Connect with us

Lajme

VLEN: Talat Xhaferi, edhe si kryetar kuvendi edhe si kryeministër tradhtoi universitetet shqiptare

Published

on

Koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN” sot ka reaguar ndaj kryeministrit teknik të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi pas rritjes së pagave të univeristetit “Shën Qirilit dhe Metodit” në Shkup ku ka të punësuar më pak se 1 përqind shqiptarë ndërsa shëtit nëpër universitetet shqiptare dhe jep deklarata pompoze me foto fejsbuku, Talat Xhaferi

Reagimi i plotë:

Derisa shëtit nëpër universitetet shqiptare dhe jep deklarata pompoze me foto fejsbuku, Talat Xhaferi rrit i rrogat vetëm universitetit ku ka më pak se 1 përqind shqiptarë, pra “Shën Qirilit dhe Metodit” në Shkup, edhe atë jo më pak se 22 për qind për muajt janar dhe shkurt dhe afro 40 përqind pas rritjes së rrogës miniimale në muajin mars.
Për të qenë ironia më e madhe edhe ministri i arsimit dhe shkencës është shqiptar, por edhe ministri i Financave, ndërkohë përpos zhurmës që BDI bëri se po vjen kryeministri shqiptar, nuk shifet asnjë ndryshim pozitiv në horizont.

Sipas kumtesës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, “me këtë fillon plotësimi i detyrimit të shtetit i cili del nga marrëveshja kolektive individuale i këtij institucioni të arsimit të lartë të nënshkruar më 29.12.2022, ndërsa i cili do të fillojë të zbatohet prej datës 1.1.2024”, dhe pikërisht këtu fshihet e vërteta se Talat Xhaferi si kryetar kuvendi si themelues i universiteteve shtetërore ka nënshkruar marrëveshje vetëm me UKIM, dhe jo edhe me 5 universitetet tjera shtetërore, ndërsa edhe si kryeministër po ‘luan të njejtën valle’, llafe për shqiptarët dhe rroga më të mëdha për maqedonasit.

Ndryshe 5 universitetet publike, Nënë Tereza, USHT, Universiteti i Shtipit, i Manastirit dhe i Ohrit, kanë dërguar kërkesë që kryetari i ri i Kuvendit të përmirësojë padrejtësinë e Xhaferit dhe rritja të vlejë edhe për 1300 të punësuar në këto universitete, bashkë me 3000 të UKIM-it, thuhet në reagimin e VLEN.

Continue Reading

Lajme

Gashi: Miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka njoftuar se ka marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

“Me ftesë të Ambasadores Angela Aggeler, kisha kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në emrin tim dhe të Kuvendit të RMV, përcjella urimet për shtetin dhe popullin amerikan, duke theksuar se miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë. Partneriteti ynë i palëkundur bazohet në vlerat e përbashkëta demokratike”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti fsheh takimin “vëllau për vëllaun” me Arben Fetain?

Published

on

By

Në faqen zyrtare të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti mungojnë fotografitë nga takimi me zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë të Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai një nga përfaqësuesit e koalicionit VLEN.

Takimi ndodhi në kuadër të ngjarjes së organizuar në Shkup nga Qeveria e RMV-së dhe Bashkimi Europian, ku liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën për të diskutuar Planin e Rritjes për rajonin.

Megjithatë, në përmbledhjen zyrtare dhe postimet në rrjetet sociale të kryeministrit Kurti, bie në sy mungesa e fotografive nga takimi me Arben Fetain. Kjo ka ngjallur reagime dhe komente në opinionin publik, sidomos duke pasur parasysh afërsinë që Kurti ka shprehur ndaj eksponentëve të VLEN-it, përfshirë vetë Fetain, të cilin shpesh janë cilësuar si “vëlla”.

Ndryshe nga Kurti, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga takimi me kryeministrin e Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin dhe përkushtimin për të avancuar integrimin europian të rajonit.

Mbetet e paqartë nëse mungesa e imazheve nga ana e zyrës së Kurtit është e qëllimshme apo një lëshim protokollar. Por heshtja nga Prishtina dhe veçantia e këtij “harrese” shtojnë spekulimet për ftohje të mundshme të raporteve mes partnerëve politikë në Maqedoninë e Veriut dhe udhëheqjes së Vetëvendosjes në Kosovë.

Continue Reading

Lajme

Ambasadori Meidani: Shqipëria me ritëm të lartë drejt BE-së – takim me Taravarin në Shkup

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka bërë të ditur se Shqipëria ka hapur tre kapituj negociues me Bashkimin Evropian vetëm në gjashtë muajt e fundit dhe synon t’i hapë të gjithë brenda vitit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Meidani theksoi se kishte kënaqësinë të shoqëronte Kryeministrin Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Shkup, ku Shqipëria u vlerësua për ritmin e saj të integrimit dhe angazhimin e qëndrueshëm drejt anëtarësimit.

Në kuadër të vizitës, Rama i shoqëruar edhe nga ambasadori Meidani, zhvilluan edhe takime me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ku u diskutuan sfidat dhe përgjegjësitë e përbashkëta të faktorit politik shqiptar në proceset integruese dhe zhvillimet rajonale.

Vizita e delegacionit shqiptar në Shkup përfundoi me një ndalesë simbolike në Çarshinë e Vjetër të qytetit – një hapësirë që, siç u shpreh Meidani, “ruan gjurmët e identitetit shqiptar dhe dëshmon bashkëjetesën kulturore ndër shekuj”.

Continue Reading

TOP Lajme