Connect with us

Lajme

Taravari takon këshilltaren e OSBE-së, Jalali: Maqedonia e Veriut ka të ardhme evropiane vetëm përmes barazisë dhe përfaqësimit të shqiptarëve

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari së bashku me kryetarin e Akademisë Politike të ASH-së, Arianit Reka sot zhvilluan takim të frytshëm me Këshilltaren e Lartë pranë Komisioneres së Lartë të OSBE-së, Mitra Jalali.

Në takim u diskutua për sfidat e vendit në rrugën drejt barazisë, transparencës dhe integrimit evropian. Taravari theksoi se vetëm një Maqedoni e Veriut që respekton vullnetin politik të shqiptarëve dhe i trajton ata si partnerë të barabartë mund të ecë me dinjitet drejt BE-së.

Taravari tjeksoi se zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë provë e pjekurisë politike dhe se Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të jetë zëri i barazisë, drejtësisë dhe shpresës për një të ardhme evropian

“Sot zhvilluam takim të frytshëm me znj. Mitra Jalali, Këshilltare e Lartë pranë Komisioneres së Lartë të OSBE-së.

Diskutuam hapur për sfidat që ka vendi në rrugën drejt barazisë së plotë, transparencës dhe integrimit evropian.

Në thelb të qëndrimit tonë mbetet e qartë se vetëm një Maqedoni e Veriut që e trajton vullnetin politik të shqiptarëve dhe i sheh ata si partnerë të barabartë mund të ecë drejt Bashkimit Evropian me dinjitet dhe stabilitet të qëndrueshëm.

Biseduam edhe për procesin zgjedhor, nevojën për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike.
Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë provë e pjekurisë politike dhe e respektit ndaj vullnetit të qytetarëve.

Rruga drejt Bashkimit Evropian nuk mund të parafytyrohet pa shqiptarët. Ata janë forca përcaktuese dhe shtytëse e çdo procesi demokratik dhe evropian në Maqedoninë e Veriut, dhe këtë e kanë dëshmuar në çdo moment historik të vendit.

Ne do të vazhdojmë të jemi zëri i barazisë, i drejtësisë dhe i shpresës.

Maqedonia e Veriut ka të ardhme evropiane vetëm përmes barazisë reale, drejtësisë dhe përfaqësimit të ndershëm të shqiptarëve.
Aleanca për Shqiptarët mbetet garancia e kësaj shprese”, ka përfunduar Taravari.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *