Connect with us

Lajme

VLEN nuk shënon asnjë ritje Gostivar, 7510-4000 maqedonas = 3510

Published

on

Pas përfundimit të numërimit të votave, rezultatet e zgjedhjeve në Gostivar dhe Vrapçisht konfirmojnë humbje të thellë për kandidatët e mbështetur nga koalicioni VLEN. Kandidati i VLEN-it në Gostivar, Nevzat Bejta, si dhe kandidati i pavarur i mbështetur fuqishëm nga ky koalicion në Vrapçisht, Zuli Demiri, nuk kanë arritur të sigurojnë mbështetjen e nevojshme të qytetarëve.

Të dhënat nga Gostivari tregojnë se koalicioni VLEN nuk shënon asnjë rritje reale në rezultat. Nga gjithsej rreth 7.510 vota, rreth 4.000 janë vota të elektoratit maqedonas, ndërsa vetëm 3.510 vota përbëjnë mbështetjen reale, çka dëshmon mungesën e zgjerimit të bazës zgjedhore në këtë komunë.

Në këtë kontekst, shefi i shtabit të VLEN-it, Adnan Azizi, ka komentuar rezultatet përmes një postimi, duke deklaruar: “Për vetëm dy muaj, dyfishim të votave në Gostivar dhe dhjetëfishim në Vrapçisht. Dalëngadalë, Pollogu po çlirohet nga zullumi!”. Megjithatë, shifrat zyrtare dhe rezultati final në terren nuk e mbështesin këtë vlerësim, duke reflektuar humbje të qarta për kandidatët e përkrahur nga VLEN.

Nga ana tjetër, rezultatet tregojnë dominim të qartë të kandidaturave të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI). Valbon Limani ka shënuar fitore bindëse në Gostivar, ndërsa Isen Shabani ka triumfuar në Vrapçisht, duke dëshmuar një mbështetje të fuqishme qytetare për programin dhe vizionin politik të AKI-së.

Deklaratat paszgjedhore nga përfaqësues të VLEN-it interpretohen si reflektim i shqetësimit për humbjen e thellë në këto dy komuna, si dhe si paralajmërim për peshën që do të kenë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të cilat pritet të mbahen në maj ose tetor të këtij viti.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *