Lajme
Takim madhështor në Sllatinë, Nazim Taipi: Forca jonë është uniteti
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Tearcës, Nazim Taipi, së bashku me strukturat e AKI-të dega Tearcë si dhe me kryetarin aktual të Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri, prof. Agim Nuhiun, bartësin e listës, Zemri Idrizi, si dhe kandidatët për këshillin komunal, zhvilloi takim me banorët e fshatit Sllatinë.
Taipi theksoi se çdo takim i tillë është dëshmi e forcës sonë dhe përkushtimit për të ecur përpara, së bashku.
“Së bashku me kryetarin aktual të Komunës së Tearcës, z. Nuhi Neziri, prof. Agim Nuhiun, bartësin e listës, z. Zemri Idrizi, si dhe kandidatët për këshillin komunal, zhvilluam një takim me strukturat tona në Sllatinë.
Çdo takim i tillë është dëshmi e forcës sonë dhe përkushtimit për të ecur përpara, së bashku.
#Bashkë #Sllatinë,ka përfunduar njoftimin Taipi.
