Lajme
Valbon Limani: Parking nëntokësor modern me dy kate, zgjidhje përfundimtare për parkimin në qendër të Gostivarit
Kryetari aktual i Komunës së Gostivarit dhe kandidati nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim, Valbon Limani ka prezantuar edhe një nga pikat e platformës së tij të rëndësishme ndërtimin e një parking nëntokësor modern me dy kate i cili do të jetë zgjidhje përfundimtare e problemit të parkimit në pjesën qëndrore të qytetit, përcjell SmartNews
Në video-mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Limani thekson se parkingu nëntokësor pranë Komunës do të jetë zgjidhje përfundimtare e problemit të parkimit në pjesën qëndrore të qytetit, do të ndërtohet një parking nëntokësor modern me dy kate dhe sipërfaqe prej 1,900 m², me kapacitet për 126 automjete i cili do të jetë i pajisur me sistem elektronik kontrolli dhe siguri të lartë.
“Parking nëntokësor pranë Komunës
Për të zgjidhur përfundimisht problemin e parkimit në pjesën qëndrore të qytetit, do të ndërtojmë një parking nëntokësor modern me dy kate dhe sipërfaqe prej 1,900 m², me kapacitet për 126 automjete.
Ai do të jetë i pajisur me sistem elektronik kontrolli dhe siguri të lartë”, ka lërfunduar Limani./SmartNews.mk/
