Connect with us

Politika

Snopçe: BDI ua humbi shpresat rinisë, prandaj ndodhën ky largim masiv nga vendi

Published

on

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit VLEN, Halil Snopçe në aktivitetin e sotëm të rinistëve të VLEN-it, tha se në një shoqëri kur nuk shfrytëzohen kapacitet shoqërore, në atë shoqëri s’ka prosperitet.

“Ne synojmë që ta risim besueshmërinë e sistemit të përgjithësi që rinia të jetë aktive. Vetëm nëse rinia është aktive ne mund të shfrytëzojmë atë energji dhe inteligjencë rinore. Rinia do të jetë aktive në qoftë se ka besueshmëri, ndërsa kur ka besueshmëri ka shpresë dhe ku ka shpresë ka aktinizëm dhe ku ka aktinizëm ka rezultat. Koalicioni VLEN synon që ta kthejë besueshmërinë, shpresën dhe ta trasojmë rrugën që rinia të jetë aktive në proceset e sistemit”, tha Snopçe.

Sipas tij, pushteti 22 vjeçar me skandalet dhe aferat korruptive ka bërë që rinia ta humb shpresën në vend dhe ta kërkojë atë në vendet e huaja.

“Prandaj është ky emigrim i jashtëzakonshëm në vendin tonë. Vet zëvendëskryeministri tha se prej vitit 2011 deri në vitin 2019 nga Maqedonia janë larguar 700.000 njerëz. Në vitin 2022, qeveria gjermane doli me statistika se 85.000 banorë kanë kërkuar leje qëndrimi dhe shumica absolute janë të rinj dhe shumica e asaj rinie janë shqiptarë”, tha Snopçe.

Ai shtoi se BDI në këto zgjedhje ka dalë me gardën e vjetër, eksponentë të regjimit të Gruevskit dhe asnjë prej ministrave dhe zëvendësministrave është kandidat për deputet.

“Kandidatët për deputetë janë të gjithë njerëzit e gardës së vjetër të Gruevskit dhe regjimi të Gruevskit që ne i themi si regjimi më i korruptuar në shtet. Pra këto janë kandidatë për deputetë, asnjë prej ministrave aktual nuk është kandidat për deputet, asnjë prej zëvenësministrave nuk është kandidat për deputet, as koordinatori i Grupit Parlamentar, që i bie nëse BDI ka qenë e suksesshme, dikush prej tyre duhej të ishte në garë për deputet. Këta shkojnë komplet me gardën e Gruevskit”, tha Snopçe duke theksuar se me përkrahjen rinore të VLEN-it do të arrijë ndryshimi.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Gostivarit sot në përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë të Gostivarit.

Bëhet fjalë për asfaltim të mbi 1.2 kilometrave që do të lidhë fshatin me qytetin e Gostivarit dhe dukshëm do të përmirësojë komunikacionin jo vetëm të fshatit Zdunjë, por edhe fshatrava afër tij.

“Me këtë projekt është përmirësuar shumë infrastruktura në Zdunjë, dhe jo vetëm për banorët e këtij fshati, por edhe për qytetarët e vendbanimeve tjera që kalojnë nga këtu”, u shpreh Limani.

Kryetari Valbon Limani theksoi se tani do të kemi periudhë më dinamike dhe se do të punohet kryesisht në infrastrukturën rrugore.

“Punime ka në bulevardin ‘Vëllezërit Gjinovski’, gjithashtu ka punime në shëtitore te ish-kinoja e qytetit, asfaltohet rruga ‘Nikolla Teslla’ te gjimnazi, kurse nga java e ardhshme do të kemi punime edhe në 2-3 rrugë të tjera. Kjo periudhë do të jetë më dinamike, do të punohet gjithkund, me të vetmin qëllim që të përmirësohet jeta e qytetarëve”, u shpreh Limani.

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari reagon për rastin e Nerovës: “Kush është më e drejtë – një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Published

on

By

 

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj tentimit për rrënimin e objektit shkollor të ndërtuar nga banorët shqiptarë në fshatin Nerovë të komunës së Krushevës, duke theksuar se në kohën e “serialeve politike” është pikërisht populli ai që harrohet.

“Si parti jemi sa të prekur po aq edhe në krah të banorëve të fshatit Nerovë dhe të kauzës së tyre. Në mungesë të një shkolle, ata kanë ndërtuar vet objektin e saj – një vepër fisnike dhe e rrallë,” deklaron Taravari.

Ai shpreh shqetësimin për faktin që autoritetet shtetërore kanë ndërmarrë hapa për ta shembur shkollën me arsyetimin se është ndërtuar pa leje.

“Me dashamirësi i kërkojmë organeve kompetente mos ta shembin këtë shkollë! Ajo është ndërtuar nga prindërit për fëmijët e tyre,” thekson Taravari.

Në fund të reagimit të tij, Taravari ngre një pyetje të drejtpërdrejtë që po përhapet me shpejtësi edhe në opinion publik:
“Kush është më e drejtë? Një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Continue Reading

Lajme

Taravari: Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka ngritur shqetësime serioze mbi legjitimitetin e qeverisë aktuale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se mungesa e përfaqësimit të plotë të shqiptarëve në ekzekutiv përbën një deformim të vullnetit qytetar në një shtet multietnik.

Në një intervistë për median kosovare Nacionale, Taravari deklaroi se përbërja aktuale e qeverisë nuk reflekton përbërjen reale të Kuvendit dhe as të shoqërisë, duke vënë në pah se pjesa dërrmuese e deputetëve shqiptarë ndodhen në opozitë.

“Në një vend ku shqiptarët janë shtetformues, nuk mund të kemi një qeveri që funksionon pa përfshirjen e drejtë të përfaqësuesve të tyre. Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti,” u shpreh Taravari.

Ai theksoi se modeli aktual qeverisës rrezikon të thellojë ndasitë etnike dhe politike në vend, duke i lënë shqiptarët në margjinat e proceseve vendimmarrëse, pavarësisht kontributit të tyre të vazhdueshëm në jetën institucionale të shtetit.

Continue Reading

TOP Lajme