Politika
Taravari: VLEN-i po shmang përgjegjësinë për hyrjen e ALTA Bankës, Aleanca për Shqiptarët paralajmëroi me kohë

Taravari: VLEN-i po shmang përgjegjësinë për hyrjen e ALTA Bankës, Aleanca për Shqiptarët paralajmëroi me kohë
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të eksponentëve të VLEN-it lidhur me hyrjen e ALTA Bankës në Maqedoninë e Veriut, duke i akuzuar ata për shmangie të përgjegjësisë politike.
Taravari thekson se ALTA Banka hyri zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut në shtator të vitit 2025, në kohën kur VLEN-i ishte pjesë e Qeverisë, pozitë që, sipas tij, vazhdon ta mbajë edhe sot.
Ai i ka cilësuar reagimet e fundit të përfaqësuesve të VLEN-it si rast të amnezisë politike selektive, duke vënë në pikëpyetje përpjekjet për t’ua bartur përgjegjësinë të tjerëve, ndërkohë që banka hyri në tregun vendor gjatë mandatit të kësaj përbërjeje qeveritare.
Sipas Taravarit, Aleanca për Shqiptarët kishte ngritur shqetësimet që në momentin kur u bë publike hyrja e bankës në vend, duke paralajmëruar për mundësinë e zgjerimit të ndikimit të botës serbe edhe në sferën ekonomike dhe financiare të Maqedonisë së Veriut.
Ai rikujton se këto shqetësime ishin mbështetur edhe në vërejtjet e përfshira në raportin e Komisionit Evropian lidhur me ndikimin e botës serbe në vend.
“Fatkeqësisht, askush nuk deshi t’i dëgjonte vërejtjet tona. Po të merreshin seriozisht paralajmërimet e Aleancës për Shqiptarët, sot ndoshta nuk do të merreshim me trajtimin e pasojave, por do të kishim mundësi ta parandalonim problemin që në zanafillë”, thekson Taravari.
Ai ka kritikuar gjithashtu atë që e cilëson si lojë pingpongu politik mes përfaqësuesve të pushtetit, ku, sipas tij, secila palë përpiqet t’ia bartë përgjegjësinë tjetrës, duke anashkaluar faktin se kush ishte në pushtet në kohën e hyrjes së bankës në vend.
Në fund të reagimit, Taravari thekson se përgjegjësia politike nuk matet me aftësinë për t’ua hedhur fajin të tjerëve, por me veprimet konkrete që ndërmerren në momentin kur ekziston mundësia për të parandaluar një problem.
17:24
Aleanca për Shqiptarët reagon: 60 punësime në Spitalin e Kumanovës, asnjë shqiptar!
17:17
Mickoski u mbyll derën zgjedhjeve të parakohshme
12:33
Gostivari shpallet “Qytet Mik i të Rinjve” për vitin 2026 në Rajonin e Pollogut
10:41
Komuna e Gostivarit nis pastrimin e kanaleve kulluese për parandalimin e përmbytjeve
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit
02
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar
03
Valbon Limani në terren: Inspekton ecurinë e punimeve në disa lokacione në qytet
04
Mickoski u mbyll derën zgjedhjeve të parakohshme
05
Nxënësit e shkollës fillore të Çajlës vizitojnë Bibliotekën e Qytetit në Gostivar

Politika
BDI 7,9%, VLEN 7,1% – Anketat e tetorit nxjerrin diferencën mes dy rivalëve shqiptarë!

Politika
Aleanca për Shqiptarët reagon: 60 punësime në Spitalin e Kumanovës, asnjë shqiptar!

Politika
Mickoski u mbyll derën zgjedhjeve të parakohshme

Politika
“Vranjën e ke afër”, Shaqiri i përgjigjet Dimitrievskit, Dauti me shifra: Kujdes kur flet për shqiptarët!

Politika
Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

Politika
Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme
Valbon Limani: Thirrje bashkëpartiakëve – “Le të kthehen në shtëpi të gjithë ata që besojnë në këtë kauzë dhe ideal”





