Connect with us

Politika

Taravari: Është moment për mobilizim dhe frymëzim, presim ndryshimin

Published

on

Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari, tha se sot do të kenë një takim koordinues të koalicionit.

Taravari tha se është një moment i veçantë sepse për herë të parë në këto zgjedhje, tha ai, ka një bashkim të plotë të opozitës.
“Kjo sic e kemi thënë në shumë raste garanton fitoren pasi të gjithë zgjedhjet shumica e votave kanë qenë vota pro opozitës. Është moment për mobilizim, për frymëzim dhe angazhim të gjithë strukturave për një mbështetje që e presim prej qytetarëve”, tha Taravari.

Ai tha se kudo që shkojnë në këtë fushatë kanë një përkrahje të jashtëzakonshme dhe se problemi kryesor është varfëria, shtrenjtimi i çmimeve, rrogat e vogla, kushtet e jetës.

“Kjo shkakton edhe problem tjetër më të madh që kemi ajo është largimi i të rinjve. Të rinj largohen për atë se rrogat janë të vogla dhe vështirë mund të gjejnë punë këtu”, u shpreh Taravari.

Taravari tha se nuk mund të vazhdohet kështu dhe se duhet ndryshimi. Me VLEN-in, Taravari tha se rroga mesatare do të jetë 800 euro. /SHENJA/

Continue Reading

Politika

Shaqir Fetai, kryetar i BFI-së apo i BDI-së?

Published

on

By

Kryetari i BFI-së së RMV-së, Shaqir Fetai i cili me prejardhje është nga fshati Çegran i Gostivarit, më shpesh takohet me zyrtarë të BDI-së se sa të BFI-së. Këtë gjë më së miri na dëshmon vetë ai, gjegjësisht profili zyrtarë i BFI-së në Facebook, ku ka dhjetëra takime të evidentuara me personalitete të BDI-së duke filluar nga Ali Ahmeti.

Aty gjenden takime të shumta të cilat shoqërohen me dreka apo darka që palët kanë shtruar për njëri-tjetrin, të cilat janë paguar me para të popullit dhe besimtarëve të besimit Islam në RMV.

Duke mos u mjaftuar me kaq, Fetai edhe në disa ceremoni mortore të cilat pa pikë morali i publikon në rrjetet sociale, shihet me zyrtarë të BDI-së. Për këto raste, nuk publilojmë fotograi pasi nuk e shohim të moralshme, ndërsa ato mund të gjenden lehtësisht në Facebook-un e Fetait apo të BFI-së.

Në vazhdim ua sjellim disa fotografi nga takimet e Fetait me zyrtarë të BDI-së vetëm brenda një periudhe kohore prej një viti:


Continue Reading

Politika

Enes Ibrahim: Kandidatët turq për deputetë nga “Fronti Europian” nuk ndajnë vlera të përbashkëta, do të largohen nga ky koalicion pas zgjedhjeve!

Published

on

By

Kandidatët turq për deputetë që janë në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) në kuadër të “Frontit Europian” nuk ndajnë vlera të përbashkëta, ndaj do të largohen nga ky koalicion pas zgjedhjeve. Kështu është shprehur në intervistë për portalin PRESSonline.al, Enes Ibrahim, kryetar i Partisë Lëvizja Turke (THP) dhe kandidat për deputet i “Koalicionit për Ardhmërinë Europiane” në Zonë 5 zgjedhore.

“Koalicionet duhet të kenë vlera të caktuara, në këtë rast, nëse janë Fronti Evropian, partitë politike që besojnë në këtë koncept duhet të marrin pjesë realisht në atë koalicion dhe jo ato që duan vetëm të kenë një deputet dhe pastaj në orën 20 më 8 maj të ikin në koalicione të ndryshme. Viteve të kaluara kjo ka ndodhur edhe brenda koalicioneve tjera, kështu që shumica e atyre partnerëve të koalicionit nuk do të qëndrojnë me BDI-në sepse nuk i kanë të njëjtat vlera si BDI. Koalicioni i udhëhequr nga BDI, mendoj se nuk është parimor. Shumica e atyre partnerëve të koalicionit, më parë kanë qenë në koalicion me VMRO DPMNE-në, pastaj kanë qenë me LSDM-në, pasi që dyert ua kanë mbyllur LSDM dhe VMRO DPMNE, kanë gjetur një derë të vogël në BDI. Kur flas për një koalicion joparimor, e kam fjalën për vlerat evropiane. Në këtë koalicion keni parti politike dhe individë që kanë qenë gjithmonë anti-NATO, anti-Evropë. Dhe për këtë arsye ky koalicion është joparimor dhe nuk do të ketë sukses”, beson Ibrahim.

Nëse bëjmë një krahasim, shton ai, që nga koha e Gurevizmit, pra qeveria e udhëhequr nga VMRO DPMNE në krye me Gurevskin dhe qeveritë e udhëhequra nga Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski, dallimi është shumë i madh.

“Gjatë Gurevizmit, për fat të keq, komuniteti turk ishte kategoria e dytë e qytetarëve. Të paktën kështu ndiheshin turqit. Me ardhjen, pra me ndryshimin e qeverisë, komuniteti turk tashmë ka avancuar të drejtat e tij. A mjafton? Natyrisht nuk mjafton, por për 11 vjet ndërsa luftuam kundër regjimit, komuniteti turk ishte i margjinalizuar dhe i izoluar, por edhe vendi ynë ishte i izoluar. Nëse komuniteti turk dëshiron të avancojë të drejtat e tij, pra komunitetet etnike më pak të mbrojtura, nëse duan të avancojnë të drejtat e tyre, rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është elementi më i rëndësishëm”, thekson Ibrahimi në intervistën për PRESsonline.al.

Sipas tij, bashkësitë etnike më pak të mbrojtura, duke përfshirë edhe atë turk, nuk kanë alternativë dhe për këtë arsye, sipas tij, duhet të vazhdohet rruga drejt Bashkimit Evropian.

“Ka shumë arsye pse turqit dhe të gjithë qytetarët e Republikës nuk duhet të votojnë për ne. Ne treguam transparencë, guxim, treguam se si të menaxhojmë krizat botërore, dhe pandeminë, si dhe problemet e shkaktuara nga lufta që po ndodh aktualisht midis agresorit Rusisë kundër Ukrainës, apo lufta midis Izraelit dhe Gazës. Në të gjitha problemet, shteti u menaxhua me sukses, veçanërisht në fushën e ekonomisë. Rruga drejt Bashkimit Evropian është një element shumë i rëndësishëm për ne, një faktor shumë i rëndësishëm për zhvillimin demokratik, për prosperitetin ekonomik, theksoi Enes Ibrahim, kryetar i Partisë Lëvizja Turke (THP) dhe kandidat për deputet i “Koalicionit për Ardhmërinë Europiane”.

Ai thekson se më 8 maj komuniteti turk do të dalë masivisht dhe do të votojë numrin 1, prosperitetin dhe Maqedoninë evropiane.

“THP, mandatin e ardhshëm planifikon të themeloj një institut për gjuhën turke dhe kulturën turke, nënvizoi Ibrahim.

Continue Reading

Politika

Koalicioni VLEN garon me program konkret, ofertë serioze për qytetarët!

Published

on

By

Programet politike janë ato për të cilat kanë më së shumti nevojë qytetarët e këtij vend. Për premtime boshe dhe politike ditore nuk kanë nevojë sepse janë të ngopur mjaftueshëm. Fjalët i çon era ajo që shkruhet në letër mbetet zotim konkret e real dhe është një hap drejt realizimit, prandaj koalicioni opozitar VLEN nuk po flet fjalë boshe por ka hartuar një program tejet të pasur e duke prekur pikat kryesore për të cilat kanë nevojë qytetarët. Agjencia e Lajmeve Zhurnal do të bëj analizë zë secilës pikë programore veç e veç për të parë përmbajtjen dhe nëse kanë vepruar saktë deh drejt duke prekur çështjet e rëndësishme për qytetarët, shkruan Zhurnal.

Barazia kombëtare dhe Marrëveshja e Ohrit –

Mungesa e barazisë në vend e shprehur në praktikë e vepër dhe jo vetëm në letër, si dhe neglizhenca e BDI-së për ta përmbushur në tërësi Marrëveshjen e Ohrit ka bërë që koalicioni opozitar VLEN ta ketë pikë të dytë këtë çështje në programin e pasur shumë pikësh.

Pika e dytë e programit të koalicionit VLEN është: Barazia kombëtare dhe Marrëveshja e Ohrit. Përmbajtja e kësaj pike është si vijon:

“Synimi ynë i panegociueshëm, jo thjesht si parti si koalicion, por si komunitet shqiptarë, është barazia e plotë kushtetuese, ligjore dhe praktike. – Shqiptarët, siç e kane vërtetuar edhe regjistrimet e popullsisë, janë shumicë e dytë në Maqedoni dhe jo minoritet. Gjuha shqipe, me shkrimin dhe alfabetin e saj, duhet dhe do të jetë gjuhë shtetërore në të gjithë Maqedoninë e Veriut, tërësisht e barabartë me gjuhën maqedonase. Administrata duhet të pajiset kudo me përkthyes nga gjuha shqipe, dhe kjo do të jetë e sanksionuar në ligjin për gjuhët. Qeveria e VLEN do të forcojë inspektoratin për zbatimin e ligjit për gjuhët dhe do të krijohen mekanizma ndëshkues për institucionet që nuk e respektojnë gjuhën shqipe. Këto çështje nuk janë kërkesa të reja, por duhet të ishin zgjidhur prej kohësh. Marrëveshja Kornize e Ohrit, e cila u arrit në vitin 2001, ishte një kompromis ku përfaqësuesit e komunitetit shqiptar lëshuan pe për hatër të kërkesave nga partnerët ndërkombëtare dhe për shkak të vullnetit tonë për paqe. Pikat e asaj marrëveshjeje kanë patur katër vite afat që të përmbushen. Fatkeqësisht, edhe si pasojë e keq-qeverisjes, 22 vite më vonë ende ato pika nuk janë përmbushur. Ligji i Festave duhet të reflektojë barazi. Do të njihen plotësisht edhe festat kombëtare shqiptare. Përdorimi i himnit, stemës dhe flamurit kombëtar shqiptar në shkollat e në institucionet do të gëzojë të drejtën e barabartë ligjore me atë të maqedonasve. Asnjë prej këtyre të drejtave të barabarta nuk janë rrezik për Maqedoninë e Veriut, por thjesht krijim i kushteve për bashkëpunim e bashkëjetese normale”

Çfarë përmban kjo pikë programore?

Nga ajo që lexohet dhe kuptohet mes rreshtave në pikën e dytë të programit të koalicionit VLEN preken temat më të rëndësishme të popullit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët akoma janë të diskriminuar në këtë vend, qytetarët janë dëshmitarë që deputetë maqedonas kanë protestuar që të mos mësohet në gjuhën shqipe. Katrahura më e madhe qëndron.

Marrëveshja e Ohrit aq shumë është përmendur saqë reflekton sikurse të jetë çështje e konsumuar që në fakt nga këtu kuptohet realiteti faktik se sa shumë është dashtë të flitet për këtë Marrëveshje dhe në fund të fundit sërish të kemi pika që akoma nuk janë realizuar.

Çështja e definimit të gjuhës shqipe 20% që është në Kushtetutë diskriminon një popull shumicë një popull shtetformues siç është populli shqiptarë.

Nëse nuk ka barazi kombëtare nuk do të ketë të ardhme të mirë e paqësore në këtë vend. Prandaj, pika 2 e programit të VLEN i shërben edhe qytetarëve maqedonas dhe atyre nacionalistëve e etnocentristëve. Pasi përmes përmbushjes së kësaj pike ndërtohet një shtet i së drejtës, një shtet në të cilin të gjithë ndjehen të barabartë dhe të pa diskriminuar.

Barazia, është një nga komponentat kryesore që e ndalë edhe migrimin e të rinjve nga vendi, sepse të rinjt deri në këto momente janë ndjerë të papërfaqësuar dhe pa barabartë me bashkëmoshatarët e tyre maqedonas. Përmes kësaj nisme të gjithë qytetarët përballë institucioneve të vendit do të trajtohen njësoj pa dallime etnie e fetare. Vetëm përmes kësaj qasje krijohet e ardhme e sigurt dhe zhvillim i garantuar. /Zhurnal.mk

Continue Reading

TOP Lajme