Lajme
Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani, priti sot në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, z. Alper Aktash.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Komunës së Gostivarit, si dhe për mundësitë e avancimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.
Vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimit të përvojave dhe mundësive për realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen, të cilat do të kontribuonin në zhvillimin e Gostivarit dhe në forcimin e lidhjeve miqësore ndërmjet dy vendeve.
Duke folur për takimin, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me institucionet dhe komunat e Republikës së Turqisë.
“Sot, kisha kënaqësinë ta mirëpres ambasadorin e Turqisë, Shkëlqesinë e tij, z. Alper Aktash, në vizitën e tij të parë zyrtare në Komunën e Gostivarit. Biseduam rreth shumë temave dhe fushave, posaçërisht rreth bashkëpunimit të mundshëm, qoftë në nivel komunal, qoftë edhe në nivele të tjera. Folëm edhe për shkëmbimin e përvojave që mund ta bëjmë me komunat nga Republika e Turqisë. Deri më tani kemi pasur projekte të cilat janë realizuar dhe tani flasim edhe për mundësitë e reja që na paraqiten për të ardhmen. Shpresoj që ky takim do të jetë edhe një motiv shtesë që miqësia dhe sinqeriteti ynë, që e tregon edhe shteti i Turqisë, por edhe komunat nga Turqia ndaj komunës sonë, të thellohet edhe më tepër dhe të jetë shkas për bashkëpunime dhe projekte të reja në të ardhmen”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani.
Nga ana e tij, ambasadori i Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Alper Aktash, vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Komunën e Gostivarit.
“Marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë çdo ditë po përforcohen dhe kështu do të vazhdojë. Në këtë drejtim, se si mund t’i forcojmë lidhjet mes Turqisë dhe Komunës së Gostivarit, është pikërisht vizita ime. Nga arsimi e deri te zanatet, nga ajo që ofron komuna, ekonomia dhe turizmi, pra nga shumë sfera i diskutojmë mundësitë dhe çfarë mund të bëjmë bashkërisht. Për këtë jemi takuar me kryetarin dhe e falënderoj për mikpritjen”, deklaroi ambasadori i Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Alper Aktash.
Në përfundim të takimit, palët shkëmbyen dhurata në shenjë respekti dhe miqësie, ndërsa më pas vizituan disa lokacione në qytet. Një ndër ndalesat ishte edhe shkolla fillore “Mustafa Kemal Ataturk” në Gostivar.
Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar në kultivimin e marrëdhënieve të mira me institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë, me synim krijimin e mundësive të reja për zhvillim dhe përparim të komunitetit lokal.
11:01
Arrestohet pronari i televizionit “Informer” në Serbi, Dragan Vuçiqeviq
09:55
Ndërmarrje me llogari në Alta Bankë prej sot pa kufizim do të disponojnë me hyrjet e reja të mjeteve
09:45
Nga 1 dhjetori hynë në fuqi rregullat e reja për pushimin mjekësor në RMV
09:04
Vranësira gjatë ditës, reshje shiu në mbrëmje – temperaturat zbresin deri në -8 gradë
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Gjykata e Apelit konfirmon legjitimitetin e Arben Taravarit si kryetar i Aleancës për Shqiptarët
02
Bursat e MASH-it, vetëm 10 për qind për nxënësit shqiptarë!
03
Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë!
04
Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës
05
Limani: N’punë, edhe në orët e vona!

Lajme
Gjykata e Apelit konfirmon legjitimitetin e Arben Taravarit si kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Lajme
Arrestohet pronari i televizionit “Informer” në Serbi, Dragan Vuçiqeviq

Lajme
Ndërmarrje me llogari në Alta Bankë prej sot pa kufizim do të disponojnë me hyrjet e reja të mjeteve

Lajme
Nga 1 dhjetori hynë në fuqi rregullat e reja për pushimin mjekësor në RMV

Lajme
Vranësira gjatë ditës, reshje shiu në mbrëmje – temperaturat zbresin deri në -8 gradë

Lajme ditore
Qeveria refuzon financimin e rrugës Prizren–Tetovë, reagon deputeti Rijad Shaqiri

Lajme
Shteti për nëntë vite e kërkon personin që u dënua për “vjedhjen e 150 qebapëve”







