Lajme
Spiropali: Presim zbatim konstruktiv të Marrëveshjes së Ohrit
Gjatë vizitës së saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka zhvilluar takim me deputetin Musa Xhaferi, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, dhe Arbana Pashollin, deputete dhe nënkryetare e BDI-së.
Në fokus të takimit ishte roli i shqiptarëve në forcimin e progresit demokratik dhe avancimin e integrimit evropian të vendit.
Postimi i plotë Spiropalit:
“🇦🇱🇲🇰| Takim me Musa Xhaferrin, Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, dhe Arbana Pashollin, Nënkryetare e BDI-së, për rolin e shqiptarëve në forcimin e progresit demokratik dhe avancimin e integrimit europian të vendit.
Shqipëria mbështet angazhimin konstruktiv e diplomacinë parlamentare si dhe pret zbatim konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, si standard për barazi reale, përfaqësim dhe dinjitet.”, ka përfunduar Spiropali.
