VMRO-DPMNE, VLEN dhe Lëvizja Znam ka mundësi që ta formojnë Qeverinë e ardhshme të Maqedonisë së Veriut. Duke u bazuar nga numri i votave që ka fituar secila prej tre partive apo koalicioneve, kjo treshe mund të formojë një shumicë stabile madje deri në 75 deputetë. Për kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, partner më i dëshirueshëm për bashkëqeverisje është opozita shqiptare, VLEN. Për këtë, më 24 prill, Mickoski tha se e ka marrë në telefon Arben Taravarin duke i uruar zgjedhje të suksesshme parlamentare, me shpresë që bashkë të formojnë Qeverinë e ardhshme.
“U dëgjova me opozitën shqiptare, me z.Arben Taravarin. I urova për rezultatin dhe i urova zgjedhje të suksesshme parlamentare dhe qeveri të ardhshme në Maqedoni”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
E oferta e Mickoskit për bashkëqeverisje, për Taravarin do të thotë se edhe VMRO e ka kuptuar peshën e votës shqiptare. Megjithatë siç ka shkruar Taravari në Facebook profilin e tij, fokusi i tyre është që të punojnë më fuqishëm për zgjedhjet e 8 majit, që të marin numër sa më të madh të deputetëve.
“Propozimi i ardhur nga Mickoski tregon se edhe VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptarë. Megjithatë fokusi ynë si koalicion dhe si parti, është puna për zgjedhjet e 8 majit, për numrin më të madh të mandateve. Pas zgjedhjeve, do të udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve, nga nevoja urgjente për pastrim të qeverisë nga korrupsioni, dhe nga orientimi ynë i panegociueshëm pro-perëndimor”, pohoi Arben Taravari, VLEN.
Pyetëm edhe kreun e Lëvizjes Besa Bilall Kasamin nëse koalicioni VLEN do të jetë pjesë e përbërjes së re qeveritare pa ndryshime kushtetuese.
“Ne e kemi thënë se në një Qeveri ku do të jetë koalicioni VLEN, sigurisht se do të jetë një Qeveri që do të garantojë integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe sigurisht se e kemi thënë edhe më herët që në një Qeveri të tillë do të jetë shumë më lehtë, qoftë VMRO-ja në Qeveri apo ndonjë parti tjetër politike, të bëhen ndryshimet kushtetuese”, tha Bilall Kasami, VLEN.
Në lojë për bashkëqeverisje është edhe partia e Maksim Dimitrievskit, Lëvizja Znam. Duke treguar kushtet për koalicionim, Dimitrievski njoftoi se cilado parti vjen për negociata, atyre do u dorëzohet një letër me vija të kuqe kombëtare.
“Gjatë fillimit të negociatave për formim të shumicës së ardhshme parlamentare, do t’i japim në letër si propozim deri te të gjitha partitë politike, propozimet tona për atë çfarë do të thonë vija të kuqe kombëtare të popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë, me çka synimi është që të arrihet jo vetëm bashkim kombëtar por edhe vëllazërim dhe bashkim i gjithë qytetarëve të shtetit”, u shpreh Maksim Dimitrievski – ZNAM .
Përndryshe sipas rezulateve të korrura në zgjedhjet presidenciale, po të ishin këto vota për zgjedhje parlamentare, VMRO-DPMNE do të fitonte 53 deputetë, koalicioni VLEN 12 deputetë dhe Lëvizja Znam 10 deputetë. Me këto numra, VMRO-DPMNE do të arrinte të formojë një shumicë stabile qeveritare prej gjithsej 75 deputetëve. Rikujtojmë se për koalicionin VLEN, kushti kryesor për bashkëqeverisje janë ndryshimet kushtetuese, gjë për të cilat kundër publikisht janë shprehur edhe VMRO edhe Lëvizja Znam./TV21/
Deputeti i VLEN-it, Halil Snopçe, duke folur rreth Ligjit për përdorimin e gjuhëve u ndal te Ligji gjuhës maqedonase duke informuar publikun më tepër rreth këtij ligji që ka kaluar me lehtësi e në qetësi, e më e rëndësishmja që ky ligj u votua në fillim të këtij viti nga deputetët e BDI-së.
Ai tha se ekziston Ligji për përdorimin e gjuhëve, por nuk duhet të harrojmë që gjithashtu ekziston edhe një Ligj për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik.
