Connect with us

Politika

Mexhiti: Qeverisja despotike e Ali Ahmetit po përfundon

Published

on

BDI-ja nuk përfaqëson legjitimitetin shqiptar sepse udhëheq një koalicion shumëetnit, tha njëri nga krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti. Ai në një shkrim në Facebook kujton se që nga viti 2002, BDI gjithmonë ka garuar e vetme në zgjedhje dhe ka refuzuar bashkëpunimin me cilëndo parti politike shqiptare. Për 22 vite në pushtet, BDI ka bërë koalicione herë me LDSM, herë me VMRO, por asnjëherë me partitë shqiptare apo me partitë e komuniteteve më të vogla.

“Prandaj sot, kur BDI flet për legjitimitetin e votës shqiptare e fshihet pas votuesve të komuniteteve më të vogla etnike, po ia rikujtojmë disa fakte esenciale:
Së pari, legjitimitetin e votës shqiptare në zgjedhjet e vitit 2024 e ka shkelur BDI dhe Ali Ahmeti. Në vitin 2006, BDI thirrej në legjitimitetin e votës shqiptare sepse atëbotë i përfaqësonte vetëm votuesit shqiptarë. Sot, bartëse e legjitimitetit etnik të shqiptarëve nuk është BDI, por është VLEN, sepse BDI udhëheq një koalicion shumëetnik dhe prandaj përfaqëson një legjitimitet shumëetnik, ndërsa VLEN përfaqëson vetëm partitë politike të komunitetit shqiptar në vend.

Së dyti, koalicioni shumëetnik i Ali Ahmetit i quajtur “Fronti evropian”, e cënon identitetin shtetformues të shqiptarëve të Maqedonisë. Marrëveshja e Ohrit paraqet kornizë juridike për avancimin e të drejtave kolektive të të gjitha grupeve etnike në Maqedoninë e veriut, por në esencën e vet ajo vendos themelin për ndërtimin e shqiptarëve si element shtetformues në Maqedoni. Shqiptarët me Marrëveshjen e Ohrit bëhen të barabartë me maqedonasit. Ndërkaq, shqiptarët me “Frontin evropian” bëhen të barabartë me komunitetet më të vogla në vend. Për pasojë, “Fronti evropian” e ruan vijën ndarëse, gjegjësisht vijën e diskriminimit duke i lënë maqedonasit si popull i parë – dominant, ndërsa duke i grumbulluar shqiptarët me grupet tjera etnike në rang të dytë, gjegjësisht si popull apo grup i margjinalizuar.
Së treti, pikërisht Ali Ahmeti dhe “Fronti evropian” e kanë relativizuar peshën e votuesit shqiptar dhe e kanë aktualizuar pyetjen përse duhet të ekzistojë organizimi politik i shqiptarëve si koncept politik në Maqedoninë e veriut?! Po qe se shqiptarët në Maqedoninë e veriut duhet të organizohen politik në bllok të komuniteteve më të vogla ku bëjnë pjesë turqit, boshnjakët e të tjerët, atëherë Ali Ahmeti me vetëdije e ka rikthyer majorizimin e shqiptarëve dhe rikthimin e tyre në nivelin e popujve pakica”, ka shkruar Mexhiti.

Ai shton më tej se për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut janë duke negociuar fituesi shqiptar me fituesin maqedonas.

Sipas tij, shqiptarët dhe maqedonasit janë shtylla mbi të cilën ngritet shteti, ndërsa shqiptarët më 8 maj vendosën që këtë herë me votë ta legjitimojnë koalicionin VLEN si përfaqësues të vullnetit të tyre. Mexhiti zotohet se ky vullnet do të materializohet në mënyrë dinjitoze dhe me nder e përgjegjësi. Ai u bëri thirrje komuniteteve tjera më të vogla etnike, turqit, romët, boshnjakët dhe të tjerët se janë të gjithë të mirëseardhur që t’ju bashkangjiten.

“Ato do të jenë të çmuara e të respektuara në shumicën e re parlamentare”, ka shkruar Mexhiti.

“Qeverisja despotike e Ali Ahmetit po përfundon. Në politikën shqiptare në Maqedoni të Veriut koalicioni VLEN, si bartës i legjitimitetit etnik të shqiptarëve, po nis një kapitull të ri të politikëbërjes, dhe një traditë të re të qeverisjes. Nuk mund të jetë ndryshe. Marrëveshja e Ohrit nuk e lejon ndryshe. VLEN nuk e lejon ndryshe”, ka shkruar Mexhiti në Facebook.

Continue Reading

Lajme

Kryetari Limani pret karateistët e suksesshëm të Gostivarit – shpërndan mirënjohje për medalistët në Kampionatin Shtetëror për Pionierë 2025

Published

on

By

 

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, priti sot në kabinetin e tij karateistët e rinj të qytetit, të cilët u shpërblyen me mirënjohje për sukseset e arritura në Kampionatin Shtetëror të Karatesë për Pionierë 2025.

