Connect with us

Politika

Ramiz Merko do të ulet në bankën e të akuzuarve

Published

on

Në bankën e të akuzuarëve sot do të ulet kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko. Ai është përgjegjës për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar gjatë blerjes së automjetit zyrtar luksoz “Audi A6” për gati 67 mijë euro, përcjell INA.

Pa miratimin paraprak të Planit Vjetor për Prokurim Publik nga këshilli komunal dhe në kushtet kur komuna kishte borxhe të papaguara dhe xhiro llogari të bllokuar, ai ka blerë 4 vetura, përfshirë edhe Audin për gati 67 mijë euro, thuhet në aktakuzë. Dosja ishte përgatitur në Shkup, por ajo më pas i është dorëzuar Gjykatës së Strugës, për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, me të cilin juridiksioni ia kaloi gjykatës dhe prokurorisë së Strugës.

Ky rast ishte iniciuar nga një Komision Antikorrupsion para disa vitesh, që njoftoi se me ndihmën e gjykatës së Strugës Merko e ka blerë automjetin luksoz. Gjykata rriti fondet minimale të nevojshme për funksionimin e komunës për të blerë Audi-n e shtrenjtë në 2017-ën, ndonëse në vitet e mëparshme nuk kishte pranuar.

Një muaj më vonë, më 22 maj, kryetari i Strugës duhet të dalë sërish në gjykatë, por me akuzë tjetër. Ai do të përgjigjet për emërim të paligjshëm të një drejtori shkolle në Llabunishtë, i cili nuk ka pasur përvojë adekuate të punës në sferën edukative. Merko është në listën e zezë të SHBA-së, jo vetëm për përfshirje në korrupsion, por edhe për ndikim në procese gjyqësore dhe të tjera.

Continue Reading

Lajme

Bexheti – Qyra: të identifikojmë ide dhe mundësi për zhvillimin e bujqësisë si dhe lehtësim në tregje!

Published

on

By

Zëvendësministri i Bujqësisë Flakron Bexheti, zhvilloi një takim me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra, Drejtorin Ekzekutiv, Durim Zekiri, si dhe përfaqësues të tjerë të Odës Ekonomike.

Takimi kishte për qëllim shkëmbimin e ideve dhe identifikimin e mundësive për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, me theks në mbështetjen e fermerëve dhe lehtësimin e qasjes në tregje. Zëvendësministri Bexheti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe sektorit privat për përmirësimin e politikave mbështetëse dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik.

Po ashtu, u theksua rëndësia e përfshirjes së shoqatave bujqësore, që janë pjesë e Odës Ekonomike, në grupet nënsektoriale të ministrisë, me qëllim të rritjes së përfaqësimit dhe përshtatjes së politikave bujqësore me nevojat e sektorëve përkatës.

Ky takim vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe fuqizimit të sektorit të bujqësisë në vend.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Takimet me Daniel Serwer janë gjithnjë një përvojë e çmuar

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka vlerësuar diplomatin Daniel Serwer, duke theksuar njohuritë e tij të thella mbi vendin tonë dhe përkushtimin e tij me mençuri dhe dashuri. Ai ka theksuar se takimet me Serwerin janë gjithnjë një përvojë e çmuar. Aktualisht, Daniel Serwer është anëtar i lartë në Institutin e Politikës së Jashtme në SAIS, Universiteti Johns Hopkins.

“Biseda me Daniel Serwer është gjithnjë një përvojë e çmuar. Ai është një diplomat që di aq shumë për vendin tonë dhe mbi të gjitha mendon me shumë dashuri dhe mençuri për të. Aktualisht Daniel Serwer është anëtar i Lartë në Institutin e Politikës së Jashtme në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS) të Universitetit Johns Hopkins”, ka shkruar Taravari.

Continue Reading

Lajme

Taravari thirje për të votuar Kurtin: Të votosh në Kosovë kurë nuk ka qenë kaq e lehtë

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij ka ftuar qyetarët e Republikës së Kosovës të mbështesin Lëvizjen Vetvendosje ditën e nesërme duke shënuar se kurë nuk ka qenë kaq lehtë për të votuar në Kosovë.

Postimi i plotë i Taravarit:

“Të votosh në Kosovë nuk ka qënë kurrë kaq e lehtë.
500 mijë♥️+ për t’mirin Albin Kurti!”, ka nënvizuar kreu i ASH-së Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme