Connect with us

Politika

Taravari në takim me shoqatën “Torbeshët e Bashkuar” nga Struga: Torbeshët duhet të jenë pjesë e Preambulës së Kushtetutës

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe një nga lidrët e koalicionit VLEN, Arben Taravari sot realizoi takime me përfaqësuesit e shoqatës “Torbeshët e Bashkuar” nga Struga.

Në takim u bisedua për statusin final të Torbeshëve si bashkësi e veçantë etnike në RMV, në veçanti për procesin për njohjen e tyre formale në të Drejtën Kushtetuese në RMV , sipas potencialit për ndryshimet në Kushtetutën e RMV-së, në pjesën e Preambulës.

“Nëse merren parasysh të dhënat zyrtare nga realizimi i fundit i regjistrimi të popllatës dhe amvisërive në shtetin tonë, si Torbesh janë deklaruar 7000,00 qytetarë, që paraqet arsye të qartë për dëshirën e këtyre banorëve për vetëvendosje si bashkësi e veçantë etnike e cila meriton vend të veçantë sikurse grupet e tjera nacionale dhe etnike në Preambulën e Kushtetutës së RMV-së. Rendi kushtetues në shtetin tonë, në veçanti ndryshimet te i njëjti dalë nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, për realizim të çdo të drejte të qytetarëve, pos ndjesisë personale të përkatësisë të grupit nacional ose etnik, kushtëzon edhe për njohje formale të saj”, shprehet Taravari.

Për këto arsye, Taravari thekson se edhe Torbeshët (deri më tani formalisht të trajtuar si qytetarë të rendit të dytë) të jenë pjesë edhe e Preambulës së Kushtetutës, me çka këtyre banorëve do tu mundësohet inkluzivitet i plotë në sistem, si lojal, njerëz me vlera dhe të aftë, me mundësi që në mënyrë të barabartë ti realizojnë edhe të drejtat e tyre për jetë, punë, shkollim dhe etj., sipas realizimit të principit për diskriminim pozitiv.

“Për shkak të sipër theksuar koalicioni VLEN, tregoi qëndrim të qartë se i mbështet Torbeshët në këtë kërkesë, dhe merr publikisht obligim se për ndonjë ndryshim eventual të Preambulës së Kushtetutës të RMV-së, do të punojë që pos bashkësive të tjera, edhe Torbeshët të jenë pjesë e Kushtetutës së RMV-së, pi pjesë e veçantë taksative e theksuar si bashkësi etnike”, shprehet Taravari.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Korrupsioni emërues i përbashkët i aksidenteve

Published

on

By

 

Deputeti i Koalicionit VLEN, Halil Snopçe, në një intervistë për MCN-TV, ka deklaruar se emëruesi i përbashkët i aksidenteve me Besa Transin, spitalin modular dhe rasti i fundit në Koçan, është paaftësia në menaxhim, korrupsioni i nivelit të lartë dhe mosfunksionimi i sistemit.

Në të kaluarën, siç tha Snopçe, jemi marrë me imazhin. Derisa shtoi se neve na duhet një riparim të sistemit.

“Në një shtet ku mbizotëron korrupsioni, instancat janë inekzistente. Nëse instancat janë inekzistente ato nuk kontribuojnë në interesin publik. Përgjegjësinë kryesore për tragjedinë e ka sistemi i trashëguar korruptues nga ish-pushtetet, por nuk mund të amnistohen edhe përgjegjësit të pushtetit aktual të cilët kanë pas obligim të ndërmarrin masa aq sa kanë mundur dhe jo vetëm të konstatojnë. Ne konstatojmë pa mos ndërmarrë hapa konkret. Si pasojë shembet edhe gjithë sistemi dhe kemi tragjedi të këtyre përmasave. Faktori njeri është faktori kryesor. Në Kroaci kishte një raport ku thuhet se gjasat janë minimale që atje të ndodh fatkeqësi të kësaj natyre. Pse? Sepse atje janë ndërmarrë masat e nevojshme nga ana e sistemit. Pra, sistemi është funksional. Nëse në zinxhirin e vendimmarrjes vijnë njerëz të korruptuar, atëherë humbim të gjithë dhe na ndodhin raste të tilla”, tha Snopçe.

