Connect with us

Politika

Albin Kurti takoi liderët e koalicionit VLEN: Është hera e parë që opozita shqiptare arrin mbi 100.000 vota

Published

on

Kryeministri Albin Kurti të shtunën ka pritur në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, Bilall Kasami, Arben Taravari, Izet Mexhiti e Afrim Gashi, të cilët i ka përgëzuar për rezultatin zgjedhor.

Është hera e parë, sipas njoftimit të Kryeministrisë, që opozita shqiptare arrin të prekë dhe të tejkalojë 100,000 vota.

“Përfaqësuesit e VLEN diskutuan me kryeministrin Kurti për çështjet me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por edhe për marrëdhëniet ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut e për çështje të tjera të rëndësishme. Shqetësuese për palët vazhdon të jetë influenca ruse dhe serbe, e cila ndodh edhe përmes rrjeteve korruptive e kriminale. Zhvillimi i infrastrukturës që ndërlidh popullsitë e shtetet tona, ishte një ndër temat kryesore të diskutimit, bashkë me ide e projekte për gjallërimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor e arsimor”, thuhet në njoftim.

Takimi u zhvillua, siç thotë njoftimi, në frymë të bashkëpunimit të përzemërt, “duke mbajtur parasysh se shqiptarët në Ballkan janë faktor i padiskutueshëm në mbështetje të demokratizimit, integrimit europian, paqes e sigurisë dhe qëndrueshmërisë euroatlantike”.

Koalicioni VLEN është në bisedime me fituesin e zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, VMRO, për ta formuar Qeverinë e re.

Continue Reading

Lajme

Ramadani nga ASH: Bashkëpunimi me IRI-n fuqzion demokracitë e brendshme partiake

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Blerant Ramadani sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e
Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Shkup të kryesuar nga John Fluharty, drejtor rezident i Programit të IRI për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe përfaqësues tjerë nga IRI të pranishëm në takim si Ilina Mangova, Ana Alibegova, dhe Ana Velkovska.

“Në këtë takim diskutuam mbi çështje me rëndësi të veçantë për zhvillimin demokratik dhe politik, duke u fokusuar në organizimin e fushatave zgjedhore, proceset demokratike brenda partive dhe forcimin e demokracisë së brendshme partiake.Ky bashkëpunim dhe shkëmbim idesh pasqyron angazhimin tonë të përbashkët për të avancuar standardet demokratike dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur politike në rajon”, nënvizoi Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Klinika e Urologjisë në Shkup po merr një pamje të re dhe moderne

Published

on

By

Klinika e Urologjisë në Shkup është në proces të transformimit të plotë, duke u rinovuar dhe modernizuar për të ofruar kushte më të mira për pacientët dhe stafin mjekësor. Me investime të reja dhe pajisje bashkëkohore, klinika synon të përmbushë standardet më të larta evropiane në fushën e urologjisë.

Renovimi përfshin përmirësimin e infrastrukturës, instalimin e teknologjisë së avancuar mjekësore dhe krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për trajtimin e pacientëve. Ky ndryshim jo vetëm që do të rrisë efikasitetin e shërbimeve, por edhe do të kontribuojë në një përvojë më të këndshme dhe profesionale për të gjithë ata që marrin shërbime në këtë klinikë.

Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit shëndetësor dhe një dëshmi e përkushtimit për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në vend.

Continue Reading

Lajme

Uzairi mobilizon FRASH në Tetovë, takime intensive me të rinjtë

Published

on

By

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi ka vazhduar aktivitetin e tij në ngritjen dhe përforcimin e strukturave të ASH-së në të gjitha nivelet duke ju kushtuar vëmendje dhe kohë çdo anëtari të ASH-së në veçanti. Sekretari Uzairi gjatë ditës së djeshme i shoqëruar nga kryetari i degës Arif Selami dhe nga Sekretarin e Përgjithshëm të FRASH-it, Muhamed Lala, Kryetarin e FRASH-Tetovë, Ujkan Rahmani dhe Sekretarin Administrativ, Albin Musa kanë takuar anëtarët e FRASH në Drenovec.

“Së bashku me Sekretarin Organizativ të ASH-së, z. Gadaf Uzairi, Kryetarin e Degës së ASH-së në Tetovë, z. Arif Selami, Sekretarin e Përgjithshëm të FRASH-it, z. Muhamed Lala dhe Sekretarin Administrativ, Z. Albin Musa zhvilluam takim joformal dhe bashkëbisedim me disa nga anëtarët e FRASH-it, nëndega Drenovec.
Strukturave të FRASH-it në Tetovë çdo ditë u bashkohen djem dhe vajza, duke e fuqizuar më tej strukturën tonë rinore”’ ka përfunduar njoftimin e tij kryetari i FRASH-Tetovë,
Ujkan Rahmani.

Continue Reading

TOP Lajme