Lajme
Snopçe: VMRO ndikoi në zgjedhjet në Saraj dhe Strugë, diferencën e vendosën votat e tyre
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, komentoi rezultatet e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit gjatë emisionit debatues “Vetëm e vërteta” në Kanal 5, përcjell SmartNews
“Në Saraj lista e këshilltarëve të koalicionit AKI ka më shumë vota se VLEN. Diferenca e zgjedhjes së kryetarit është si pasojë e votave nga VMRO. Poashtu në Strugë kandidati i pavarur ka marrë më shumë vota nga VMRO se sa nga VLENi”, theksoi Snopçe./SmartNews.mk/
