Connect with us

Lajme

Taravari: T’gjithë n’këmbë për Ardhmërinë!, multi-kampioni i arteve marciale, Sinan Idrizi i bashkohet ASH-së dhe AKI-t

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, së bashku me sekretarin organizativ, Gadaf Uzairi, kanë mirëpritur në selinë e partisë multi-kampionin në kick-boxing dhe karate, Sinan Idrizi.

Përmes një njoftimi në profilin e tij në facebook, Taravari e cilëson Idrizin si një personalitet të shumëfishtë, i cili ka arritur sukses jo vetëm në sport, por edhe në fusha të tjera të jetës.

Postimi i plotë i Taravarit:

“Aleancë iu bashkua një multi-kampion si është Sinan Idrizi.
Ai është një sportist kampion në kick-boxing dhe karate.
Ai është një kampion restorantesh duke pasur disa shumë të suksesshëm në Norvegji e Tetovë.
Ai është një motivues kampion duke mbështetur dhe drejtuar një klub si Shkëndija-HB.
Ai është një qytetar kampion që sot vjen në ekipin tonë!
Aleanca Kombëtare për Integrim
T’gjithë n’këmbë për Ardhmërinë!”, ka nënvizuar Taravari.

Continue Reading