Connect with us

Politika

VLEN: Panika është e kuptueshme, por keqpërdorimi i funksionit dhe presioni ndaj gjykatës e patolerushme!

Published

on

Deklaratat e Bujar Osmanit, Talat Xhaferit dhe të tjerëve nga rangu i tyre, janë ndërhyrje klasike e BDI-së, për të ushtruar presion ndaj Gjykatës Administrative dhe kjo është një shkelje e qartë e pavarësisë së gjyqësorit që rrezikon integritetin e procesit gjyqësor dhe zgjedhor, thuhet ne reagimin e sotëm të koalicionit VLEN.

“Konstatimet e KSHZ janë shumë të qarta dhe vërtetojnë atë që ne e themi prej në fillim, që BDI ka kryer parregullsi dhe shkelje të mëdha zgjedhore, me presione shantazhe, kërcënime, tregtime ka manipuluar vullnetin e qytetarëve. Tani me presione ndaj gjykatave po tentojnë të bëjnë përsëri të njejtën.

Populli thotë, ‘Ujku qimen e ndërron por zanatin nuk e harron’.

Këto sjellje nuk na befasojnë, i kemi të freskëta presionet ndaj Besa Ademit dhe e dijmë që të tilla deklarata janë më e pakta që ata mund të bëjnë. Siç kanë shkelur çdo vlerë demokratike, me shtypjen e gjyqësorit po e shkelin edhe këtë parim themelor të demokracisë, por kësaj radhe drejtësia do të jetë në anën tonë.

E besojmë fuqishëm. Bëjmë thirrje tek Gjykata Administrative, që të mos ndikohen nga presionet politike por të japin vendimin bazuar në burime e fakte ligjore. Ne duam të besojmë në sundimin e ligjit dhe në pavarësinë e institucioneve, përfshirë gjykatat.

Prandaj, duke vlerësuar se vendimi i KSHZ është një vendim i drejtë i bazuar në fakte të pashmangshme; fakte të cilat rezultuan që vendimi të merret me vota unanime nga të gjithë anëtarët e KSHZ-së, e bëjnë këtë vendim edhe më të qëndrueshëm e të fuqishëm.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Analistët që sulmojnë Kurtin në Prishtinë, na sulmojnë edhe neve në Shkup

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë një tubimi me të rinjtë e partisë në Kumanovë, ka deklaruar se analistët e njejtë që sulojmë Albin Kurtin në Kosovë, sulmojnë edhe VLEN-in në Maqedoni.

Sipas Taravarit, këta njerëz paguhen nga qendra të ndryshme për të shpifur kundër VV-së në Prishtinë dhe VLEN-it në Shkup.

“Nëse e keni përcjellur fushatën në Kosovë, njërëzit e njejtë prej Maqedonie dhe Kosove, propagandë të njejtë kundër Albinit dhe të krijohet përshtypja se Vetëvendosja nuk fiton 20%. Por, populli ndryshe mendon, nuk mendon si këta analistët që paguhen nga qendrat e caktuara. E njejta propagandë është edhe në Maqedoni. E mbajnë temë gjuhën shqipe dhe nëse shkoni në Shqipëri apo Prishtinë, krijohet përshtypja se këtu nuk përdoret gjuha shqipe. Jo bre, njësoj përdoret gjuha shqipe, asgjë s’ka ndryshuar, vetëm do të avancohet. Ne në këtë mandate e kemi për obligim që gjuhës shqipe t’ia heqim 20% nga Kushtetuta që Ali Ahmeti s’e bëri për 22 vite në Qeveri”, tha Taravari.

” target=”_blank”>VIDEO

Continue Reading

Lajme

Bexheti – Qyra: të identifikojmë ide dhe mundësi për zhvillimin e bujqësisë si dhe lehtësim në tregje!

Published

on

By

Zëvendësministri i Bujqësisë Flakron Bexheti, zhvilloi një takim me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra, Drejtorin Ekzekutiv, Durim Zekiri, si dhe përfaqësues të tjerë të Odës Ekonomike.

Takimi kishte për qëllim shkëmbimin e ideve dhe identifikimin e mundësive për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, me theks në mbështetjen e fermerëve dhe lehtësimin e qasjes në tregje. Zëvendësministri Bexheti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe sektorit privat për përmirësimin e politikave mbështetëse dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik.

Po ashtu, u theksua rëndësia e përfshirjes së shoqatave bujqësore, që janë pjesë e Odës Ekonomike, në grupet nënsektoriale të ministrisë, me qëllim të rritjes së përfaqësimit dhe përshtatjes së politikave bujqësore me nevojat e sektorëve përkatës.

Ky takim vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe fuqizimit të sektorit të bujqësisë në vend.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Takimet me Daniel Serwer janë gjithnjë një përvojë e çmuar

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka vlerësuar diplomatin Daniel Serwer, duke theksuar njohuritë e tij të thella mbi vendin tonë dhe përkushtimin e tij me mençuri dhe dashuri. Ai ka theksuar se takimet me Serwerin janë gjithnjë një përvojë e çmuar. Aktualisht, Daniel Serwer është anëtar i lartë në Institutin e Politikës së Jashtme në SAIS, Universiteti Johns Hopkins.

“Biseda me Daniel Serwer është gjithnjë një përvojë e çmuar. Ai është një diplomat që di aq shumë për vendin tonë dhe mbi të gjitha mendon me shumë dashuri dhe mençuri për të. Aktualisht Daniel Serwer është anëtar i Lartë në Institutin e Politikës së Jashtme në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS) të Universitetit Johns Hopkins”, ka shkruar Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme