Categories: LajmePolitika

Taravari e demanton lajmin e TV21: S’do jem kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

LAJM: z.Taravari a do jeni ju kryeministri i parë shqiptarë në Maqedoni, siç u raportua në disa mediat sot?

Taravari: Jo, sigurisht nuk do të jem. Unë u habita, ma dërguan disa miq dhe shokë këtë informatë. As që është diskutuar kjo temë në parti apo me ndonjë parti tjetër. Kështu që ne si ASH i vazhdojmë aktivitetet tona, i kemi planet tona dhe as që diskutohet për këtë temë.

LAJM: A ju ka ofruar Ali Ahmeti një gjë të tillë?

Taravari: Jo, aspak. Unë me Ali Ahmetin jam takuar 4 ditësh në komunën e Gostivarit. Kemi biseduar për tema të ndryshme, por për këtë temë aspak nuk kemi diskutuar.

LAJM: A do të kishit pranuar një pozitë të tillë nëse do t’ju kishte ofruar?

Taravari: Jo. As që e kam ndërmend ta diskutoj këtë temë. Bile mendoj se është temë që më shumë është thashetheme se ka të bëjë diçka me realitetin.

LAJM: Nëse s’keni biseduar për këto tema me Ahmetin dhe s’janë të vërtetë këto zëra, pse mendoni se dalin këto spekulime? A mund të kenë lidhje me qëndrimin tuaj se nuk do të garoni në zgjedhje bashkë me BDI-në?

Taravari: Ne moti e kemi thënë. Unë ka 4-5 muaj që e përsëris këtë. Kishte spekulime të ndryshme se Aleanca shkon me BDI-në, listat janë gati dhe ka 4-5 muaj që unë e përsëris që Aleanca do të del vetë dhe në mbledhjen e fundit të kryesisë kishim konstatim se Aleanca shkon vetë në zgjedhje dhe nuk shkon me BDI-në

admin2 admin2

Recent Posts

Bajram Rexhepi shpalos bartësin dhe kandidatët për këshilltarë në Tetovë

Këta janë të rinjtë më të mirë që ka qyteti i Tetovës dhe ndajnë vizionin…

4 minutes ago

Blerant Ramadani: Saraji është zemra e gjallë e shqiptarëve në Shkup

Kandidati për kryetar komune të Sarajit nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, sot…

12 minutes ago

Rijad Shaqiri mobilizohet për 19 tetor: Fitore e madhe

Deputeti i ASh-së, Rijad Shaqiri është mobilizuar për fitoren e madhe të 19 tetorit. “Një…

28 minutes ago

Policia jep detaje të reja për rastin tragjik në Veles

MPB ka dhënë detaje të reja për rastin tragjik që ndodhi në sot në Veles.…

2 hours ago

Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve për fëmijët dhe familjet, Komuna…

5 hours ago

Filipçe: Qeveria nuk mund ta menaxhojë situatën me zjarret në deponitë, Aziri dhe Toshkovski të japin dorëheqje

Sa herë që kryeministri gjendet në një situatë ku nuk mund të menaxhojë dhe nuk…

8 hours ago