“Dhe gjithë këto që derdhin lot krokodili dhe aktrojnë se gjuha shqipe është rrezikuar duhet të jenë të vetëdijshëm se ky ligj për përdorimin e gjuhës maqedonase i cili ligj e avancon tej mase përdorimin e gjuhës maqedonase u soll me 26 janar me votat e BDI-së, pra pa përkrahjen e deputetëve të BDI-së në mandatin e kaluar nuk do të sillej ky ligj. Ironia që të jetë më e madhe, ky ligj u soll pikërisht në periudhën kur Talat Xhaferi ishte kryeministër. Neni një i këtij ligji thotë se gjuha maqedonase është e drejtë dhe obligim i të gjithë qytetarëve, ndërsa neni dy thotë se Qeveria siguron strategji nacionale për përdorimin e gjuhës maqedonase. Neni gjashtë thotë se ngjarjet publike që organizohen në Maqedoni me investim të shtetit patjetër gjuha parë që duhet të përdoret duhet të jetë gjuha maqedonase dhe pastaj gjuha e komuniteteve tjera.
Imagjinoni edhe Ali Ahmeti po të organizon eveniment me para të shtetit kur del në foltore sipas ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase duhet së pari të flet maqedonisht dhe tek pastaj në shqip”, deklaroi Snopçe.
Ai shtoi se sipas këtij ligji, Ministria e Arsimit, është e obliguar të shpallë konkurse për bursa për të gjithë maturantët që vendosin të studiojnë gjuhën maqedonase sipas ligjit të votuar me 26 janar nga deputetët e BDI-së
Shkruan Rijad Shaqiri deputet i Aleancës për Shqiptarët pjesë e koalicionit qeverisës VLEN
Më inspiroj fjalimi i xhaka Aliut se zoti Albin Kurti kryeministri i Republikës së Kosovës qenka i pa informuar për ligjin mbi përdorimin e gjuhës në RMV, sa për informim kryeministri është i mirë informuar për çdo detaj dhe ndodhi politike ktu në RMV.
Po ju rikujtojë se Nënat Shqiptare i kan ledhatuar ballin djemve të tyre por ju Xhaka Ali po ju sa i rrespektuat djemt e Kosovës dhe te Maqedonisë që jan në Sllupçan,Hotël,Mateç, Haraçinë, duhej edhe ju tua mbanit ballin dëshmorëve në vazdimësi jo vetëm kur jeni në opozitë, duhej ta kujtosh edhe ta ledhatosh edhe Harun Aliun l, Mirsadin Begun,Rexhail Qerimin,Komandant Shqiponjën, Visarin mos ti harrosh edhe Sokolin, Fadilin, Valin,Demën Muhamedin edhe shum të tjerë që ju me strukturat e juaja i futët burgjeve.
Mos të harrosh ti trajtoje fëmijtë e dëshmorëve që ke lënë në vende të punës (Postjer, në Pagesa te rrugëve, pylltarë, rojtarë etj) ndërsa ata që ta ledhatonë ballin ty, i gjithë trungu familjarë punojnë në institucione ku marrin paga mbi 2000 eu.
Xhaka Ali kur ke qenë ti vizitosh këta varreza të dëshmorëve pasi që tani ke një nostalgji më të madhe sepse je në opozitë.
Demagogjia nuk ka brina!
Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari ka ndarë lajmin e shumëpritur për punonjësit shëndetësor ku rritja e pagave gjatë katër vitet e ardhshme në shëndetësi do të jetë mes 40 dhe 50 për qind.
“Lajm i Jashtëzakonshëm! Pagat në Shëndetësi do të bëhen më të lartat në historinë e këtij shteti! Faleminderit Qeverisë dhe Sindikatave që u dakordësuan për të këtë marrëveshje që do të hyjë në faqet e ndritura të këtij vendi”, ka njoftuar Arben Taravari.
Më herët edhe kryeministri Hristijan Mickoski falënderoi organizatat sindikale dhe sindikatat që morën pjesë në mënyrë konstruktive me idetë e tyre gjatë të gjithë këtij procesi, së bashku siç u tha edhe nga përfaqësuesit e sindikatave, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, si dhe bashkë me të tjerët që ishin të përfshirë.
Tashmë me këtë marrëveshje të arritur vitin e ardhshëm në mars do të kemi një rritje shtesë prej 5 për qind të shumës së ndarë për pagat për punonjësit e shëndetësisë, ndërkaq në 2026 prej 5 deri në 7 për qind. E njëjta rritje prej 5 deri në 7 për qind do të realizohet edhe në vitin 2027, ndërsa në vitin 2028 do të jetë prej 7 deri në 10 për qind. Ose kur e merrni të gjithë këtë periudhë me radhë, fitojmë një rritje të masës në para të nevojshme për pagesën e pagave të punonjësve të shëndetësisë për të gjithë periudhën midis 40 dhe 50 për qind.