Connect with us

Lajme

VLEN e fiton edhe një betejë, Abdush Demiri votohet për anëtar të KSHZ-së

Published

on

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në kuadër të seancës së 145, pa diskutim, pasdite ka votuar Abdush Demirin për anëtarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Për vendimin votuan 90 deputetët, asnjë kundër dhe përmbajtur.

Kujtojmë se Abdush Demiri në pozitën e anëtarit të KSHZ-së, ka ardhur si propozim i opozitës shqiptare- VLEN-it.

Fillimisht kandidatura e tij u mohua, pas çka ishte edhe arsye që opozita shqiptare të bojkotojë edhe punën e Kuvendit këto muajt e fundit.

Continue Reading

Lajme

Aleanca për Shqiptarët: Liderët e VLEN-it të demaskuar, të shitur e të kapur – Qoku e tha të vërtetën

Published

on

By

Ministrja serbe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, vetëm një ditë më parë, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën e Kosovës i quajti “Serbia e vjetër”, duke përsëritur retorikën shoviniste dhe hegjemoniste serbe ndaj trojeve shqiptare.

Në vend që të reagojnë ndaj kësaj fyerjeje të rëndë për shqiptarët dhe për shtetin tonë, grupimi politik që përfundimisht nuk VLEN zgjedh të heshtë dhe të gjithë energjinë e vet e përqendron në shpifje, paragjykime dhe në përpjekje për të poshtëruar shqiptarët.

Ekponentët e këtij grupimi shkojnë aq larg, sa edhe spekulojnë duke akuzuar shqiptarët për nxitje të tensioneve ndëretnike, teksa njëkohësisht i shërbejnë grupeve ekstremiste serbe përmes amnistisë që po ua bëjnë. Kjo tregon qartë se VLEN nuk ka hallin e shqiptarëve, e as të Kosovës, ndërkohë që për Milicën dhe Beogradin zyrtar, Kosova mbetet “Kosova dhe Metohija”, ndërsa trojet shqiptare në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë t’i quajnë troje serbe.

E gjithë kjo heshtje servile vjen nga fakti se drejtuesit e këtij grupimi janë të kapur nga Mickoski, i cili nëpërmjet dosjeve për veprat e tyre kriminale i mban peng dhe i kushtëzon politikisht. Përqendrimi i tyre i vetëm është ruajtja e një grushti pushteti dhe mbrojtja e vetes, jo interesat e shqiptarëve.

Të katandisur nga humbja e thellë që i pret në referendumin shqiptar të tetorit, drejtuesit e VLEN kanë filluar të çoroditen dhe të demantojnë vetveten publikisht. Rasti i fundit ishte ai i koordinatorit të Grupit Parlamentar, Bekim Qoku, i cili pranoi hapur se donacioni serb në Tetovë ishte për ndërtimin e Kishës, duke e demaskuar publikisht mashtrimin e Bilall Kasamit që u përpoq t’i gënjejë tetovarët se në atë hapësirë do të ndërtohej një xhami.

Bekim Qoku, edhe pse pa vetëdije të plotë, tha të vërtetën që nxori lakuriq të gjithë lidershipin e VLEN-it. Nuk ishte as lapsus, e as gabim – ishte deklarata më e sinqertë që shqiptarët dëgjuan prej tyre.

Aleanca për Shqiptarët rithekson se shqiptarët nuk mund të mashtrohen me propagandë të tillë. Ata meritojnë përfaqësues të denjë, që reagojnë me dinjitet kur shkelet mbi Kosovën dhe mbi trojet shqiptare, e jo politikanë të shitur që heshtin para Beogradit e Mickoskit, ndërsa merren me shpifje kundër popullit të vet.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

“EVN është e detyruar automatikisht të bëjë korrigjimin e faturave paushalle”

Published

on

By

“Inxhinierët e Republikës së Maqedonisë (INRM) alarmojnë se praktika e deritanishme e EVN Home për lëshimin e faturave paushalle dhe transferimin e të gjithë diferencës në një muaj është në kundërshtim me Ligjin për Energjetikë dhe shkakton fatura të padrejta dhe të rritura për qytetarët.

Në muajt qershor dhe korrik, një numri të madh të amvisërive u janë dërguar fatura më të ulëta bazuar në konsumin e vlerësuar, ndërsa në gusht, pas leximit të matësve dhe balancimit, e gjithë diferenca u transferua në një periudhë tridhjetëditore llogaritëse. Në këtë mënyrë, konsumi në tarifën e lartë u përfshi në blloqet tarifore më të shtrenjta, gjë që rezultoi me shuma dukshëm më të larta në fatura.

“EVN është e detyruar automatikisht të bëjë korrigjimin e faturave paushalle”, theksojnë nga INRM.

