Connect with us

Lajme

VMRO dhe LSDM me 5 ankesa për Çashkën! Fituesi Shaqiri: S’ka parregullsi, i bëjnë në baza etnike

Published

on

Pesë ankesa janë bëra në KSHZ për procesin e votimit në Komunën e Çashkës. Prej tyre katër janë dorëzuar nga VMRO-DPMNE: dy në Jabollçishtë të Epërme dhe një në Jabollçishtë të Poshtme; një ankesë në fshatin Mellnicë, ku për të njëjtën është ankuar edhe LSDM. Ankesat në procesion e votimit janë për pajisjen biometrike, edhe pse secili votues ka qenë në listë e printuar të votimit.

Kandidati i AKI-së Suat Shaqiri, i cili ka fituar garën që në rrethin e parë, ka shumë dyshime që këto ankesa janë bërë në baza etnike. Shaqiri tha për TV21 se gjatë procesit të votimit nuk ka pasur asnjë ankesë nga anëtarët e komisioneve komunale zgjedhore e as nga vëzhguesit e OSBE-ODHR. Shtoi se qytetarët kanë votuar 6 këshilltarë shqiptarë nga 11 sosh.

“Sigurisht që po pasi doli e vërteta në sipërfaqe, për çudi në të gjitha vendbanimet tjera ku gravitojnë maqedonasit qenkan të pa kontestuar, qenkan gjithçka në rregull dhe vetëm vendbanimet shqiptare u paskan manipuluar zgjedhjet! Kjo është një gënjeshtër e kulluar, një rreng institucional, prandaj i bëj thirrje organeve kompetente, institucionet më të larta dhe përfaqësuesit politik, te anëtarët e KSHZ që kjo punë të trajtohet profesionalisht dhe pa anime si rast i veçantë i vëzhgimit të situatës”, tha Shaqiri.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *