transferet kapitale, subvencionet dhe projektet infrastrukturore. Ndryshimet janë bërë në bazë të realizimit të deritanishëm buxhetor dhe nevojës për harmonizimin e mjeteve financiare me prioritetet dhe mundësitë aktuale të Komunës.
Në kuadër të rishpërndarjes së mjeteve në buxhetin bazë, janë bërë ndryshime në disa programe komunale, ndër të cilat administrata komunale, mirëmbajtja e rrjedhave ujore, manifestimet kulturore, mbrojtja e mjedisit jetësor dhe fusha të tjera.
Një pjesë e rëndësishme e Rebalancit i kushtohet edhe rishikimit të projekteve kapitale. Në këtë drejtim, janë rishikuar mjetet e parapara për disa projekte të infrastrukturës rrugore, kanalizimit dhe rregullimit të hapësirave publike, në përputhje me statusin e kontratave dhe dokumentacionin përkatës.
Gjithashtu, me Rebalancin e Dytë është bërë harmonizimi i mjeteve për institucionet dhe programet që financohen nga dotacionet, përfshirë arsimin fillor, arsimin e mesëm dhe kopshtet e fëmijëve.
Miratimi unanim i këtij dokumenti nga Këshilli Komunal përmbyll procedurën e rishikimit të buxhetit për vitin 2026 dhe mundëson vazhdimin e realizimit të aktiviteteve dhe projekteve komunale në përputhje me planifikimin e rishikuar financiar.
14:25
Gostivari planifikon 57 projekte infrastrukturore me vlerë mbi 1 miliard denarë për vitin 2027, me prioritet ujësjellësin
13:07
Goditje e fortë ndaj prerësve ilegalë të pyjeve: Sekuestrohen 734 metra kub dru dhe dhjetëra automjete!
13:04
A do të shtrenjtohen rryma dhe ngrohja? Mickoski paralajmëron masa për të frenuar rritjen e çmimeve
12:58
Mickoski: Kodi i ri Penal do të vlejë për veprat e kësaj Qeverie
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit
02
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar
03
Valbon Limani në terren: Inspekton ecurinë e punimeve në disa lokacione në qytet
04
Mickoski u mbyll derën zgjedhjeve të parakohshme
05
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria

Lajme
Mickovski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do jepet vetëm në maqedonisht

Lajme
Gostivari planifikon 57 projekte infrastrukturore me vlerë mbi 1 miliard denarë për vitin 2027, me prioritet ujësjellësin

Lajme
A do të shtrenjtohen rryma dhe ngrohja? Mickoski paralajmëron masa për të frenuar rritjen e çmimeve

Lajme ditore
Mickoski: Kodi i ri Penal do të vlejë për veprat e kësaj Qeverie

Lajme ditore
Kambovski: Besimi në gjyqësor nuk mund të rikthehet me fjalime dhe retorikë boshe

Lajme
LSDM: Sllaveski pranoi publikisht se e mori vendimin për Alta Bankën pas konsultimit me Mickoskin

Lajme ditore
Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!








