Connect with us

Lajme

Taravari: Mickoski është pro eurointegrimeve, procesin mund ta stagnon situata politike në Bullgari

Published

on

“Kemi biseduar me Mickoskin dhe tema e parë që kemi hapur ka qenë eurointegrimi. Kjo rrugë duhet të vazhdohet, ndërsa edhe Mickoski është pro, përveç dy partive, të gjitha të tjerat në Maqedoni mendojnë se nuk ka alternativë tjetër për vendin pos BE-së”.

Kështu tha në emisionin “On Time” në televizionin Koha, Arben Taravari, njëri nga liderët e koalicionit “Vlen” i cili është pjesë e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Taravarit qeveria e kaluar që në 2018-të ka thënë se i kemi filluar bisedimet, por realisht, shtoi ai, ne nuk i kemi filluar bisedimet ende me BE-në përnderisa nuk i kemi bërë ndryshimet kushtetuese.

“E kemi biseduar me Mickoskin, ai i ka treguar planet dhe qendrimin e vetë dhe unë mendoj se komplet situata është e mirë sepse kemi numër prej 78 deputetësh dhe duke e ditur se nuk ka deputetë shqiptar që nuk voton për ndryshimet kushtetuese, i kemi mbi 80 vota në çdo moment. Do të duhet të gjejmë një solucion i cili do të ishte i pranueshëm edhe për Shkupin, edhe për Sofjen. Ne, vazhdimsht edhe me z.Mickoski por edhe me përfaqësues ndërkombëtarë të cilët i quajmë miq jemi në komunikim dhe ato janë aty për ta ndihmuar këtë proces që të ndodh sa më shpejt”, theksoi Taravari.

Mickoski, tha Taravari, nuk e ka problemin me futjen e bullgarëve në Kushetutë por te protokolli që mos vijnë kushtëzime të reja nga ana e Bullgarisë.

“Unë jam optimis, por e vetmja gjë që më brengos është situata në Bullgari. Atje kishte zgjedhje para 2-3 tjavësh dhe ende nuk ka qeveri. Pritshmëria ishte që edhe atje të kemi qeveri stabile dhe se nuk do shkojnë në zgjedhje përsëri pas gjashtë muajsh, por sipas të gjitha informatave që i marrim Bullgaria mund të ketë qeveri të pakicës dhe në nëntor apo dhjetor përsëri të shkonë në zgjedhje. Tash cilado parti që atje mund të bëjë një lëshim shumë të vogël kundrejtë Maqedonisë, mund të dëmtohet shumë në zgjedhje të cilat mund të mbahen në fund të vitit. Ky mund të jetë një lloj problemi, mund ta stagon stituatën në gjetjen e zgjedhjes”, sqaroi Taravari.

Continue Reading

Lajme

Gashi: Miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka njoftuar se ka marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

“Me ftesë të Ambasadores Angela Aggeler, kisha kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në emrin tim dhe të Kuvendit të RMV, përcjella urimet për shtetin dhe popullin amerikan, duke theksuar se miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë. Partneriteti ynë i palëkundur bazohet në vlerat e përbashkëta demokratike”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti fsheh takimin “vëllau për vëllaun” me Arben Fetain?

Published

on

By

Në faqen zyrtare të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti mungojnë fotografitë nga takimi me zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë të Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai një nga përfaqësuesit e koalicionit VLEN.

Takimi ndodhi në kuadër të ngjarjes së organizuar në Shkup nga Qeveria e RMV-së dhe Bashkimi Europian, ku liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën për të diskutuar Planin e Rritjes për rajonin.

Megjithatë, në përmbledhjen zyrtare dhe postimet në rrjetet sociale të kryeministrit Kurti, bie në sy mungesa e fotografive nga takimi me Arben Fetain. Kjo ka ngjallur reagime dhe komente në opinionin publik, sidomos duke pasur parasysh afërsinë që Kurti ka shprehur ndaj eksponentëve të VLEN-it, përfshirë vetë Fetain, të cilin shpesh janë cilësuar si “vëlla”.

Ndryshe nga Kurti, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga takimi me kryeministrin e Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin dhe përkushtimin për të avancuar integrimin europian të rajonit.

Mbetet e paqartë nëse mungesa e imazheve nga ana e zyrës së Kurtit është e qëllimshme apo një lëshim protokollar. Por heshtja nga Prishtina dhe veçantia e këtij “harrese” shtojnë spekulimet për ftohje të mundshme të raporteve mes partnerëve politikë në Maqedoninë e Veriut dhe udhëheqjes së Vetëvendosjes në Kosovë.

Continue Reading

Lajme

Ambasadori Meidani: Shqipëria me ritëm të lartë drejt BE-së – takim me Taravarin në Shkup

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka bërë të ditur se Shqipëria ka hapur tre kapituj negociues me Bashkimin Evropian vetëm në gjashtë muajt e fundit dhe synon t’i hapë të gjithë brenda vitit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Meidani theksoi se kishte kënaqësinë të shoqëronte Kryeministrin Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Shkup, ku Shqipëria u vlerësua për ritmin e saj të integrimit dhe angazhimin e qëndrueshëm drejt anëtarësimit.

Në kuadër të vizitës, Rama i shoqëruar edhe nga ambasadori Meidani, zhvilluan edhe takime me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ku u diskutuan sfidat dhe përgjegjësitë e përbashkëta të faktorit politik shqiptar në proceset integruese dhe zhvillimet rajonale.

Vizita e delegacionit shqiptar në Shkup përfundoi me një ndalesë simbolike në Çarshinë e Vjetër të qytetit – një hapësirë që, siç u shpreh Meidani, “ruan gjurmët e identitetit shqiptar dhe dëshmon bashkëjetesën kulturore ndër shekuj”.

Continue Reading

TOP Lajme