Connect with us

Lajme

Zana Avdiu e “gozhdon” Osmanin: Jeni koalicion i dëshpërimit…

Published

on

Analistja kosovare, Zana Avdiu në debatin e mbrëmshëm në Presing me kandidatin e Frontit Evropian, Bujar Osmani deklaroi se ky koalicion është koalicion i dëshpërimit dhe jo i shpresës, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Ajo i tha se, BDI-ja nuk është një shpresë, sepse ka 20 vite që është në pushtet dhe nëse vazhdon të jetë, ata që kanë ikur nuk do të kthehen më.

“E dëgjova zotëri Osmanin deri sa foli. Ai tha se fitorja e BDI-së do ti sjellë shpresë qytetarit, ndalon ikjen dhe do ti kthejmë ata që kanë ikur. Fillimisht, BDI-ja është që 20 vite në pushtet, kështu që ikja nëse ka ndodhë, ka ndodhë për shkak që ju keni qenë në pushtet. Dhe nuk mund të themi se po e shpëtojmë nga ikja dhe do ti kthejmë ata që kanë ikur, sepse po të vazhdoni të jeni në pushtet të jeni të bindur se ata që kanë ikur nuk do të kthehen më”, deklaroi analistja Zana Avdiu.

Sa i përket koalicionit të Frontit Evropian, a jo ka thënë se është i panatyrshëm, sepse bëhet fjalë për parti me koncepte të ndryshme.

“Mua më duket shumë e panatyrshme koalicionin të cilin e ka bërë BDI me Menduh Thacin dhe pjesës partisë që Selës, sepse ata kanë qenë kundërshtarë prej nga fillimi. Kundërshtimet më të mëdha kanë qenë me njëra tjetrën. Aq shumë kanë pasur kundërshtime sa që nuk është lejuar të shkoj në varrim Ali Ahmeti, në varrimin e babait ideologjik të PDSH-së, Arbër Xhaferit. Po flasim për parti me koncepte të ndryshme me njëra tjetrën. Mua më shumë më duket si koalicion i dëshpërimit se sa një koalicion i një shprese, të cilën e quajtët ju. Unë e kam përshtypjen se nga ky koalicion janë thjeshtë disa parti politike që duan ta ruajnë pushtetin, sepse edhe opozita e Selës në njëfarë mënyre ka qenë njëfarë rehatie e pushtetit dhe opozitës, pastaj e BDI-së në pushtet”, u shprej ajo. (INA)

Continue Reading

Lajme

Vendosja e tabelës me mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe, Gadaf Uzairi: Pak fjalë e shumë punë!

Published

on

By

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi përmes një postimi në profilin e tij në facebook njofton se sot është vendos tabela me mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe në vendkalimin kufitar Bllacë.

“Pak fjalë e shumë punë!!”, ka shkruar Uzairi.

Kujtojmë që para disa ditëve në këtë vendkalim ishte hequr tabela me mbishkrimin në gjuhën shqipe dhe ishte vendosur vetëm ajo në gjuhën maqedonase.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Unë z.Selën dhe z.Ahmetin nuk i kuptoj pse tash ju kujtohet se në Gjykatën Kushtetuese duhet të ketë badenter

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët,Arben Taravari nga koalicioni VLEN në një dalje për media foli edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pauzimin e balancuesit, përcjell TV21. Taravari theksoi se ai, por askush tjetër nuk mund të përzihet në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por shtoi se vendimi duhej tëprolongohet dhe të sillej para ligji.

Në lidhje me këtë lexo: https://tv21.tv/pauzimi-i-balancuesit-reagojne-partite-shqiptare-pushtet-e-opozite/

“Unë nuk përzihem dhe askush nuk mund të përzihet në vendimet e Gjykatës Kushtetuese por në momente të caktuara, mendoj se duheshte të prolongoheshte pak ky vendim dhe të sillet paraligji. Por sidoqoftë, ne tani e kemi inicuar, ekspertët tonë e përgatisin ligjin. Janë nga përfundimi, vetëm duhet të ulemi me partnerët e koalicionit ta sinkronizojmë dhe ta nxjerrim në Parlament.

Unë z.Selën dhe z.Ahmetin nuk i kuptoj pse tash ju kujtohet se duheshka në Gjykatën Kushtetuese të ketë badenter. Z.Sela si mik i afërt i z.Ahmetit, 22 vjet kanë pushtet absolut, lokal e qendror. Pse nuk e sollën një ligj si duhet për gjuhën shqipe? Pse nuk e sollën që me badenter të votohet edhe në Gjykatën Kushtetuese? A tash iu kujtua? A duhet t’u japim edhe 22 vite që ta bëjnë një gjë të tillë? Pse nuk e bënë deri tash? Të shesësh mjegulla dhe filozofi është shumë lehtë”, tha Arben Taravari – ministër i Shëndetësisë – VLEN.

Continue Reading

Lajme

Taravari: BDI, Levica dhe shoqata e Selës po e sulmojnë shtetin përmes Gjykatës Kushtetuese

Published

on

By

Lideri i Aleancëa për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se, disa parti politike po e përdorin gjyqësorin për ta sulmuar shtetin.

“BDI-ja dhe partnerët e saj si Levica dhe shoqata e Selës po shfrytëzojnë Gjykatën Kushtetuese për të sulmuar shtetin por…e Kanë Kot!
Ne vazhdojmë Punën!”, është shprehur Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme