Connect with us

Politika

Taravari: Për zgjedhjet kadrovike do të vendos Kryesia Qendrore e partisë

Published

on

Arben Taravari tha se nuk është diskutuar për zgjedhjet kadrovike ndërkohë që për ta do të vendosë Kryesia Qendrore, por nuk përjashtoi mundësinë që të bëhet ministër i Shëndetësisë.

“Jemi duke i ndjekur të gjitha zhvillimet, t’i shohim ndarjet përfundimtare dhe të ulemi në kryesi dhe të vendosim për zgjedhjet kadrovike por një si mundësi është se mund të shkojë edhe unë si ministër i Shëmdetësisë”, tha Taravari.

Continue Reading

Lajme

ASH-Taravari: Angelov zbulon marrëveshjen, VLEN hesht për Branitellat dhe mashtron për UÇK-në

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari ka reaguar pas deklaratës së fundit të Stojançe Angelovit, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe njëherësh partner i koalicionit qeveritar, i cili ka zbuluar prapaskenat politike rreth ligjit për “Branitellat”.

Sipas ASH-së, deklarata e Angelovit konfirmon pazaret politike që bëhen pas shpinës së shqiptarëve. Angelov ka pranuar se miratimi i ligjit për “Branitellat” është shtyrë përkohësisht vetëm për të mos e dëmtuar koalicionin VLEN në prag të zgjedhjeve lokale. “Ky nuk është thjesht një manovrim politik, por një tradhti e qartë ndaj interesave kombëtare të shqiptarëve”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Partia opozitare thekson se për vite të tëra, shqiptarët kanë kërkuar zgjidhje të drejtë për statusin e ushtarëve të UÇK-së, të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, ndërsa tashmë është e qartë se premtimet e bëra në Kuvend nga deputeti Adnan Azizi, se “ligji për Branitellat nuk do të kalojë kurrë”, kanë qenë vetëm mashtrime për të qetësuar opinionin publik shqiptar.

ASH thekson se ky është një ndër arsyet kryesore pse ka braktisur qeverinë që e konsideron si të padrejtë dhe të ndërtuar mbi diskriminim etnik, ku shqiptarët shihen vetëm si dekor.

“VLEN hesht edhe pas deklaratës së Angelovit, sepse nuk ka më çfarë t’u thotë shqiptarëve. Edhe mashtrimet kanë një fund,” vijon reagimi, ku theksohet se tashmë është dëshmuar se VLEN nuk përfaqëson zërin e shqiptarëve, por interesat e një pakice të pushtetit.

Aleanca për Shqiptarët e përmbyll reagimin duke akuzuar VLEN-in se është në qeveri jo për parime, por për privilegje, duke heshtur përballë ligjeve që, sipas saj, lartësojnë strukturat që luftuan kundër shqiptarëve.

Continue Reading

Lajme

Isen Shabani me bashkëpunëtorë viziton burimet e ujit të fshatit Vrapçisht, Zubovcë dhe Gallatë

Published

on

By

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani i shoqëruar nga sekretari i komunës Erdal Ahmedi dhe kryetari i këshillit komunal sot kanë vizituar burimet e ujit të fshatrave Vrapçisht, Gallatë dhe Zubovcë. Në këto burime kanë filluar punimet për sanimin rezervuarve dhe renovimin e rrjetit të ujësjellësit me qëllim të sigurohet furnizim i pandërprerë me ujë për këto fshatra, shkruan Top24

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës ujore dhe rritjes së cilësisë së jetesës për banorët tonë. Ne do të vazhdojmë t’i kushtojmë vëmendje të veçantë këtij procesi dhe t’u shërbejmë më së miri nevojave të qytetarëve.” tha Isen Shabani.

Continue Reading

Lajme

Si u punësuan 38 shqiptarë në librat amë falë Faton Fazliut nga AAA

Published

on

By

Në drejtorinë e librave amë në Maqedoninë e Veriut, me të cilën udhëheq Faton Fazliu nga Alternativa, para disa ditësh u punësuan 38 shqiptarë. Por si ia doli Fazliu të këmbëngul në këtë mision për të punësuar shqiptarët në një ofansivë qeveritare për punësime etnike maqedonase.

Burime për Top24 jozyrtarish kanë bërë të ditur që Faton Fazliu para se të merte këtë detyre ka kërkuar ish kryetarit të partisë aktualisht kryeparlamentarit Gashi që ti qëndrojnë pas, po të njejtën kërkesë Fazliu ia kishte paraqitur edhe kryetarit Zeqirja Ibraimi nga ku edhe ka marrë garanca se do të këtë mbështetje të plotë. Burimi i njejtë më tej konfirmon për një përplasje mes qeverisë dhe Fazliut ku ky i fundit ka kërcënuar se nëse nuk pranohen 38 shqiptarët do ta mbyll konkursin dhe do të largohet nga detyra. VLEN me shumë pompozitet promovoi këto punësime duke mos përmendur aspak se kush qëndron pas kësaj sakrifice dhe se si Faton Fazliu nuk lejoi të nëpërkëmbet si drejtor gjenar duke treguar parimet dhe vijat e kuqe.

“Me kënaqësi dhe krenari njoftojmë opinionin publik se, për herë të parë pas shumë dekadash, 38 shqiptarë kanë nisur punë në sektorin e librave amë i cili është një hap i madh drejt barazisë, përfaqësimit të dinjitetshëm dhe integrimit real institucional të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, thuhej në njoftimin e VLEN-it.

Continue Reading

TOP Lajme