Connect with us

Lajme

Valdet Xhaferi pas votimit: Votova për të ardhmen e Gostivarit, thirrje qytetarëve të dalin të votojnë

Published

on

Kryetari i Këshillit Komunal të Gostivarit, Valdet Xhaferi, mori pjesë sot në votime, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin zgjedhor dhe duke ftuar të gjithë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.

“Votova për të ardhmen e Gostivarit, për zhvillim, dinjitet dhe shpresë. Dilni dhe votoni 🤝”, theksoi Xhaferi.

Në komunën e Gostivarit po mbahen zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, pasi në 19 tetor nuk u arrit censusi me vetëm 27 vota diferencë. 82.870 votues do të votojnë në 121 qendra, ndërsa kandidatët për kryetar janë Valbon Limani nga AKI dhe Nevzat Bejta nga VLEN./SmartNews.mk/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *