Connect with us

Lajme

Veprimtari Luan Veliu fton të votohet Valbon Limani në Gostivar

Published

on

Veprimtari i çështjes kombëtare nga Gostivari, Luan Veliu, ka reaguar publikisht lidhur me zgjedhjet e 11 janarit, duke i cilësuar ato si një shembull të rrallë të demokracisë së mirëfilltë.

Në shkrimin e tij në rrjetet sociale, Veliu vlerëson figurat e Valbon Limanit dhe Valdet Xhaferrit, të cilët, sipas tij, përfaqësojnë “dy shkronjat e demokracisë”, duke theksuar mesazhin e pajtimit, bashkimit dhe bashkëpunimit politik.

“Ky shtrëngim duarsh duhet ndjekur në vazhdimësi si akt i pajtimit dhe bashkimit, e jo i brylave dhe i goditjeve pas shpine”, shprehet Veliu, duke nënvizuar nevojën për një kulturë të re politike.

Ai shton se dy të rinjtë janë shembull i demokracisë funksionale dhe meritojnë besimin qytetar, fillimisht përmes votës dhe më pas përmes mbështetjes në angazhimet e tyre në funksionet që do të marrin.

Në këtë kontekst, Luan Veliu u bën thirrje qytetarëve të Gostivarit që të mbështesin me votë Valbon Limanin, duke e konsideruar atë një përfaqësues të denjë të frymës demokratike dhe të bashkimit politik.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *