Lajme ditore
U gjet trupi i pajetë i një burri pas shuarjes së zjarrit në Shkup

Një barakë në rrugën “Zhdanec” në Shkup është djegur tërësisht nga zjarri që shpërtheu mbrëmë. Pas lokalizimit të flakëve, zjarrfikësit gjetën brenda objektit trupin e pajetë të një burri.
Rasti është raportuar në SPB Shkup më 14 nëntor, në orën 23:40. Baraka ishte në pronësi të një 56-vjeçari nga Shkupi.Sipas informacioneve të Qendrës për Menaxhim me Kriza, në shuarjen e zjarrit morën pjesë 19 zjarrfikës me shtatë automjete zjarrfikëse.
Ndërhyrja zgjati deri në orën 01:30 pas mesnate, ndërsa zjarri përfshiu një sipërfaqe prej rreth 80 metrash katrorë.
Shpërndaje lajmin
19:33
Përleshje në një kazino në Tetovë, dy persona lëndohen rëndë nga mjet i mprehtë
19:28
Kosovë, strategjia për ish-krerët e UÇk-së në hagë mbahet konfidenciale, fokusi te lobimi diplomatik
19:23
Rastet me fruth rrisin interesimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve
17:22
Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Rastet me fruth rrisin interesimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve
02
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
03
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar
04
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria
05
Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Lajme
Përleshje në një kazino në Tetovë, dy persona lëndohen rëndë nga mjet i mprehtë
Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka përfunduar me dy persona të lënduar rëndë nga një mjet i mprehtë, ndërsa disa persona janë ndaluar nga policia.Sipas njoftimit të SPB Tetovë, ngjarja është raportuar më 13 nëntor, në orën 01:45, pasi në Spitalin Klinik të Tetovës janë dërguar me lëndime të rënda J.R. (48)…

Lajme
Kosovë, strategjia për ish-krerët e UÇk-së në hagë mbahet konfidenciale, fokusi te lobimi diplomatik
Hartimi i strategjisë për mbështetjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan në shkallë të parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë, është duke vazhduar në kuadër të grupit punues të përbërë nga përfaqësues institucionalë dhe të partive politike. Ndonëse anëtarët e këtij grupi kanë konfirmuar se janë ndërmarrë hapa konkretë…

Lajme ditore
Rastet me fruth rrisin interesimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve
Rastet e fundit me fruth kanë shtuar shqetësimin e prindërve dhe interesimin e tyre për vaksinimin e fëmijëve me MRP. Pediatrja Albina Bektashi thotë se është rritur interesimi për vaksinën, ndërsa apelon për respektimin e kalendarit të rregullt të vaksinimit. “I ftojmë prindërit që fëmijët në kohë të marrin vaksinën, janë të sigurta dhe nuk…

Lajme
Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile
Përballë çmimeve që vazhdojnë të rëndojnë xhepin e qytetarëve, paga mujore për shumë familje duket gjithnjë e më e pamjaftueshme. Produktet ushqimore, të cilat përbëjnë një pjesë të domosdoshme të shpenzimeve ditore, po kthehen në luks për një pjesë të qytetarëve. Ata të pyetur nga TV SHENJA thonë se me të ardhurat që kanë mezi…

Lajme
Partitë garojnë se në cilën qeverisje ekonomia kishte rezultate më negativeNga LSDM sot kanë përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski për gënjeshtra politike lidhur me ekonominë e vendit. Ata thonë se Mickoski tregon përralla kur flet për arritje ekonomike pasi siç thonë ata RMV renditet e 41-ta nga 48 ekonomitë evropiane për sa i përket BPV-së për kokë banori. Sipas tyre, realiteti është se brenda dy vitesh ka 4 miliardë euro borxh të ri.
LSDM: “Një ditë Mickoski tregon përralla dhe flet për ekonominë e tretë në Evropë, ndërsa ditën tjetër flet për falimentim nëse mbahen zgjedhje. Një ditë mburret me rritjen ekonomike, ndërsa ditën tjetër pranon se shteti nuk ka para. Deklaratat e tij kontradiktore e demaskojnë të gjithë propagandën qeveritare dhe të gjitha gënjeshtrat e tij. Edhe…

Lajme
Kush ia hapi derën ALTA Bankës? Pushteti dhe opozita ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës
VLEN dhe BDI sot shkëmbyen akuza për përgjegjësinë politike lidhur me kalimin e bankës së Manastirit nën kontrollin e ALTA Bankës së Beogradit. Koalicioni qeverisës pretendon se ish-funksionarët e BDI-së dhe familjarë të Ali Ahmetit kishin vepruar në mënyrë të koordinuar për të mundësuar këtë proces, ndërsa BDI-ja akuzon pushtetin aktual se i ka miratuar…

Lajme
Besimi në drejtësi prek fundin!
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, vlerëson se besimi jashtëzakonisht i ulët i qytetarëve te gjyqësori nuk mund të shihet i shkëputur nga funksionimi i dy pushteteve të tjera, atij ligjvënës dhe ekzekutiv. Sipas tij, të tri pushtetet përbëjnë një sistem të përbashkët, ndaj problemet në funksionimin e njërës prej tyre reflektohen edhe në besimin…

Lajme
Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija në aksionin “Heshtja” kundër kokainës
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndaluar në operacionin policor të koduar “Heshtja”, i cili u realizua më 14.11.2026 në rajonin e Prishtinës. Burime të KALLXO-s brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se Haraqija është njëri nga personat e ndaluar në këtë operacion antidrogë. Roli i ish-ministrit në rastin që…





