Connect with us

Lajme

Taravari për rastin “Monstra”: Të iniciohet procedurë që të tregohet se njerëzit që janë në burg janë të pafajshëm

Published

on

Kandidati për president nga koalicioni opozitar VLEN, Arben Taravari, gjatë aktivitetit që kishte në Çarshi të Shkupit, u pyet edhe për rastin “Monstra”.

Ai tha se kishte përgjime për këtë rast, të cilat nuk u dëgjuan asnjëherë. Sipas tij, duhet të iniciohet procedurë që të tregohet se njerëzit të cilët janë në burg, janë të pafajshëm.

“Ju kujtohet biseda mes Jankulloskës dhe Miallkovit se nuk guxojmë ti lëshojmë dhe pse njerëzit janë të pafajshëm sepse sistemi bie, ne duhet të merremi me këtë sistem realisht sepse shumë njerëz janë nëpër burgje kot duke mos pasur aspak faj dhe absolutisht unë nuk them një afat të caktuar por si autoritet do insistoj që sa më parë të zbardhen, nuk duhet falen thjesht duhet të sillet drejtësia për këto njerëz dhe këtyre njerëzve tu kërkohet falje prej shoqërisë dhe prej shtetit bile bile dhe tu paguhet dëmshpërblim”, tha Taravari.

Taravari mes tjerash deklaroi se çdokush deklarativisht ka thënë shumë për këtë rast por realisht shumë pak janë marrë me këtë rast.

Ai po ashtu tha se ndryshimet që do të ndodhin me 8 maj do të jenë ndryshime të cilat do ta çojnë shoqërinë dhe shteti në një reformim total.

Continue Reading

Lajme

Ismaili: Falënderova angazhimin e Qeverisë së Belgjikës në tragjedinë e Koçanit

Published

on

By

 

Zëvëndësminiatrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, gjatë qëndrimit të saj në Bruksel ka vizituar pacientët që po trajtohen në këtë vend.

“Gjatë qëndrimit tim në Bruksel, e shfrytëzova mundësinë për të vizituar dy të lënduarit që ishin sjellë nga Maqedonia e Veriut në Mbretërinë e Belgjikës, pas fatkeqësisë tragjike që ndodhi në Koçan.
Ata trajtohen në spitalin ushtarak të Brukselit dhe për fat të mirë, gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile dhe të dy ndiheshin mirë”, ka shkruar zëvëndësministrja Ismaili.

Mes tjerash ajo ka informuar që ka shfrytëzuar rastin për të shprehur falënderimet e saja në emër të Qeverisë e ministrit Taravari.

“Poashtu shfrytëzova rastin që, në emrin tim si zëvendësministre e Mbrojtjes, në emër të Ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Taravari dhe të gjithë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të shpreh falënderimet më të sinqerta për mbështetjen dhe përkujdesjen e jashtëzakonshme nga stafi i spitalit ushtarak në Bruksel, si dhe për angazhimin e Qeverisë së Belgjikës në këto momente të vështira”, ka përfunduar Ismaili.

Continue Reading

Lajme

Komuna e Çairit ndan 1 milion denarë për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan

Published

on

By

 

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit, u miratua propozimi për ndarjen e 1 milion denarëve si ndihmë për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan.

Ky vendim është një shprehje e solidaritetit dhe mbështetjes së komunitetit në këto momente të vështira. Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, theksoi se ndihma financiare nuk është vetëm një mbështetje materiale, por edhe një mesazh i qartë se Çairi qëndron pranë familjeve të prekura.

“Ndjehem i nderuar që mund të kontribuojmë në ndihmën e këtyre familjeve dhe jam i bindur se ky është vetëm hapi i parë. Çairi do të vazhdojë të mbetet pranë tyre në çdo hap të rrugës për t’i mbështetur në periudha të vështira”, u shpreh Ganiu.

Komuna e Çairit rithekson angazhimin e saj për të qenë pranë qytetarëve në kohë sfidash dhe për të siguruar që çdo individ të ndihet i mbështetur nga institucionet dhe shoqëria.

Continue Reading

Lajme

Komuna e Gostivarit ndan 1 milion denarë ndihmë për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan

Published

on

By

 

Komuna e Gostivarit ka vendosur të ndajë një ndihmë financiare prej 1.000.000 denarësh për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga tragjedia e rëndë në Koçan.

Vendimi u miratua sot gjatë një seance të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal, e cila nisi me një minutë heshtje për të nderuar 59 viktimat e zjarrit tragjik të 16 marsit.

Kryetari i Komunës, Valbon Limani, theksoi rëndësinë e solidaritetit në momente të tilla të rënda. “Në ngjarje të tilla tragjike, duhet të jemi të bashkuar dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

Ndihma financiare do të dërgohet në fondin e ngritur për mbështetjen e familjeve të prekura nga kjo tragjedi e madhe.

Continue Reading

TOP Lajme