Smart News

Valbon Limani: Vitin e ardhshëm Gostivari do të bëhet me qendër dhe shëtitore të re rreth Vardarit

 

“Mendoj se për këto dy vite kemi bërë punë të mjaftueshme dhe qytetarët më së miri mund ta vlersojnë atë që kemi bërë. Gjithmonë mund të bëhet më tepër, mirëpo në kuadër të mundësive kemi bërë maksimumin sa u takon shërbimeve kapitale, por edhe sa u takon shërbimeve tjera që merren nga ana e qytetarëve”.

Kështu tha Valbon Limani – Kryesues i Këshillit komunal në Gostivar sonte në emisionin “Politica” i cili transmetohet në Tv Globi. Ai sqaroi se aktualisht janë duke u aslfatuar disa rrugë në qytet dhe vendbanimet përreth.

“Akutalisht është në përfundim e sipër rruga ‘Ilindenska’ deri në dalje të Gostivarit që asfaltohet. Gjithashtu, kemi një rrugë me kofinancim me banorët e fashtit Balindoll që po e asfaltojmë. Jemi duke rregulluar disa rrugica në fshatin Turçan i Madh dhe shpresojmë varësisht nga kushtet atmosferike, ndoshta do të fillojmë edhe me rikonstruimin e rrugës së Dibrës deri në dalje të Gostivarit, nëse jo tani do bëhet kur të na lejojnë kushtet atmosferike”, tha Limani duke komentuar punën e realizuara në dy vitet e para të mandatit.

Limani tha se vitin e ardhshëm do ketë shumë më tepër investime duke përfshirë, siç ai premtoi, edhe rregullimin e sheshit të qytetit të Gostivarit.

“Theksi do të vendoset në infrastrukturë. Siç e dimë Gostivari m rrethinën ka shumë nevojë për infrastrukturë posaçërisht të kompletohen kanalizimet fekale për të cilat në shekullin 21 është banale të bisedohet, por duhet të kompletohen. Gjithashtu do të punohet në fushën e sistemit të ujit për pije dhe në fushën e aslaftimit të rrugëve që kanë nevojë, por ndoshta edhe në një pjesë të qytetit që ti japim një pasqyrë tjetër qendrës së qytetit të Gostivarit. Kemi projekt konkret ideor i cili ka qenë i pranuar para disa viteve dhe shpresojë se mundësit financiare do na lejojnë që të njejtin ta realizojmë. Pos kësaj si një nga projektet më të mëdha vitin e arddhshëm planifikojmë të rikonstruojmë rrugën ‘Beliçica’ me të gjitha pjesët e tjera, këtu do bëhet edhe kanalizimi fekal dhe ai atmosferik pos asfaltimit dhe me këtë ti japim një pamje tjetër kësaj rruge e cila është shumë e rëndësishme për qytetarët”, premton Limani.

Ai premtoi se në pranverë do fillojë rregullimi i pjesës tjetër të shëtitores së lumit Vardar e cila parashihet të kushtojë 300 mijë euro.

“Edhe pjesa tjetër e shëtitores së Lumit Vardar poashtu në pranverë do të fillojnë punimet dhe besoj se deri verës do jetë e gatshme. Ky investim vjen si projekt ku komuna e Gostivarit do të inevstojë i cili u fitua si pojekt si rezultat i bashkëpunimit ndërkufitar me komunën e Vitisë nga Kosova. Gostivari nga ky projekt merr 300 mijë euro të cilat do të investohen në këtë pjesë të qytetit”, deklaroi Limani.

Limani tha se në dy vitet e para theksi ka qenë i vendosur më shumë nëpër shkolla ku sipas tij ka pasur rreth një milion euro investim. Poashtu premtoi s vitin tjetër do të rregullohen dy salla sporti, njëra te shkolla e mesme ekonomike dhe tjetra te shkolla fillore “Goce Dellçev”.

Sa i takon Buxhetit të vitit të ardhshëm në Komunën e Gostivarit, Limani tha se ai do peshojë rreth 21 milionë euro. I njejti pritet të sillet pas datës 20 të këtij muaji.

I pyetur nëse është e vërtetë se ai nuk merr pagë në Komunën e Gostivarit përgjatë afro katër viteve angaazhim, tha se kjo është e vërtetë.

“Punojë pa pagë pasi dua ta ndihmojë qytetin tim”, tha shkurt Limani.

Exit mobile version