“ Kënaqësi të prisja sot në kabinetin tim karateistët e rinj të qytetit, që na bëjnë çdo ditë krenarë.
Me këtë rast, i dekorova me mirënjohje Anue Elezin, Jasin Kamberin, Gresa Sejfulin dhe Ajza Abdullahun – kampionët tanë që nga Kampionati Shtetëror i Karatesë për Pionierë 2025, i sollën medalje Gostivarit” – tha kryetari Limani.

Kryetari Limani gjithashtu ndau një pllaketë mirënjohjeje për karateistin Redon Sejfuli, për kontributin e tij të vazhdueshëm në përfaqësimin e denjë të qytetit në turne të ndryshëm.

“Përgëzime për sukseset e deritanishme, me shpresë që së bashku me çdo sportist të qytetit tonë, të arrini në piedestalin e më të mirëve!” -tha ndër të tjera kryetari Limani, duke shprehur mbështetjen e vazhdueshme për sportin në Gostivar.

Continue Reading

Lajme

Harrohet 25% pas daljes së ASH, AAA uzurpon VLEN-in, LD ngel vetëm me Çairin

Published

on

By

Formimi i kryesisë së re të koalicionit VLEN ka ngritur pikëpyetje të shumta mbi barazinë e përfaqësimit mes partnerëve politikë. Në ndarjen e fundit të brendshme, bie në sy dominimi i Alternativës dhe pozicionimi i tretë i Lëvizjes Demokratike (LD), ku deri dje kërkonin ndarje 25% për secilin partner.

Sipas të dhënave të publikuara nga Alsat, ja si u nda kryesia e re e partisë së koalicionit VLEN:
• Alternativa – 9 emra: Zeqirija Ibrahimi, Amir Elezi, Afan Elezi, Arben Labënishti, Orhan Murtezani, Safije Sadiki Shahini, Bashkim Murtezi, Bekim Sali dhe Imerlije Saliu Fetai.
• Lëvizja BESA – 7 emra: Bilall Kasami, Fatmir Limani, Blerim Sejdiu, Melinda Rashidi, Hasim Murtezani, Sedat Sulejmani dhe Fadil Zendeli.
• LD – vetëm 5 emra: Izet Mexhiti, Visar Ganiu, Saranda Imeri, Merita Koxhaxhiku dhe Feride Haxhiu.
• Vetëvendosje – 2 emra: Bekim Qoku dhe Jusuf Sopi.

Pra, nga 23 anëtarë të kryesisë, Alternativa ka 9, duke u bërë fuqia dominuese – shumë përtej 25%-shit që dikur predikohej si standard i drejtësisë politike.

Pra, nga 23 anëtarë të kryesisë së re, Alternativa merr 9 vende – pothuajse 40% e gjithë strukturës, duke lënë në hije partnerët e tjerë. LD-ja, dikur zëdhënëse e “balancës politike”, sot pranon vetëm 5 vende. Ndërkohë, Vetëvendosje futet me 2 emra, për të ruajtur fasadën e gjithëpërfshirjes.

Dikur për 25% kërcënonin me kriza, dilnin e shpallnin parime.
Sot, me largimin e ASH-së, Alternativa jo vetëm që uzurpoi koalicionin, por edhe e nënçmoi publikisht LD-në, duke e trajtuar si figurant në një lojë ku vendimet tashmë i merr njëra palë në heshtje, por me arrogancë.
LD-ja, që dikur kërkonte “barazi politike”, tani është shtyrë në cep, pa forcë, pa ndikim dhe pa zë.
Pa ASH-në për ta mbajtur baraspeshën, loja është kthyer në monolog – dhe rregullat janë fshirë.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Arbën Xhaferi është modeli im i politikanit, por edhe i ASH-së

Published

on

By

“Arbën Xhaferi është modeli im i politikbërjes, por edhe i ASH-së”, ka deklaruar Arben Taravari – lideri i Aleancës për Shqiptarët në intervistën e fundit në Tv Kanal5 me gazetarin Ivan Mirçevski.

“I gjithë investimi im në jetë është mjekësia, përveç 8-9 viteve të fundit që kam qenë në politikë. Z. Arbën Xhaferi, ishte mentori dhe modeli im i politikanit. Kishim më shumë se një marrëdhënie sesa si anëtarë të një partie, por e respektoja si autoritet. Sot, nëse më pyet se kush është modeli i politikës, politikani shqiptar – është absolutisht Arbën Xhaferi. Një autoritet midis të gjithë shqiptarëve, mendoj se ai është modeli ynë edhe në parti”, tha Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme