Connect with us

Lajme

Uzairi: Mickoski kërkon “shqiptarë sipas qejfit”, por kjo nuk ndodh

Published

on

Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski se “këto zgjedhje do të jenë për ta zhdukur BDI-në nga skena politike”, e bërë gjatë një tubimi në Jugunovcë dhe më pas në një debat televiziv, ka shkaktuar reagime të forta në skenën politike shqiptare.

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, ka reaguar përmes një postimi publik, duke e cilësuar këtë qasje si përpjekje për të kontrolluar politikisht shqiptarët dhe duke theksuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Reagimi i plotë i Uzairit:

“Mickoski si duket e do skenën politike sipas qejfit të vet, veçanërisht tek shqiptarët. Ai kërkon “shqiptarë të mirë” sipas standardeve të tij.
Gabim! Kjo nuk ndodh, kurrë s’ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë. Shqiptarët nuk i nënshtrohen lojërave të askujt,veçanërisht kur dikush mundohet t’i nënshtrojë.
Këto janë politika të së kaluarës dhe të dështuara.
Ne qëndrojmë me dinjitet dhe krenari përballë këtij nënshtrimi politik që mundohet të instaloj te shqiptarët!

Me dinjitet dhe krenari 🇦🇱🇦🇱”, ka përfunduar Uzairi./SmartNews/

Continue Reading