Lajme
Taravari: Vizitoi Fakultetin e Mjekësisë Veterinare
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari gjatë ditës së sotme ka vizituar Fakultetin e Mjekësisë Veterinare. Tarvari ka shkruar se ka pasur takim të frytshëm dhe ka qenë i shoqëruar edhe nga mjekë të tjerë.
“Takim i frytshëm në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, ku i shoqëruar nga drejtori i Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, Dr. Fadil Cana, dhe Koordinatorja kombëtare për sigurinë ushqimore, politikën veterinare dhe fitosanitare, Mr. Verçe Micevska, me dekanin Prof.dr Dean Jankullovski dhe drejtuesit e këtij fakulteti, diskutuam për rëndësinë e një qasjeje të integruar mes mjekësisë humane dhe asaj veterinare”, ka shkruar Taravari.
https://www.facebook.com/share/p/1EAj2PBK8z/?mibextid=wwXIfr
