Lajme
Snopçe: Lista zgjedhore e papastruar ka ndikuar në mosarritjen e cenzusit në Gostivar dhe Vrapçisht
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, i ftuar në emisionin debatues “Vetëm e vërteta” në Kanal 5, ngriti shqetësime mbi listat zgjedhore pas zgjedhjeve lokale të 19 tetorit.
Snopçe theksoi më tej se ndryshimet në numrin e votuesve dhe përfshirja e personave të ndjerë në listat zgjedhore kanë ndikuar në mosarritjen e cenzusit në disa komuna, përcjell SmartNews
“Në Gostivar si duket ka një inzhinjering me listat zgjedhore. Në Gostivar lista e votuesve për dallim nga viti 2021 është rritur për 4000 votues. Në Vrapçisht për mbi 1800 votues. Nga ana tjetër në Manastir numri I votuesve është zvogëluar për 5000 mijë. Në Gostivar kemi detektuar me qindra njerëz të vdekur në listat zgjedhore. Vetëm në fshatin Vërtok, që e dimë të gjithë si fshati ku buron lumi Vardar, ku jetojnë shqiptarë dhe maqedonas dhe në votime kanë dalë diçka rreth 200 votues, vetëm tek shqiptarët janë detektuar 17 persona të vdekur që ende qëndrojnë ne listat e votimit me të drejtë vote. Kjo dëshmon se mosaritja e cenzusit është edhe për fajin e mospastrimit të listës zgjedhore”, deklaroi Snopçe./SmartNews.mk/
