Connect with us

Lajme

Vera pa celularë/ Shkolla Verore “Gostivari 2023” për të dytin vit radhazi

Published

on

Komuna e Gostivarit për të dy dytin vit radhazi organizon Shkollën Verore “Gostivari 2023”.

Ngjarja synon të angazhojë me aktivitete të ndryshme fëmijët e moshës 7-14 vjet gjatë sezonit të verës me instruktorë nga profesione të ndryshme.

Shkolla Verore fillon më 1 korrik dhe përfundon më 30 korrik, kurse aplikimi për marrje pjesë në këtë shkollë bëhet përmes shkollave përkatëse.

Ndryshe, përvec angazhimit të fëmijëve gjatë pushimit të verës, Shkolla Verore synon të zbulojë talentët e rinj të qytetit në fusha të ndryshme.https://www.facebook.com/1265185232/posts/pfbid0if7yUt6t9LG1VueYxpy2oMmPgnUzG8JGxvGPVnZrgCpud7jZnVeMN6GBapsqu5rel/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti mirëpret Albin Kurtin – në fokus të takimit, shtypja e shqiptarëve nga qeveria VMRO-VLEN

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti në Shkup, mirëpritet nga Izet Mexhiti flasin për tabelat e rrugëve të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Aksi rrugor Kërçovë–Qafë Thanë zhvishet nga shqipja: Tabelat e reja vetëm maqedonisht dhe anglisht

Published

on

By

Fundjava ka qenë e ngarkuar për Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila ka vendosur tabela të reja rrugore në aksin nga Kërçova drejt Strugës dhe Qafë Thanës. Por, e hëna i gjeti këto tabela me mungesë të dukshme: gjuha shqipe është zhdukur krejtësisht prej tyre. Tabelat janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Publikimi i pamjeve nga terreni ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, me akuza për përjashtim dhe diskriminim gjuhësor ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. “Tabela e re në rrugën për Strugë. Vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqipja e përjashtuar!” – thuhet në reagimin e shkurtër të partisë së Ali Ahmetit.

Ky veprim vjen në një moment të ngarkuar politik, me tensione ndëretnike në rritje dhe në një kontekst kur qeveria e re po kritikohet për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike.

Vëzhguesit politikë paralajmërojnë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, rastet e tilla diskriminuese mund të shtohen, duke u përdorur për të mbuluar ngecjet në procesin euro-integrues dhe dështimet e brendshme të pushtetit aktual. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme