Connect with us

Politika

Arifi me porosi për Krenar Llogën: Para se të merresh me Taravarin, shijoj edhe ato pak ditë që të kanë ngelur si ministër, bën ndonjë punë , rregulloj qelitë nëpër burgje se ishin në gjendje të mjerueshme!

Published

on

Nga: Latif Arifi, Gazetar, Analist

Është për të të ardhur edhe më keq, kur edhe një ministër që i numron ditët e fundit, në një ministri, që se ka merituar kurrë, mundohet të shet dushk për gogla!

Po s’ka faji o shkretë, mbete ti të flasish e ti tregosh dikujt, në emër të aktivistëve të aleancës, për ngjyrat e saj, ose për rrugën dhe hapat politik që dikush i’a parcakton Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarit.

E kuptoj, mbase këtë e thua nga përvoja personale që Alia me Zeçeviçat , bash ti, po besa edhe atij nipit tënd ua kanë parapërcaktuar hapat politik , bile edhe më keq , për turp ju kanë shëndruar në zëdhënës të Artan Grubit.

Para se t’u bësh thirrje gjithë atyre që sipas teje qenkan mashtruar në pjesën e parë, e i lutje të japin përgjigjen e tyre në pjesën e dytë, as mos u mundo të presish të njëjtën, se shumë bukur t’a dhanë vetë struganët e vërtet, jo më larg se dje.
Për t’a patur më të qartë në zgjedhjet lokale, BDI e vetme në Strugë morri mbi 10 mijë vota, kurse sot bashkë me ti, nipin tënd , si dhe romët e Strugës, mezi arritët në 8 mijë vota.

Kot e ke, lene me kaq e mos u turpëro edhe më shumë, shijoj edhe ato pak ditë që të kanë ngelur si ministër, bën ndonjë punë, ose se paku rregulloj ato qelitë nëpër burgje se ishin në gjendje shumë keqe, mbase si dihet mund të kesh nevojë për të njëjtat.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Gostivarit sot në përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë të Gostivarit.

Bëhet fjalë për asfaltim të mbi 1.2 kilometrave që do të lidhë fshatin me qytetin e Gostivarit dhe dukshëm do të përmirësojë komunikacionin jo vetëm të fshatit Zdunjë, por edhe fshatrava afër tij.

“Me këtë projekt është përmirësuar shumë infrastruktura në Zdunjë, dhe jo vetëm për banorët e këtij fshati, por edhe për qytetarët e vendbanimeve tjera që kalojnë nga këtu”, u shpreh Limani.

Kryetari Valbon Limani theksoi se tani do të kemi periudhë më dinamike dhe se do të punohet kryesisht në infrastrukturën rrugore.

“Punime ka në bulevardin ‘Vëllezërit Gjinovski’, gjithashtu ka punime në shëtitore te ish-kinoja e qytetit, asfaltohet rruga ‘Nikolla Teslla’ te gjimnazi, kurse nga java e ardhshme do të kemi punime edhe në 2-3 rrugë të tjera. Kjo periudhë do të jetë më dinamike, do të punohet gjithkund, me të vetmin qëllim që të përmirësohet jeta e qytetarëve”, u shpreh Limani.

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari reagon për rastin e Nerovës: “Kush është më e drejtë – një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Published

on

By

 

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj tentimit për rrënimin e objektit shkollor të ndërtuar nga banorët shqiptarë në fshatin Nerovë të komunës së Krushevës, duke theksuar se në kohën e “serialeve politike” është pikërisht populli ai që harrohet.

“Si parti jemi sa të prekur po aq edhe në krah të banorëve të fshatit Nerovë dhe të kauzës së tyre. Në mungesë të një shkolle, ata kanë ndërtuar vet objektin e saj – një vepër fisnike dhe e rrallë,” deklaron Taravari.

Ai shpreh shqetësimin për faktin që autoritetet shtetërore kanë ndërmarrë hapa për ta shembur shkollën me arsyetimin se është ndërtuar pa leje.

“Me dashamirësi i kërkojmë organeve kompetente mos ta shembin këtë shkollë! Ajo është ndërtuar nga prindërit për fëmijët e tyre,” thekson Taravari.

Në fund të reagimit të tij, Taravari ngre një pyetje të drejtpërdrejtë që po përhapet me shpejtësi edhe në opinion publik:
“Kush është më e drejtë? Një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Continue Reading

Lajme

Taravari: Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka ngritur shqetësime serioze mbi legjitimitetin e qeverisë aktuale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se mungesa e përfaqësimit të plotë të shqiptarëve në ekzekutiv përbën një deformim të vullnetit qytetar në një shtet multietnik.

Në një intervistë për median kosovare Nacionale, Taravari deklaroi se përbërja aktuale e qeverisë nuk reflekton përbërjen reale të Kuvendit dhe as të shoqërisë, duke vënë në pah se pjesa dërrmuese e deputetëve shqiptarë ndodhen në opozitë.

“Në një vend ku shqiptarët janë shtetformues, nuk mund të kemi një qeveri që funksionon pa përfshirjen e drejtë të përfaqësuesve të tyre. Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti,” u shpreh Taravari.

Ai theksoi se modeli aktual qeverisës rrezikon të thellojë ndasitë etnike dhe politike në vend, duke i lënë shqiptarët në margjinat e proceseve vendimmarrëse, pavarësisht kontributit të tyre të vazhdueshëm në jetën institucionale të shtetit.

Continue Reading

TOP Lajme