Sipas Snopçes, tani mbetet vetëm me hapa të vendosur, pa kalkulime të meren masat e nevojshme për të hetuar rastin.

“Vetëm me një hetim transparent dhe objektiv mund ta zbusim mllefin e qytetarëve. Qytetarët sa më shpejt duhet të binden se do të ketë epilog. Pra, të gjithë që janë fajtorë, edhe prej ish pushtetit, por edhe nga pushteti aktual duhet të përgjigjen dhe të ndëshkohen nëse konstatohet fajësia”, shtoi në fund deputeti Snopçe.

Continue Reading

Lajme

Mickoski kundërshton Vuçiqin: Unë as dje as sot, askund nuk kam hyrë me kamera

Published

on

By

Kryeministri Hristjan Mickoski në një deklaratë për media ndër të tjera ka komentuar edhe vizitën me kamera të presidentit serb Aleksanda Vuçiq, brenda spitalit ku janë duke marr trajtim disa nga të lënduarit e tragjedisë së Koçanit.

Mickoski, tha se ai edhe sot edhe dje ka vizituar pacientë duke rrespektuar të gjitha protokollet që janëm kërkuar nga personeli mjekësor.

“Edhe dje edhe sot nuk do të shihni asnjëherë fytyrë apo të dëgjoni e lexoni emër të pacientit që unë e kam vizituar. Unë as dje e as sot askund nuk kam hy me kamera, qëllimi im në këto vizita është detyra ime si kryeminsitër, është që përmes ju mediave t’t drejtohem opinionit dhe të dërgoj porosi. Dhe ato porosi, vlerësoj se në atë moment janë të rëndësishme për qytetarët, ky është qëllimi im”, ka thënë Mickoski.

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari, simbol i përkushtimit në krizën shëndetësore pas tragjedisë në Koçan

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, është një nga ministrat që ka treguar angazhim të jashtëzakonshëm që nga dita kur në Koçan u shënua një nga tragjeditë më të rënda në Maqedoni të Veriut.

Dërisa aktorët kryesor të politikës janë përfshira në thashetheme dhe shkëmbim akuzash në lidhje me përgjegjësinë e tragjedisë, Taravari ka qëndruar jashtë çdo diskursi të këtij lloji dhe ka fokusuar çdo energji të tij në mbështetje të të lënduarve nga kjo tragjedi.

Ai ka qenë një nga figurat më aktive dhe të pranishme, duke iu përgjigjur me shpejtësi dhe profesionalizëm nevojave të emergjencës që lindën pas kësaj ngjarjeje tragjike.

Që nga dita e parë, Ministri Taravari është angazhuar për mobilizimin e spitaleve dhe koordinimin e institucioneve shëndetësore për trajtimin e pacientëve të lënduar. Me kujdes të veçantë, ai ka mbështetur përpjekjet për ofrimin e ndihmës mjekësore dhe ka siguruar që të gjitha strukturat të jenë të gatshme për t’u përballur me çdo kërkesë.

Ndërsa gjatë ditës së sotme, Taravari ka vizituar të lënduarit në spitalet e Selanikut në Greqi, duke demonstruar angazhimin e tij për të siguruar ndihmë dhe mbështetje për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Ndërsa menjëherë është nisur drejt Sofjes për ti vizituar të lënduarit tjerë që po trajtohen në këtë shtet.

 

Një nga veçoritë më të spikatura të Ministrit Taravari ka qenë angazhimi i tij për të mbajtur publikun të informuar vazhdimisht për gjendjen e të lënduarve. Ai ka qenë gjithmonë transparent me mediat, duke dhënë njoftime të rregullta dhe madje duke realizuar intervista dhe prononcime të drejtpërdrejta nga makina e tij private, për të siguruar informacion të saktë dhe të shpejtë.

 

Me këto aktivitete Taravari del të jetë ministri më i zëshëm në gjithë këtë tragjedi që të le pa fjalë, jo vetëm për shkak të dikasterit që e obligon por edhe ajo që mbi çdo interes tjetër është qytetari dhe jeta e tij.

Daljet publike të Taravarit i komentoi edhe gazetarja e njohur Katerina Sinadinovka e cila tha se ai është shembull i komunikimit profesional me publikun.

Continue Reading

TOP Lajme