Opens in a new tab
E mërkurë, 25 nëntor 2026

Lajme

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

Kompania shtetërore për transmetimin e energjisë elektrike MEPSO po avancon përgatitjet për realizimin e ndërlidhjes së dytë energjetike me Kosovën. Projekti parasheh ndërtimin e linjave të reja të transmetimit me kapacitet 400 kV, që do të lidhin Tetovën me Prizrenin, si dhe Shkupin me Osllomenë dhe Ohrin, por edhe dy nënstacione të reja në Tetovë dhe Osllomej, të gjitha këto pjesë e një projekti të përbashkët.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, Burim Latifi, gjatë një konference të organizuar nga AMCHAM – Dhoma Amerikane e Tregtisë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Latifit, tashmë ka përfunduar studimi i parafizibilitetit me mbështetjen e Bankës Botërore, ndërsa është siguruar edhe grant nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) për përgatitjen e dokumentacionit teknik, me mbështetjen e bankës gjermane KfË.

Latifi gjithashtu bëri të ditur se Termat e Referencës janë përgatitur dhe miratuar nga Komisioni Evropian, ndërsa studimi i fizibilitetit, së bashku me Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe në Aspektet Sociale (ESIA), pritet të përfundojë brenda një viti.

Projekti përfshin dy komponentë kryesorë. Komponenti i parë parasheh ndërtimin e linjave të reja të transmetimit 400 kV, të cilat do të lidhin Tetovën me Prizrenin, si dhe Shkupin përmes Oslomesë me Ohrin. Komponenti i dytë përfshin ndërtimin e dy nënstacioneve të reja 400 kV, në Tetovë dhe Osllomej.

Realizimi i këtij projekti synon forcimin e ndërlidhjes së sistemit elektroenergjetik me Kosovën, rritjen e kapaciteteve të transmetimit dhe përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në rajon.

Shpërndaje lajmin

Lajme

Gjykata e Apelit konfirmon legjitimitetin e Arben Taravarit si kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Gjykata e Apelit në Gostivar, me aktvendimin e datës 13 nëntor 2026, ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore të Tetovës, duke i dhënë fund një procesi gjyqësor disavjeçar lidhur me çështjen e legjitimitetit të udhëheqjes së Aleancës për Shqiptarët. Me këtë vendim konfirmohet legjitimiteti juridik i Dr. Arben Taravarit në cilësinë e kryetarit të Aleancës…

Lajme

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani, priti sot në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, z. Alper Aktash. Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Komunës së Gostivarit, si dhe për mundësitë e avancimit të mëtejshëm të…

Lajme

Arrestohet pronari i televizionit “Informer” në Serbi, Dragan Vuçiqeviq

Pronari i televizionit serb Informer, Dragan J. Vuçiqeviq, është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Dytë Themelore Publike në Beograd. Vuçiqeviq dyshohet për nxitje të panikut dhe çrregullimeve në vazhdimësi, si dhe për pengim të drejtësisë. Lajmin për arrestimin e tij e bëri të ditur edhe në Kuvend kreu i grupit parlamentar “Aleksandar Vuçiq…

Lajme

Ndërmarrje me llogari në Alta Bankë prej sot pa kufizim do të disponojnë me hyrjet e reja të mjeteve

Personat juridikë, të cilët kanë llogari në “Alta Bankë” SHA Manastir prej sot munden pa kufizim të vlerës të disponojnë me hyrjet e reja në llogaritë e tyre, nëse mjetet transferohen nga llogaritë pagesore të hapura në banka tjera dhe me ofrues tjerë të shërbimeve pagesore, njofton Banka Popullore. Me këtë masë zgjerohet qasja e…

Lajme

Nga 1 dhjetori hynë në fuqi rregullat e reja për pushimin mjekësor në RMV

Nga 1 dhjetori 2026, në Maqedoni fillon zbatimi i rregullave të reja për hapjen dhe zgjatjen e pushimit mjekësor. Mjekët familjarë do të jenë ende në gjendje të miratojnë pushim mjekësorë deri në 15 ditë, por për mungesa më të gjata se pesë ditë, do të zbatohen kritere shtesë mjekësore, varësisht nga diagnoza. Pushimi mjekësor…

Lajme

Vranësira gjatë ditës, reshje shiu në mbrëmje – temperaturat zbresin deri në -8 gradë