Për këtë arsye është dorëzuar një ankesë në Komisionin Rregullator për Energjetikë, në Ministrinë e Energjetikës dhe në EVN, si dhe një kërkesë për mbikëqyrje inspektuese te inspektoratet përkatëse, me qëllim që institucionet të ndërmarrin masa në kuadër të kompetencave të tyre.

INRM këmbëngul në zbatimin e plotë të nenit 185, paragrafi (2) të Ligjit për Energjetikë, i cili e obligon furnizuesin që automatikisht të lëshojë fatura të korrigjuara një herë në tre muaj, kur faturat bazohen në konsumin e vlerësuar.

Aktualisht, qytetarët mund të marrin korrigjime të këtyre faturave vetëm nëse paraqesin individualisht ankesë, gjë që është në kundërshtim me ligjin. Në këtë mënyrë konsumatorët vendosen në një pozitë të pabarabartë dhe pësojnë dëm financiar. Nëse kjo praktikë vazhdon, gjatë sezonit të ngrohjes amvisëritë do të përballen me shpenzime të konsiderueshme dhe të pajustifikueshme.

INRM e informon opinionin se derisa të vendoset korrigjimi automatik i faturave në përputhje me ligjin, qytetarët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në EVN në info@evn.mk dhe të kërkojnë lëshimin e një fature të korrigjuar. Për përcaktimin më të lehtë të dëmit të mundshëm, mund të përdoret një kalkulator i thjeshtë përmes të cilit çdo amvisëri mund të kontrollojë nëse është dëmtuar nga faturimi paušal për periudhën tre mujore.

“Ligjet i mbrojnë të drejtat e konsumatorëve, thjesht kërkohet zbatimi i tyre i plotë,” shtohet në njoftimin e INRM.

Continue Reading

Lajme

Shqipëria merr vëmendje botërore për ministren e parë AI

Published

on

By

Gazeta e njohur online POLITICO i ka kushtuar një artikull të veçantë faktit që Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që emëron një ministër nga Inteligjenca Artificiale (AI). Ky nuk është një ministër tradicional, por një entitet virtual “i koduar deri në pikselë”, i krijuar me teknologjinë AI.

Lajmin e bëri publik vetë kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Tiranë. Krahas prezantimit të anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar, Rama zbuloi emrin e ministres së re nga Inteligjenca Artificiale, Diella, emër që vjen nga fjala “diell”. Diella do të jetë përgjegjëse kryesisht për të gjitha prokurimet dhe fondet publike.

Ky zhvillim vjen pas një deklarate të Ramës gjatë verës, ku ai shprehu vizionin e tij për një të ardhme kur vendi do të kishte një ministër digjital, madje edhe një kryeministër AI. Megjithatë, pakkush e priste që ky moment të mbërrinte kaq shpejt.

Sipas POLITICO, gjatë prezantimit të Diellës, kryeministri theksoi se ajo është “anëtarja e parë që nuk është fizikisht e pranishme, por e krijuar virtualisht nga inteligjenca artificiale”. Ai shpjegoi se vendimet për tenderët do të merren nga ministritë përkatëse dhe do të kalojnë nëpërmjet Diellës, “shërbëtores së prokurimit publik”.

Rama siguroi se procesi, edhe pse “hap pas hapi”, do të garantojë që tenderët publikë në Shqipëri të jenë “100 për qind të pakorruptueshëm” dhe “100 për qind të lexueshëm”.

“Kjo nuk është fantashkencë, por detyrë e Diellës,” u shpreh Rama, duke theksuar natyrën praktike të këtij inovacioni.
Diella nuk është një koncept i panjohur për qytetarët shqiptarë, pasi ajo tashmë fuqizon platformën e-Albania, duke u mundësuar qytetarëve aksesin digjital në pothuajse të gjitha shërbimet qeveritare. Ajo ka edhe një avatar të saj, duke u paraqitur si një grua e re e veshur me kostum tradicional shqiptar. Roli i saj do të jetë vlerësimi i ofertave dhe aftësia për të “punësuar talente nga e gjithë bota”, duke tejkaluar kështu “frikën nga paragjykimet dhe ngurtësia e administratës”.

Shkrimi i gazetës së huaj thekson se ky hap vjen në një kohë kur Shqipëria prej kohësh lufton me korrupsionin, veçanërisht në administratën publike dhe në fushën e prokurimeve, çështje e theksuar vazhdimisht edhe nga Bashkimi Evropian në raportet e tij.

Kryeministri Rama, i cili fitoi mandatin e katërt historik në maj 2025, me ambicien për anëtarësimin në BE deri në vitin 2030, duket se po hedh një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe transparencës së qeverisjes përmes teknologjisë./RTSH

Continue Reading

TOP Lajme