Connect with us

Lajme

Taravari dhe Kasami takojnë Akademinë Shqiptare për Shkencë dhe Art

Published

on

Sot, kandidati për President i koalicionit VLEN, Dr Arben Taravari, i shoqëruar nga Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, takuan anëtarët e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art me seli në Tetovë.

Arben Taravari paraqiti prioritetet e platformës së tij presidenciale në lidhje me shkencën, në veçanti rritjen e investimeve në shkencë dhe promovimin e R&D-së. Arben Taravari dhe Bilall Kasami theksuan se me ardhjen në pushtet të Koalicionit VLEN, qeveria e re do të ketë si prioritet pavarësimin e universiteteve dhe rritjen e cilësisë në arsim, në të gjitha nivelet.

Nga Akademia e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art, theksuan nevojën e madhe për rritje të përkrahjes për shkencë dhe kërkesën e tyre për institucionalizim të Akademisë.

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti kapet në mashtrim të rëndë, Snopçe ia kujton se votoi rendin e ditës për Branitellat (Video)

Published

on

By

Koordinatori i grupit parlamentar dhe deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe gjatë debatit në komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ia ka kujtuar me fakte deputetes Ilire Dauti nga grupacioni i Ziadin Selës pjesë e koalicionit opozitar Fronti Evropian votimin e rendit të ditës në seancën e 143 të kuvendit për Ligjin për Branitellat e cila mashton opinionin me listingun fallco.

Snopçe thekson se depuetja Ilire Dauti mashtron, Snopçe ia kujton me fakte se në seancën e 143 ka votuar rendin e ditës për Ligjin për Branitellat, është e njejta seancë ku u votua shkarkimi i ish-ministrave Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti, ku deputetja Ilire Dauti ishte palë me BDI-në dhe kundër Aleancës për Shqiptarët.

VIDEO

Continue Reading

Lajme

Grubi, Bajrami, Rustemi dhe Bekteshi zyrtarët e parë të BDI-së që pritet të dalin para organeve të drejtësisë?!

Published

on

By

Artan Grubi, ish zv.kryeministër i parë, Përparim Bajrami, ish drejtor i Lotarisë së Maqedonisë së Veriut i cili ka qenë nën kontrollë të plotë të këtij të parit, jo zyratisht pritet të ju inicohet procedurë penale dhe të arrestohen për keqpërdorime të shumta që kanë bërë me Lotarinë.

Përpos këtyre dy ish funksionatëve, nga radhët e BDI-së pritet organet e hetuesisë të inicojnë procedurë edhe ndaj ish drejtorit në Ndërmarrjen Publike Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi, si dhe ndaj ish ministritë të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Për të parinë tashmë Qeveria e re ka grumbulluar një sërë faktesh për keqpërdorime me fondet publike dhe keqpërdorim të tenderëve. Bekteshi dyshohet për dhënie të koncensionve të dyshimta për njerëzit dhe kompanitë e afërta me BDI-në.

Se BDI ka nevojë për mbrojtës të mirë juridik, sot i paralajmëroi edhe kryetari i ASH-së dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari si pjesë e koalicionit VLEN në Qeveri.

“BDI-ja kishte një reagim ku qau hallin pse në Ministri të Shëndetësisë është eleminuar pozita e Drejtorit Ekonomik. Një pozitë krejt e panevojshme me të cilën BDI-ja kishte “qerasur” njerëzit e saj. Pra, BDI-ja qortoi Qeverinë që kursen paratë e qytetarëve dhe po këput lidhjet korruptive të ndërtuara nga BDI-ja. Kjo parti ka nevojë për dy gjëra:
1. Një ekip të mirë avokatësh që të mbrojë veten nga akuzat që po i përgatit,; 2. ⁠të kuptojë se të paktën tani që është në Opozitë, duhet të ndryshojë mentalitetin e saj korruptiv”, shkruan Taravari në një status në rrjetet sociale.

Continue Reading

Lajme

VLEN emëron pesë profesorë universitar për zv/ministra

Published

on

By

Nga gjithsej 7 zv. ministra të cilët vijnë nga radhët e Koalicionit VLEN, pesë nga këta janë nga bota akademike, profesorë universitarë.

Flakron Bexheti, doktor shkence do të jetë zv/ministër i Bujqësisë, Kaltrina Zekolli, doktor shkence do të jetë zv/ministre e Transportit, Lulzim Aliu, doktor shkence do të jetë zv/ministër i Arsimit, Astrit Iseni, doktor shkence është caktuar të jetë zv/ministër në MPB, si dhe Safije Sadiki Shaini zv/ministre e Sportit, është doktorante dhe ligjëruese në universitet.
Sedat Sulejmani është emëruar zv/ministër i Kulturës, ndërsa Elfete Ismaili është emëruar zv/ministre e Mbrojtjes, të dy profesionistë të shquar.

Flakron Bexheti është ligjërues në Universitetin “Nënë Tereza”, njëjtë Kaltrina Zekolli dhe Safije Sadiki Shaini. Astrit Iseni është ligjërues në Universitetin e Tetovës “Fadil Sulejmani” dhe Lulzim Aliu i cili ligjëron në Universitetin “Kirili dhe Metodi”.

Continue Reading

TOP Lajme