Moti në Maqedoninë e Veriut sot do të karakterizohet nga temperatura të ulëta gjatë orëve të mëngjesit dhe vranësira gjatë ditës. Ndërkaq, në orët e mbrëmjes priten reshje shiu në disa pjesë të vendit. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -8 deri në 0…

Lajme ditore

Qeveria refuzon financimin e rrugës Prizren–Tetovë, reagon deputeti Rijad Shaqiri

Deputeti i ASH-së, Rijad Shaqiri, ka bërë të ditur se Qeveria ka refuzuar kërkesën për financimin e projektit të rrugës Prizren–Tetovë. Shaqiri thotë se ky projekt ka rëndësi të veçantë infrastrukturore dhe strategjike për lidhjen e Kosovës me Maqedoninë e Veriut, si dhe për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe qarkullimin e qytetarëve. Ai e ka cilësuar…

Lajme

Shteti për nëntë vite e kërkon personin që u dënua për “vjedhjen e 150 qebapëve”

Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet Petre Karamanov nga Velesi, i dënuar për vjedhjen e qebapëve. Rasti, edhe sot e kësaj dite, mbetet simbol i drejtësisë selektive, me perceptimin se ndëshkohen vetëm qytetarët e zakonshëm, por jo edhe të fuqishmit. Megjithatë, shprehja “në burg mbeti vetëm ai me qebapët”, e cila përdoret…

Lajme

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

Kompania shtetërore për transmetimin e energjisë elektrike MEPSO po avancon përgatitjet për realizimin e ndërlidhjes së dytë energjetike me Kosovën. Projekti parasheh ndërtimin e linjave të reja të transmetimit me kapacitet 400 kV, që do të lidhin Tetovën me Prizrenin, si dhe Shkupin me Osllomenë dhe Ohrin, por edhe dy nënstacione të reja në Tetovë…

Lajme

Gjykata e Apelit konfirmon legjitimitetin e Arben Taravarit si kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Gjykata e Apelit në Gostivar, me aktvendimin e datës 13 nëntor 2026, ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore të Tetovës, duke i dhënë fund një procesi gjyqësor disavjeçar lidhur me çështjen e legjitimitetit të udhëheqjes së Aleancës për Shqiptarët. Me këtë vendim konfirmohet legjitimiteti juridik i Dr. Arben Taravarit në cilësinë e kryetarit të Aleancës…

Lajme

Bursat e MASH-it, vetëm 10 për qind për nxënësit shqiptarë!

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka publikuar rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollor 2026/2027. Por, përtej numrit të bursave të ndara, vëmendje tërheq përfaqësimi i ulët i nxënësve shqiptarë në listat e fituesve. Sipas të dhënave të përpunuara nga KOHA, nga gjithsej 828 bursa…

Lajme

Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë!

Rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor 2026/2027 nxjerrin në pah një përfaqësim tejet të ulët të nxënësve shqiptarë, duke ngritur pikëpyetje serioze për mënyrën se si po menaxhohet arsimi dhe mundësitë e barabarta nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, nga…

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut sot pritet të sjellë vendim të ri për çmimet më të larta me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoni. Llogaritja e re vjen pas uljes së çmimeve të javës së kaluar, ndërsa ndryshimet eventuale do të fillojnë të zbatohen nga nesër, 24 nëntor. Sipas vendimit…

Lajme

Limani: N’punë, edhe në orët e vona!

Kreu i Gostivarit, Valbon Limani, ka publikuar fotografi nga punimet që po zhvillohen në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Limani ka ndarë pamje nga terreni, duke theksuar angazhimin në punë edhe në orët e vona të mbrëmjes. “N’punë, edhe në orët e vona!”, ka shkruar Limani. / Zyrtare.net

Lajme

Kryetari Limani mori pjesë në manifestimin “Ditët e Kulturës Shqiptare” në Gostivar

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, mori pjesë në manifestimin “Ditët e Kulturës Shqiptare”, i organizuar me rastin e shënimit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe Ditës së Flamurit, i cili për herë të parë erdhi nën organizimin e dy shkollave të mesme të qytetit, Gjimnazit dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë.…

Lajme

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë në prill të vitit 2028, dhe mandati im si Kryeministër përfundon për pak më shumë se një vit. Qëllimi i fushatës së OBRM-PDUKM-së është të dëgjojë nga qytetarët se çfarë mungon dhe të përmirësohet, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse fushata…